Arturo Vidal tremb Juventusin. Mesfushori kilian, duke folur në një intervistë në Kili, ka thënë se nuk ka nënshkruar asnjë rinovim kontrate me bardhezinjtë.
“Nuk kam rinovuar. Kam një kontratë dhe të shohim më pas se çdo të ndodhë”, ka thënë Vidal.
Por, ajo që tremb më shumë Juventusin, është deklarata e tij në lidhje me Real Madrid. Vidal ka thënë se është i nderuar nga interesimi i Realit, duke qenë se çdo lojtar joshet nga madrilenët.
“Jam i nderuar që më ndjek një ekip i tillë. Real Madrid më pëlqen. Çdo lojtar joshet për të luajtur për Real Madrid”, është shprehur Vidal.
Megjithatë, ai ka thënë se për momentin është një lojtar i Juventusit dhe kërkon të fitojë gjithçka me këtë ekip. Për më tepër, sipas Vidal, me ardhjen e Tevez, Juventusi është bërë konkurrues edhe në Europë./b.l