Fernando Lorente i është bashkuar më në fund Juventusit. Sulmuesi spanjoll, që ka nënshkruar me bardhezinjtë që gjashtë muaj më parë, ka zbarkuar ditën e sotme në Torino, ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas, ditën e nesërme do të bëjë edhe prezantimin zyrtar si lojtar i Juventusit. Ndërkohë, ai është shprehur shumë i emocionuar për këtë eksperiencë, duke thënë se dëshiron të fitojë Champions League me Juventusin.
“Juventus është skuadra më e fortë në Itali dhe një nga më të mirat në Evropë. Projekti i këtij klubi është i jashtëzakonshëm. Ata dëshirojnë shumë të fitojnë Champions League dhe kjo është një nga arsyet përse pranova transferimin në Torino. Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do të largohesha nga Atletik Bilbao, por situata ndryshoi me shpejtësi. Mezi po pres të nis këtë aventurë të re dhe të hyj në planetin juventin”, ka thënë sulmuesi bask.
Ai është marrë me parametra zero nga Juventusi, pas përfundimit të kontratës me Atletik Bilbao. Lorente pritet që të formojë sulmin e bardhezinjve, së bashku me Karlos Tevez./b.l
ne radhe te pare, shqiptimi i emrit Llorente shqiptohet, Gjorente, “ll”-ja ne spanjisht shqiptohet “gj”..
e dyta, nuk kam ndonje simpati shume te madhe per kete lojtar, qe te kuptohemi eshte shume lojtar i mire dhe i forte. por nuk mjafton, Juventusi duhet te bleje edhe Joveticin qe te plotesohet ne sulm.
e vetmja gje pozitive e ketij perforcimi, eshte ardhja e tij me harxh zero..!!
Kërriç, është emër i përvetshëm shkruhet njësoj !
Kush ta mësoi gjuhën , kush?
E paske hallin tek mbiemri ti ore alban e jo tek “zbarkimi”.Ky gazetashitesi i temes ka blere nje cope diplome e shkruan neper gazeta.
Nga emri ,LORENTE ,duket sugjestionues ,por le t’ia leme kohes .
Edhe ky si dhe TEVEZ ,tek JUVENTUSI duhet te kalojne ne STRUK .
Ky eshte nje sulmues ujk, do t’ia degjojme ulerimen qe ne kete sezon!
I forte me kembe, i forte me koke edhe fale gjatesise, taktik, s’e leshon topin nga kemba, gjuan fort e sakte nga larg, nuk e kuptoj se ç’priste idioti Tito Vilanova ta merrte tek Barcelona! Barcelona harxhon dhjetera miliona per blerje te bujshme nga jashte edhe anashkalon nje LLorente me parameter zero qe do t’i jepte frymemarrje lojes sulmuese duke i shtuar larmine me krosat e larte ne zone qe aktualisht nuk perdoren per arsyen se xhuxhat e Barcelones nuk kapin top me koke.
Dikur ishte Rajkaard qe luante ne sulm me nje Eto’o e me nje Larssen dyzet vjeçar, por qe te rrasnin ne rrjete çdo kros te larte ne zone; tani ka vetem xhuxha qe luajne me tiki taka edhe qe s’gjuajne fort as nga larg sepse nje idiot si Vilanova i meson te futen me top brenda ne rrjete. E vertete qe ca njerez jane te lindur me kemishe, kur sheh nje injorant si Vilanova qe drejton skuadren me te mire te Botes! Edhe une me keto pak dije futbolli, ate skuader do ta beja kampione Spanje, Europe e Bote per nje cikel te gjate te pakten 5 vjet!