Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Mesi, ka shfaqur vlerësimin maksimal për brazilianin Ronaldinjo, me të cilin ka luajtur tek ekipi katalanas. Mesi ka thënë se Ronaldinjo e ka ndihmuar shumë atë, kur kaloi në ekipin e parë.
“Unë gjithmonë kam thënë, që nga momenti i parë që kam shkelur në dhomën e zhveshjes, Ronaldinjo dhe brazilianët e tjerë, Deko, Silvinjo dhe Tiago Mota, më mirëpritën mua dhe më dhuruan shumë gjëra, por më së shumti Ronaldinjo, dhe unë kam mësuar shumë gjëra përkrah tij”, ka thënë Mesi për Barça TV.
“Ishte ndihmë e madhe. Nuk është e lehtë të shkosh në dhomën e zhveshjes si adoleshent, por Ronaldinjo ma bëri gjithçka më të lehtë.
Unë isha me fat që jetoja afër tij dhe kam ndarë shumë gjëra me të. Mund të them se ai është një njeri i madh dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka përfunduar ylli argjentinas./b.l
Nu ka me bukur se mirenjohja ,Messi eshte pa dyshim edhe ky nje njeri i madh pertej te qenit futbollist .
Mirenjohja i para prin modestise .
Vazhdo qe te jesh koke ulur si gjithmone o i VOGLI i MADH !
“Pleshti” i vogël, Njeri i Madh, në karakter, në shpirt e në futboll, më i madhi i të gjithë të Mëdhenjve, sepse anjëri nuk i kishte të tëra këto bashkë, siç i ka Lionel Mesi!