Monako e papërmbajtshme, kërkon edhe Ibrën

2 Korrik 2013, 11:11Sport TEMA

Ekipi i Monakos është duke dominuar merkaton e verës. Pasi ka afruar në ekip një sërë lojtarësh të rëndësiëshëm, ekipi nga Principata duket se ka vendosur të hyjë në tratativa për të marrë edhe suedezin Zlatan Ibrahimoviç.

Mediat franceze bëjnë me dije se miliarderi rus Rybolovlev, që ka në pronësi ekipin e Monakos, kërkon të formojë dyshen e ëndrrave në sulm, Ibra-Falkao.

Për këtë mund të shfrytëzojë pakënaqësitë e sudezit tek PSG, sidomos tani pas largimit të Karlo Ançelotit.

Monako është gati të ofrojë 30 milionë euro për Ibrën, por PSG vështirë se do ta lejojë atë të largohet. Vetëm nëse Ibra këmbëngul për një gjë të tillë, pasi atëherë do të krijohej një situatë e tensionuar./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje