Guardiola: Mesi dhe Neimar do të përshtaten me njëri-tjetrin

5 Korrik 2013, 14:52Sport TEMA

Ish-trajneri i Barcelonës, që tashmë ka nisur aventurën e tij në drejtimin e gjermanëve të Bajernit të Mynihut, Pep Guardiola, ka hedhur poshtë dyshimet për bashkëjetesën e Mesit dhe Neimar në fushën e lojës. Sipas tij, ata do të përshtaten shumë mirë me njëri-tjetrin.

“A do të përshtaten Mesi dhe Neimar? Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave përkrah një futbollisti të shkëlqyer? Jam i sigurt se ata do të funksionojnë së bashku”, ka thana Guardiola.

Duke u ndalur tek Barcelona, ai ka thënë se filozofia e Johan Krujf do të jetë e instaluar për shumë kohë në këtë klub.

“Barcelona ka fituar 100 pikë sezonin e kaluar, që është fantastike. Filozofia e Johan Krujf jeton ende dhe do të jetë ende e instaluar në mentalitetin e lojtarëve katalanas”, ka deklaruar Guardiola.

Në fund, ai ka folur edhe për Spanjën, duke mos e cilësuar dramatike humbjen me Brazilin. Sipas Guardiolës, trajnerët spanjollë punojnë shumë me lojtarët e rinj dhe për këtë arsye, e ardhmja e Spanjës, sipas tij, do të vijojë të jetë e ndritur.

“Barcelona dhe Spanja kanë përfituar shumë nga gjatësia e suksesit. Nuk është e pazakontë humbja e Spanjës nga Brazili, pasi ata do të humbisnin dikur. Por, kombëtarja ka të ardhme të ndritur. Trajnerët e futbollit spanjoll punojnë shumë mirë me të rinjt dhe me talentin që ata kanë, nuk jam i shqetësuar”, përfundoi ai./b.l

2 komente në “Guardiola: Mesi dhe Neimar do të përshtaten me njëri-tjetrin”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    O PEP !
    Do te te beja nje pyetje .
    A do te jesh ti ne gjendje qe te besh ate qe beri JUP HEINCKES ?
    Sa per BARCEN apo per MESSI -NEYMAR ,mos u shqeteso dhe mos jep receta .
    KOHA DO TE TREGOJE ,por koha qe kaloi tregoi se MESSI nuk eshte fodull dhe se ai ne radhe te pare lufton per ekipin se sa per ate qe a do te kete nje tjeter ne QARKULLIM apo edhe per shume kohe qe do ti afrohet atij per nga TREGUESIT E INTELIGJENCES apo per ate se cfare ai ka dhene dhe per golat SPEKTAKOLARE QE SHENON ,UNE mendoj se si per momentin edhe per te shkuar nuk ka pasur nje te dyte si ai .
    MESSI eshte nga lojtaret aktuale qe eshte futur ne 11-LOJTARET ME te mire te te gjitha kohrave .
    E cuditeshme por ne kete 11-she 5 lojtare i perkasin kohes 1964-1974 ,kohes se futbolit klasik dhe fillimit te atij modern dhe pikerisht :
    LEV JASHIN ; ARENTES DONASHIMENTO EDISON ; BOBY MOOR ; ALFREDO DI STEFANO ;FRANC BECKENBAUER ; JOHAN CRUIF .
    1 LOJTAR ers 1982-1990 ,MARADONA ; 3 LOJTARE periudhes 1998-2008, PAOLO MALDINIT ;CAFU ;ZINEDIN ZIDANE , dhe i fundit i MOHIKANEVE ,MESSIT .
    Edhe une ndaj te njejtin mendim me PEP se humbja e SPANJES me BRAZILIN ishte aksidentale dhe e papritur .
    Une e kam theksuar i pari se ishte nje ndeshje qe ngjan si pika e ujit me ndeshjen BAYERN- BARCELONA .
    Pra ishte nje ndeshje e fituar qe ne leter ,taktike .
    Koha do na tregoi se :
    Ne se BRAZILI TAKOHET VITIN QE VJEN QE NE TETESHE me GJERMANINE per mua eshte i eleminuar ,sepse FRANCEN AS QE BEHET FJALE SE ,AJO FRANCA BRAZILIN e mund dhe ne gjume .
    Mendoj se i vetmi ekip qe ka investuar per te pakten DHE 10 vjetet e ardheshem eshte SPANJA ,por ne ndeshje decizive me PLAY-OFF nuk eshte cudi qe te fitoje nje ekip qe aplikon mire katenacion e cila do lojtare kuaj te denje per RUGBY ,lojtare sic na paraqiti BRAZILI ne kete kupe ,te tille si FRED apo HULK.
    GUTEN NACHT HER PEP !

  2. robin says:

    ORE TI TOTIL LESHI,MOS NAJEP FORT MEND PER FDUTBOLLIN,DHE HISTORINE E TIJ.SE PAK A SHUME E NJOHIN TE GJITHE.DHE PER MESSIN PARA LE TE FITOJE NJE BOTEROR,DHE 2 TE LUAJE NE SERIN A,NEPER FUSHAT ITALIANE.PASTAJ MUND TE THEMI QE ESHTE ME I MIRI I TE GJITHA KOHERAVE.PERSA I PERKET BRAZILIT,TI DHE HARIXHIU GUARDIOLA SKAN BITHE TE FLASIN,SEPSE DOMINUAN NE TE GJITHA DREJTIMET KUNDER SPANJES.DHE ME KETE GRUP QE KA NDERTUAR SKOLRI ESHTE PRETENDENTI NUMER 1 PAS NJE VITI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje