Laveci: Mesi, lojtari dhe njeriu më i mirë

3 Korrik 2013, 13:02Sport TEMA

Ajo që e dallon Lionel Mesin nga shumica e futbollistëve, nuk është fakti se ai është vetëm më i miri, por edhe një njeri shumë i thjeshtë. Dhe për këtë arsye respektohet nga të gjithë. Këtë mendim ka edhe sulmuesi argjentinas i PSG, Ezekiel Laveci, sipa stë cilit, Mesi thjesht është më i miri.

“Mendoj se Leo është lojtari më i mirë në botë dhe ai e ka treguar këtë. Ai e tregon këtë në çdo ndeshje.

Kush është ai? Ai është një person të cilin kam pasur shans ta takoj kohë më parë në ekipin kombëtar; ai është një person shumë ‘i thjeshtë’, i cili ka respekt dhe admirohet nga bashkëlojtarët e tij”, ka thënë Laveci./b.l

1 komente në “Laveci: Mesi, lojtari dhe njeriu më i mirë”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Shume lojtare nder vite, megjithese kane qene futbolliste te medhenj, jane tallur dhe jane urryer, per shkak te karakterit te keq qe kane patur.
    Ndersa Mesi, eshte ndoshta lojtari i vetem ne bote deri me sot, qe gezon simpatine si ate te kualitetit ne futboll, ashtu dhe ne ate te karakterit qe perfaqeson. Per kete, kete lojtar e duan te gjithe dhe kundershtaret, skane cfare te gjejne ndonje klecke qe ta sulmojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje