Bajern Mynih ka gjobitur Mario Gëtzen, Mario Gomezin dhe mbrojtësin e ri të sapoblerë, Jan Kirçof.
Shkak për këtë është bërë fakti se si Gëtze, ashtu edhe Kirçof, gjatë prezantimit zyrtar si lojtarë të Bajernit, janë paraqitur me bluza në të cilat ishte e stampuar logoa e kompanisë Nike, ndërkohë që sponsori zyrtar i Bajernit është Adidas.
Gomez ndërkohë është gjobitur për faktin se ka mbajtur një kapele ne stampën e Nike-s në stërvitje.
Thuhet se gjobat për futbollistët kanë qenë të majme, ndërkohë që paratë do të shkojnë për bamirësi./b.l