Kalimi i Gonzalo Higuain tek Arsenali deri pak ditë më parë shihej si një gje e sigurtë. Por, zgjatja e negociatave dhe mos arritja e një marrëveshje me Realin, duket se kanë detyruar klubin e drejtuar nga Arsen Venger, t’i hedhë sytë diku tjetër.
Tashmë duket se objektivi kryesor për londinezët është kthyer sulmuesi uruguajan i Liverpulit, Luis Suarez.
Ky i fundit ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar dhe për këtë arsye, Arsenali bëri një ofertë në drejtim të Liverpulit, prej 30 milion euro.
Liverpuli e refuzoi këtë ofertë, duke thënë se është e ulët. Për këtë arsye, sipas mediave angleze, Arsenali pritet që ta rrisë ofertën deri në 40 milion euro.
Ndërkohë qendron ende në këmbë edhe interesi për Uejn Runin, por për sulmuesin e kombëtares britanike, Arsenali duhet t’i bëjë llogaritë edhe me interesin e fortë që ka shfaqur Çelsi./b.l