Mbrojtësi Brazilian Tiago Silva ka dalë hapur, duke thënë se ëndërron që të luajë për Barcelonën. Megjithatë, për të shmangur polemikat, ai është shprehur se për momentin ndihet mirë tek francezët e PSG.
“Çdo lojtar ëndërron të luajë për Barcelonën. Gjithmonë ka qenë ëndrra ime të luaja për një klub të madh në Evropë. Megjithatë, unë jam i lumtur te PSG për momentin
U kam thënë agjentëve të mos më tregojnë asnjë interesim derisa nuk ka diçka konkrete. Kjo vetëm sa më shqetëson mua, veçanërisht gjatë sezonit të ligës.
Kishte shumë fjalë dhe spekulime për një transferim te Barcelona vitin e kaluar dhe kjo ka vazhduar tani. Megjithatë, asgjë nuk ka ndodhur dhe unë jam i qetë për të gjitha spekulimet”, ka thënë braziliani për Globo Esporte.
Presidenti i PSG deklaroi një ditë më parë se Tiago Silva është i pashitshëm, madje edhe nëse i ofrojnë 1 miliard euro./b.l
Po ,ik cfare mu….ben dhe do ne nje kampionat AMATOR si liga franceze
Boll u qurravite .
Ke luajtur per MILAN , ndaj mos fol ne kete menyre qe : Çdo lojtar ëndërron të luajë për Barcelonën. Gjithmonë ka qenë ëndrra ime të luaja për një klub të madh në Evropë. MILAN eshte skuader me e madhe se Barca , por ti je nje brazilian dhe asgje me shume.