Françesko Toti ka shokuar tifozët e Romës, duke lënë të kuptohet se ky është sezoni i fundit që luan me verdhekuqtë.
“Kam veshur shumë fanella të Romës, por kjo është e fundit”, ka thënë kapiteni legjendar gjatë prezantimit të fanellave të Romës për sezonin që pritet të nisë.
Një mesazh i qartë ky nga ana e 36-vjeçarit, i cili ka edhe vetëm një vit kontratë me Romën.
Ai kishte deklaruar pak kohë më parë se dëshironte që ta rinovonte kontratën deri në vitin 2016, por duket se tashmë ka ndërruar mendje.
Ajo që nuk dihet është nëse Toti do të tërhiqet përfundimisht nga futbolli në fund të sezonit, apo do të vazhdojë të luajë për ndonjë ekip tjetër.
Françesko Toti ka arritur që të shënojë plot 226 gola në kampionatin italian, duke u bërë kështu golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave./b.l
Hahahaaaaaa,Toti paska shokuar tifozet….
Ikona ngelet ikon ;)nuk ke perse cuditesh …. ky lojtar dhe disa te tjere kan bere shume veta te ndjekin futboll ?
Ky vazhdon akoma te jap spektakel dhe perse ne nje mosh jo te vogel.
Futbolli nuk ndiqet vetem se je tifoz i nje skuadre, futbolli ndiqet dhe per kultur per argetim per perfitim dhe per dembelizem ?
DEAN TOTI ESHTE SIMBOLI I FUTBOLLIT,MUNDOHU TE JESH OBJEKTIV,JO TIFO I SEMURE
TOTTI ,MALDINI ,DEL PIERO te pakten keta ,pavaresisht se nuk kane marre ndonje TOP te ARTE ,apo POL SCOLLS ,GIGS , pa dashur te permend te tjere te cilet numerohen me gishtat e 2 duarve ,jane nga te vetmit qe i kane qendruar besnik ekipit sidomos tani ne kohen e GLOBALIZMIT .
TOTTI dhe DEL PIERO apo MALDINI ,do te ishin me te miret ne krahasim me disa pordhacer te tjere qe bredhin per EURO,FURRIK ME FURRIK dhe i nderrojne ekipet si mbreti grate .
Keta personifikojne lojtarin simbol ,flamur ,qe pavaresisht se cfare arrin ekipi ,luftojne me mish dhe me shpirt dhe do te mbahen mend gjate ,SHUME GJATE ,krahasuar me ata qe bredhin si CIFUTET ne SHKRETETIRE .