Mirko Vuçiniç drejt Zenitit

3 Korrik 2013, 13:01Sport TEMA

Malazezi Mirko Vuçiniç mund të largohet nga Juventusi. Sipas të përditshmes “Tuttosport”, për malazezin ka shfaqur interes Zenit Shën Petërsburg, që ka trajner Luçiano Spaletin, një njohje e vjetër për Vuçiniç nga koha kur kanë qenë bashkë tek Roma.

E përditshmja torineze bën me dije se Juventusi kërkon 17 milion euro për malazezin, ndërkohë që Zenit fillimisht ka ofruar 10 milion. Marrëveshja mund të mbyllet me 15 milion euro.

Vuçiniç ka qenë sulmuesi kryesor për bardhezinjtë këto dy sezone, por ai nuk ka përmbushur pritshmëritë e drejtuesve të Juventusit.

Për më tepër që këtë sezon ai pritet të mos jetë titullar nëse qendron në Torino, pas ardhjes së Karlos Tevez dhe Fernando Lorente.

Juventusi kërkon shitjen e 30-vjeçarit, në mënyrë që pastaj të hidhet në sulm për blerjen e bashkëkombasit të tij, Stefan Jovetiç./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje