Pavarësisht se Brazili fitoi në mënyrë bindëse ndaj spanjës, trajneri spanjoll, Vinsent Del Boske, mendon se ata patën fat në golin e parë dhe të dytë, pasi Spanjë mund të kishte barazuar.
“Ata ndoshta ishin ca me fat me golat e tyre në fillim të pjesës së parë dhe të pjesës së dytë. Ne mund të barazonim 1-1, por ne pësuam golin e dytë.
Por, unë nuk do të nxjerr justifikime për disfatën tonë. Brazili e meritoi të jetë fitues dhe ne duhet t’i urojmë ata”, ka thënë 62-vjeçari, i cili megjithatë është i kënaqur me kompeticionin e zhvilluar nga Spanja.
“Mendoj se ne kemi bërë një Kupë Konfederatash shumë të mirë, përveç ndeshjes me Brazilin sigurisht. Brazili ishte thjesht më i mirë, asgjë më shumë”, ka përfunduar trajneri spanjoll.
Kjo ishte humbja e parë për Spanjën, pas 16 ndeshjeve zyrtare, një rekord i pavendosur nga asnjë kombëtare tjetër më parë./b.l
Jo,DELBOSQUE ,por BRAZILI e meritoi .
Mbreme pashe as me pak dhe as me shume po nje BAYERN VS BARCELONA .
Duhet ndryashuar komplet STRATEGJI SE PO DALIN TAKTIKA ME TE REJA DHE PER ME TEPER ME TE EGRA .
Totila- jam dakord me ty pervec repartit te sulmit.pra mbrojtja dhe mesfusha e brazilit u duken si ajo e bayernit por sulmi ku vlen te vecoj Neymarin ishte thjesht nga planet tjeter…..ai djale po u tregua serioz si Messi ka per te shkuar shume larg….Gjithe te mirat!
po ate thote, qe brazili e meritoi.
por, po ta kesh pasur mendjen mire tek ndeshja, brazili pati edhe fat. dhe spanja ishte e pafate.
se para golit te dyte, spanja mund te kishte barazuar.
nuk i dihej pastaj.
kapterro fat quhet kur portieri në kërcim të kapjes së topit ja mëshon shtyllës me kokë e del jasht.fat quhet kur një lojtar në shpejtësi e sipër këput ndonjë muskul,a i bie damllaja,por nuk mund të tuash se spanja nuk ishte e aftë për momentin,ose dhe mund të kishte barazuar!?është thjesht sikur unë të thosha të njëjtën gjë,brazili mun të kishte luajtur më mirë dhe kishte për të fituar 20 me 1!!
ajo që ndodhi ndodhi!spanja nuk luajti si kohë më parë dhe brazili nuk luajti si kohë më parë!spanja pati rënje e brazili rritje!!
kuptohet që pak fat dhe ka gjithnjë në lojë!
Duke qene se dhe sporti eshte i ngjashem me politiken(per tifozllekun qe mbart),nuk e di sepse me ngjan ky deklarim i Del Boskes, me deklarimin e Berishes. Edhe ai ashtu tha ; E pranoj humbjen, por ne jemi me te miret!
Mund t’ju kishin bere edhe 13 mjeshter, keshtu qe ke ngatarru krahun e fatit, lostaret e tu s’ishin te ztotet te tundnin rrjeten as me penallti e as kur pothuajse brohorisnin golin (per merite te kundershtarit spektakolar me se shumti)…
IK or mik dhe ndrro portierin, se per faj te portierit hengret tre gola ai ose ka rrjedhur, ose esht shitur kte ndeshje, se te hash kola te atill vetem nje amatori i ben vaki,nuk paska pasur faj MURINJO QE THOSH SE KY PORTIER KA MBARUAR, E TREGOJ VET QE ISH TRAJNERI RREALIT KA PATUR TE DREJT,drro stilin perndryshe keni maru.
i dashur Vincente, mos ia fut kot kesaj radhe, isha tifoz me Spanjen dje, por kesaj radhe nuk pashe ate Spanjen e dikurshme.
Brazili, pervec faktit se shfrytezoi me shume rastet ne kundershtim me Spanjen, qe kishte mudnesi ta ringrinte lojen, pati perparesi edhe vendin ku luante, pra ne shtepi te vete…!!
Brazili fitoi bindshem dhe kjo per faktin se Spanja nuk shfrytezoi te pakten tre raste te pastra goli, perfshi ketu edhe penalltine..!!! gjithsesi, Spanja mbetet ne perparesi mbi Brazilin. (favorit, per shqiptaret “moderne”..)
Une mendoj se i ka dale boja konceptit te lojes qe ben Barcelona e qe ne mase te madhe po reflektohet edhe ne lojen qe ben reprezentacioni i Spanjes i dominuar nga nje numer i madh lojtaresh katalonas.Kete e deshmoi edhe Bajerni por edhe Brazili qe nuk mendoj se eshte aq superior.
Totila me zhgenjeve me komentin!Mendova se do fajsoje Mourinjon si shkaktar i humbjes se spanjllove.Me gjithese e thene per humor,kjo ka brenda dhe disa nota te vertetash.
“Kjo ishte humbja e parë për Spanjën, pas 16 ndeshjeve zyrtare, një rekord i pavendosur nga asnjë kombëtare tjetër më parë”ketu eshte nje gabim se brazili i viteve 94-98 nuk humbte prej 40 e ca ndeshjesh deri kur e mundi norvegjia ne miqesore para boterorit 4-2 dhe ishte po norvegjia qe e mundi 2-1 ne boteror 98.Mos ja fusni kot ne disa raste per te bere Spanjen superiore.Brazili eshte 5 here kampion dhe 2 here nenkampion i botes.4 here fitues i konfederates dhe eshte i vetmi ekip qe nuk ka munguar asnjehere ne boteror.Eshte gjithmone pretedent.Brazili e ka shkruar dhe do vazhdoje ta shkruaje historine kurse spanja 6 vjet maksimumi histori ka.
Brazili e meritoje fitoren. Spanja nje hije e Barcelones ne planin taktik.Spanja ka lakmi te pasoje topin, dhe ta kete me shume ne zoterim.Ajo nuk perbente kercenim real per Brazilin.Spanjollet duan ndihmen e arbitrave se e kane profesione mjeshteror simulimin ne çdo nderhyrje.
Me vjen keq kur degjoj nje analize kaq siperfaqesore nga nje trajner kaq i moshuar e me kaq eksperience! Se pari duhet te bente “MEA CULPA” per fajin e rende te gabimit per here te dyte radhazi(ndodhi e njejta gje me Italine)te formacionit, duke futur ne fushe nje portier qe eshte hija e atij portieri qe ngriti lart dy kupa Europe e nje kupe Bote. Nuk i falet sepse ne stol kishte dy portiere fantastike si Victor Valdés e Reina. Bile bile me duket se la ne shtepi nje tjeter portier te mrekullueshem si Diego Lopez. Pastaj Arbeloa, ky mbrojtes zombi, i shpartalluar, pa pozicion, pa nuhatje e tejet i lodhur, ç’kerkonte ne fushe!? Pique, nje tjeter mbrojtes fajtor kryesor per katastrofen qe pesoi Barcelona ne Kupen e Kampioneve, NUK DUHET ta kete me vendin e sigurt! Ky gjatosh qekur u be baba, nuk luan me nga vendi, eshte fryre e eshte bere nje rryl i ngadalte qe s’e kap dot me lepurin… sidomos kur lepuri mban emrin Neymar, Gustavo, Fred o Marcelo.
Moduli skematik gjithashtu ishte shume i gabuar dhe u vazhdua me kete gabim edhe pse presioni brazilian mbi mbajtesit e topit spanjole, ishte i tmerrshem. Ne ndeshje te tilla kur luan ne shtepine e nje skuadre te madhe e me karakter, nje trajner i mire ndryshon modul e taktike edhe pergjate lojes, duke hequr dore nga tiki-taka katalanas dhe duke u mbrojtur edhe me 5 apo 6 lojtare. Italia e ben shpesh here kete dhe eshte karakteristike e trajnereve dinake italiane te ndryshojne per t’iu pershtatur kundershtarit – kjo eshte zgjuarsi, jo frike apo shemtim i futbollit; Spanja e Del Bosque-s duhet ta kuptoje mire leksionin, ndryshe ne Boterorin e 2014 do te rrezikonte te dilte jashte me shume turp qe ne grup!
Jam i bindur se nje Spanje pak me e terhequr prapa me nje Javi Martinez(lojtar universal qe mund te luaj ne çdo pozicion)ne fushe ne vendin e Pique, Azpilicueta ne vendin e te vdekurit Arbeloa dhe Jésus Navas ne vendin e Matas, jo vetem qe s’do te kishte ngrene tre gola pa shenuar asnje, por do te kishte luajtur per fitore!
“LEO” ,jam plotesisht dakord me komentin tend ,por me PARAGRAFIN E PARE .
Kam rezervat e mija per paragrafin e dyte dhe deri diku per te tretin .
Sidoqofte me duket analize objektive .
TOTILA, besoj se duhet ta kesh verejtur permiresimin e ndjeshem te lojes se Spanjes sa here qe ka patur ne fushe Martinez, Navas & Azpilicueta!
Bile edhe kur ka luajtur ne porte portieri i Barcelones, Valdez, porta ka qene shume me e sigurt. Jo per ta patur me te madhin Iker, por çdo lojtar i madh, kur nuk luan, humbet shkelqim.
Bile ne Boterorin e 2014 duhet absolutisht te integroje ne formacionin baze Isco, Thiago Alcantara & César Azpilicueta!
Mendoj gjithashtu se koha e Del Bosque-s skadoi dhe duhet zevendesuar me nje trajner te ri si Luis Enrique apo Emilio Butragueño.
Ne kete ndeshje isha tifoz me Spanjen me thene te drejten por Brazili e meritoi. Per mendimin tim Skolari perdori te njejten taktike si Heynckes.
Mbrojtje solide, mesfushe me muskuj ku gjithe kohes ushtronin presing per top te pare bashke me sulmuestit dhe lojtar krahu te shpejte qe gjithmone shtyjn perpara dhe kundersulm vrases. Lojtaret e brazilit kishin nje grind per tu admiruar kurse Spanjollet si pa gjak si te trembur.
Casijas tregoi qe Mourinjo kishte te drejte te te gjithe golat ishte nji kohe me vonese, Arbeloa gafaxhi, Piques i ka ngel vec Shakira ne tribune. Torres gjith kohes jashte ritmit, se kuptoj pse futi David Vilen ku ska lujt fare gjith sezonin dhe nuk futi Soldadon. U duk Spanje e lodhur madje sinjalet i dha qe ndeshjen me Italine.
Qofsha i gabum po kam pershtypjen qe eshte gjet ilaci me mposht stilin e lojes se Spanjes.