Barcelona duket se ka hyrë në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit sulmues të CSKA-së së Moskës, Keisuke Honda. Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e Barcelonës mendojnë se loja e Hondës përshtatet mjaft me atë të katalanasve dhe për këtë arsye ata janë duke monitoruar nga afër situatën e japonezit.
Honda është objektivi kryesor i merkatos së Milanit dhe mendohet se tashmë ai ka arritur një marrëveshje me italianët, të cilët për momentin janë bllokuar nga fakti se nuk po shesin dot brazilianin Robinjo, që do të lironte vendin për japonezin.
Për Hondan ndërkohë, kontrata e të cilin me CSKA-në përfundon pas një viti, kanë shfaqur interest ë fortë edhe britanikët e everton./b.l
Lojtar shume i mire por qe per mendimin tim nuk i nevojitet Barcelones. Barcelona ka nevoje per 3-4 lojtare zevendesues, duke filluar nga porta ku i madhi Valdez duhet zevendesuar me nje tjeter te te njejtit nivel; ne mbrojtje ku Pique – prej muajsh jashte forme, duhet zevendesuar me nje mbrojtes qendror te shpejte, te sakte e pozicional; ne sulm ku i nevojitet patjeter nje dash shtatlarte e i forte me koke, qe do t’i jepte ngjyra lojes se kesaj skuadre qe aktualisht me xhuxhat qe disponon, rralle here zgjedh rrugen e krosave te larte nga krahet.
Te isha Vilanova do te kerkoja keta sulmues per rolin e dashit: Cavani – thjesht fantastik, LLorente(per fat te keq ia lane te lire Truffentusit), Mario Gomez, Hulk. Dhe meqe ra fjala, Sanchez duhet shitur sa me pare!