Mario Gëtze shprehet se nuk ka gabuar kur vendosi të transferohej në mënyrë të papritur nga Borusia Dortmund tek Bajern Mynih, pavarësisht se në Dortmund tashmë atë e konsiderojnë si tradhtar.
“Jam shumë i entuziazmuar për sfidën e re. Unë e bëra kalimin për shkak të dëshirës për të përparuar, unë dua që të bëj një hap tjetër të madh në karrierën time”, ka thënë Gëtze për faqen zyrtare të Bayernit.
Ai shtoi se pret të jetë një prej pikave kryesore të Pep Guardiolas dhe nuk është shprehur i befasuar nëse tekniku spanjoll e vë atë të luajë në pozicionin e sulmuesit të fshehtë, ngjashëm sikurse Pep bëri me me Mesin apo me Fabregasin te Barcelona.
“Pep është mahnitës. Ai është një njeri i thjeshtë dhe i trajton lojtarët si shokë. Besoj se do të na çojë shumë larg me filozofinë e tij. Gjithsesi, unë jam i fokusuar te ecuria ime, pasi dua të rikthehem sa më shpejt në styërvitje, sepse vendimin për aktivizimin tim do ta marrë trajneri”, ka thënë ai lidhur me trajnerin e ri, Pep Guardiola./b.l
Moderatoreve te lajmeve sportive !
Ju lutem pse na nxirrni n ekete blog GELASA ZOGJSH .
Asnjeriu nuk i intereson Ky tipi GEZE-GECE- NGECI KAR-KA-LECI .
Prape vazhdoni ju disa qete shkruani me nickun tim .
Komenti i ores 1″26 am nuk eshte imi .
TOTILA NUMERO UNO ..NUMBER ONE !!-i vertete .
Faleminderit per mirkuptimin .