Lojtari më i ri i Real Madrid, Isko, ka deklaruar se nuk ka ndërmend që t’ja ndryshojë emrin qenit të vet, duke e quajtur Kristiano Ronaldo.
Mesfushori spanjoll u vu në qendër të vëmendjes së mediave pasi deklaroi se e ka quajtur qenin e vet Mesi, për shkak të admirimit të argjentinasit.
Por, kjo nuk u ka pëlqyer tifozëve të Realit, gjë që ka bërë të mendohej se Isko do t’ja ndryshonte emrin qenit të vet.
21-vjeçari ndërkohë ka deklaruar se ka pasur edhe një qen tjetër më parë, të cilin e kishte quajtur Figo.
“Emri i qenit tim është Mesi, por në aspektin anekdotik. Po ashtu, kam pasur edhe një qen tjetër të quajtur Figo.
Nuk do t’ia ndryshoj emrin në Kristiano, sepse ai (qeni) nuk do ta kuptojë këtë emër (kur ta thërras)”, tha Isko gjatë prezantimit të tij si lojtar i Real Madrid./b.l
po ky laco ere . pse nuk ja ve emrin MURINIO ti ere .
or po qy e .kujt i plasi trapi e se car emri ka qeni yt .po qeni qen eshte or qene bir qeni .