E ardhmja e Samir Ujkanit, në Francë?

5 Korrik 2013, 15:11Sport TEMA

E ardhmja e portierit të kombëtares shqiptare, Samir Ujkani, mund të jetë Franca. Sipas mediave italiane, së fundmi për Ujkanin ka shfaqur interes ekipi i Lile. Drejtuesit e ekipit francez kanë kontaktuar me ekipin e Ujkanit, Palermon, duke shprehur interes për portierin shqiptar.

Ujkani ka shumë merkato dhe një prej ekipeve më të interesuara për të momentalisht është Udineze, e cila e sheh 25-vjeçarin si zëvendësuesin ideal të portierit serb, Bërkiç, i cili do të mungojë për disa muaj, për shkak të një dëmtimi.

Ujkani u dha borxh për gjashtë muajt e fundit tek Kievo, por nuk mundi të luajë dot asnjë ndeshje, duke u rikthyer tek Palermo. Por, ekipi siçilian ka ndërmend që ta shesë atë, duke qenë se portier titullar ka Sorentinon./b.l

1 komente në “E ardhmja e Samir Ujkanit, në Francë?”

  1. malua i malit me bore , lart mbi kurore .. says:

    Kujt po i plas per kete peshka-gurin ,se ku do te luaje .
    Mos na nxirrni me lajme per radio-kukesin e dikurshem .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje