Blank: Ibra-Kavani, një dyshe e përkryer

8 Korrik 2013, 14:57Sport TEMA

Trajneri i ri i PSG-së, Lorent Blank, është duke e pritur me krahët hapur blerjen e Edinosn Kavanit. Sipas ish-trajnerit të kombëtares franceze, së bashku me Ibrahimoviç, Kavani do të përbënte një dyshe sulmuese të pandalshme në Francë dhe Europë.

“Do të isha shumë i lumtur nëse Kavani do t’i bashkohej PSG-së. Kavani dhe Ibrahimoviç mund të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin. Me stilet e tyre të lojës ata plotësojnë njëri-tjetrin.

Do të ishte një ngritje e shkëlqyer në aspektin sportiv nëse ne nënshkruajmë me Kavanin dhe ky do të ishte një sinjal drejtuar rivalëve tanë në Francë dhe Evropë”, ka thënë Blank për L’Equipe.

Marrëveshja për transferimin e Kavanit në Francë tashmë është arritur mes Napolit dhe PSG-së dhe pritet vetëm pëlqimi përfundimtar nga ana e sulmuesit uruguajan. PSG do t’i paguajë Napolit 64 milionë euro për Kavanin, ndërkohë që ky i fundit do të përfitojë 10 milionë euro në sezon./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje