10 kandidatët për lojtarin më të mirë në Europë

9 Korrik 2013, 15:40Sport TEMA

Institucioni më i lartë i futbollit evropian, UEFA, ka konfirmuar listën prej 10 lojtarëve që janë kandidatë për të fituar çmimin e lojtarit më të mirë në Evropë për sezonin 2012/2013.

Iniciativa e cila lindi nga Mishel Platini, presidenti i UEFA-së, për të riformatuar çmimin e futbollistit evropian të vitit në “Topin e Artë” të UEFA-së, ka rezultuar me një ceremoni që do të mbahet të enjtën e 29 gushtit gjatë tërheqjes së shortit të fazës në grupe të Ligës së Kampionëve.

Gazetarët nga anë e mbanë Evropa kanë votuar për lojtarët më të mirë europianë dhe pas një liste prej 26 lojtarëve më të mirë, në votimin e dytë kanë mbetur vetëm 10 lojtarët më të votuar nga gazetarët për sezonin që kemi lënë pas.

Në listën e ngushtë dominojnë lojtarët e Bajern Mynihut. Kampioni i Gjermanisë dhe i Evropës përfaqësohet nga katër lojtarë.

Në këtë listë gjenden edhe lojtari më i mirë në historinë e futbollit, Lionel Mesi (Barcelona) dhe rivali i tij më i madh, Kristiano Ronaldo (Real Madrid).

Listën e mbyllin yjet e Premier Ligës, Garet Bejl (Totennhem) dhe Robin Van Persi (Mançester Junaited), bashkë me Zlatan Ibrahimoviçin (PSG).

10 kandidatët për lojtarin më të mirë sipas UEFA-s:

Garet Bejl (UELLS) – Totenhem Hotspur FC

Kristiano Ronaldo (POR) – Real Madrid CF

Zlatan Ibrahimoviç (SUEDI) – Paris Saint-Germain FC

Robert Levandovski (POL) – Borusia Dortmund

Lionel Mesi (ARG) – FC Barcelona

Tomas Myler (GJER) – FC Bajern Mynih

Frenk Riberi (FRA) – FC Bajern Mynih

Arjen Roben (HOL) – FC Bajern Mynih

Bastian Shvainshtaiger (GJER) – FC Bajern Mynih

Robin van Persie (HOL) – Mançester Junaites FC

 

7 komente në “10 kandidatët për lojtarin më të mirë në Europë”

  1. test says:

    UEFA si gjithmone do ja japi atij qe i intereson dmth Mesit:)
    per mendimin tim duhet ta fitoje Arjen Roben. ka fituar tripleten me Bayern dhe
    ka dhene kontributin me te madh per ato trofe.

    1. DREJTESI says:

      Me e bukura e kesaj liste eshte fakti qe dominojne klubet Gjermane!

      50% e tyre jane nga Bundesliga(4 lojtare nga Bayern dhe nje nga Dortmundi)

      Jo keq si fillim!

      P A R A B A Y E R N !

  2. I like Ronaldo says:

    Ronaldon askush nuk e kercenon ne kete liste!

    Mund te pengonte Messi, por pas tri trofeve jo me tej.

    Arjan Roben e te tjeret, jane mesatare ne kompleksitetin e tyre…

    Ibrahimovic po, mund te tremb ne momentet me te shkelqyera te tij, si ne ndeshjet me Gjermanet dhe me Anglezet, por keto jane mjerisht te rralla…

    Ronaldo duhet te shperblehet kesaj here, qofte edhe per kompensim te gjysmave qe ia rrembente Messi heret e mbrame!!!

  3. Horri i Bulevardit says:

    Frenk Riberi ka shume vota, por mos te na vi keq, Messi edhe kete rradhe do te jete fituesi.
    Por treshja qe une mendoj eshte:

    3-Frenk Riberi

    2-Kristiano Ronaldo —– Ronaldos ju shtua dhe nje pike nga deklarimi i Rihanes se K. Ronaldo eshte homoseksual.

    1-Lionel Messi

  4. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Po ,dhe une mendoj si “HORRI ” , jo se me vjen per shtat ,por keshtu do te ndodhe .
    Besoj se kjo per MESSIN duhet te jete hera e fundit ,dhe ne qofte se ai ben cudira ,kurre nuk duhet t’a pranoje me trofeun.
    Duhet te inkurajohen te tjeret qe pavaresisht titujve qe kane marre apo jo kane lene BRAZDA te THELLA NE FUTBOLL.

  5. bobi says:

    Nqs do bazohet votimi ne aspekt personal Messi do e mar ket trofe deri sa te lej futbollin.
    Nqs do merren parasysh titujt e fituar ket vit them ti jepet nji lojtari te bayernit.

  6. viti 2013 ishte viti i ndryshimeve te medha.Bayern fitoj chl dhe e meriton nje lojtar i keti ekipi ta mare topin e arte.boll me me Sali Berishen se u lodhem boll me me miun Mesi koha per ndryshim Rilindje dhe ne futboll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje