Interi është duke negociuar për blerjen e mbrojtësit të Mançester Sitit, Mikah Riçards. Kjo bëhet e ditur nga përfaqësuesi italian i mbrojtësit britanik, Dario Kanovi.
“Është e vërtetë se Interi është interesuar për Riçardsin dhe janë takuar me agjentin e tij, Aleksander Livac, me të cilin unë bashkëpunoj, por ka kohë ende.
Ai është një lojtar i rëndësishëm, i cili ishte në Olimpiadë vitin e kaluar. Siti e vlerëson shumë atë, por nëse një klub si Interi bën ofertë, atëherë ai do ta mendojë këtë”, deklaroi Kanovi.
Riçards në fakt, sezonin që sapo përfundoi e kaloi pothuajse gjithë kohën në stol, duke qenë se nuk preferohej nga tekniku Italian, Roberto Mançini, i cili u pushua dy ndeshje nga përfundimi i Premier Ligës./b.l