Rojs: “Topin e Artë” këtë vit e meriton Riberi

8 Korrik 2013, 15:02Sport TEMA

Sulmuesi i Borusia Dortmund, Marko Rojs, ka treguar se jo vetëm është një futbollist i madh, por edhe një njeri shumë altruist. Pavarësisht konkurrencës së egër me Bajernin e Mynihut dhe futbollistët e këtij ekipi, ai ka vlerësuar në maksimum francezin Frenk Riberi. Sipas Rojs, Riberi ka bërë një sezon të shkëlqyer vitin e kaluar dhe për këtë arsye e meriton që të fitojë “Topin e Artë”.

“Frenk Riberi zhvilloi një sezon fantastik me Bajernin. Për mendimin tim, është ai lojtari që duhet ta fitojë Topin e Artë këtë vit”, ka thënë Rojs.

Ai është shprehur se Borusia do të punojë fort këtë vit, në mënyrë që të mos ketë një diferencë të madhe me Bajernin si vitin e kaluar, kur e përfunduan kampionatin plot 25 pikë prapa bavarezëve./b.l

2 komente në “Rojs: “Topin e Artë” këtë vit e meriton Riberi”

  1. koz dynjaja .. says:

    Po mire po kush e pjerdh faqe-djegurin .
    Keto gjera ndahen ne tetor . A do te jete i afte Riberi qe ta shpetoje francen nga play-offi.
    topen e arte ,po e mer riberia se tOpin e arte e ka mare messi me kohe .

  2. kadeti bigler says:

    I takon Riberis por vetem me nje kusht te djek urgjentisht edhe faqen tjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje