Zyrtare, Mario Gomez transferohet tek Fiorentina

8 Korrik 2013, 15:17Sport TEMA

Bajern Mynih dhe Fiorentina kanë arritur më në fund marrëveshjen për transferimin e Mario Gomez në Itali. Sipas “Bild”, Fiorentina do të paguajë 16 milion euro menjëherë dhe 4 milion të tjerë në vitet e ardhshme, për të siguruar shërbimet e sulmuesit të kombëtares gjermane.

Deçizive ka qenë dëshira e sulmuesit, i cili ka këmbëngulur kështu të transferohet tek Fiorentina, duke refuzuar ofertën e Napolit, e cila ishte më bindëse se ajo e Fiorentinës.

Transferimi i Gomez u zyrtarizua edhe në faqen zyrtare të Bajernit të Mynihut.

Me këtë blerje i hapet rrugë largimit të Adem Ljajiç, i cili thuhet se ka arritur një marrëveshje me Milanin, ndërkohë që edhe Stefan Jovetiç pritet që të largohet, me shumë mundësi tek Juventusi.

Megjithatë, Fiorentina nuk pritet ta ndjejë shumë mungesën e tyre, pasi përveç Gomez ka arritur që të marrë edhe Hoakin nga Malaga, ndërsa do të ketë në dispozicion edhe Xhiuzepe Rosin  e blerë në janar, që tashmë është rikthyer nga dëmtimi i gjatë./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje