Federata Spanjolle e futbollit ka bërë publik kalendarin për sezonin e ri. E gjithë vëmendja është përqendruar tek “El Klasiko”, ku ndeshja e parë mes Real Madrid dhe Barcelona do të luhet më 27 tetor në “Kamp Nou”. Ndeshja e kthimit ndërkohë, do të luhet me 23 mars.
Barcelona do ta fillojë betejën për të mbrojtur titullin kampion kundër Levantes në fushën e vet, ndërkohë që Reali po në fushën e vet do ta fillojë kampionatin duke u ndeshur me Real Betis.
Ndërkohë, ndeshja e parë e finales së Superkupës mes Barcelonës dhe Atletiko Madrid do të luhet më 21 gusht në “Vinsente Kalderon”, ndërsa ndeshja e kthimit një javë më pas në “Kam Nou”./b.l
Tani qe MURINJO ,nuk eshte me ,klasikja do te jete nje ndeshje e forte ,burrerore ,por e shkarkuar nga emocionet negative qe e ngarkonte rrugaci MURINJO .