Trajneri i ri i Interit, Valter Maxarri, ka pranuar se Juventusi do të jetë sërish ekipi më i fortë në Itali, sidomos pas blerjeve të fundit të Karlos Tevez dhe Fernando Lorente.
“Tevez dhe Lorente janë dy lojtarë të shkëlqyer, të cilët do ta përforcojnë një skuadër të shkëlqyer. Juventusi ishte një ekip i fuqishëm, shumë i fuqishëm. Dhe tani ata janë forcuar edhe më shumë. Ata janë edhe më të kompletuar.
Ata kishin një sezon fantastik vitin e kaluar. Ia dolën mirë në Ligën e Kampionëve deri në një moment dhe do të jenë në gjendje t’ia dalin edhe vitin e ardhshëm po ashtu”, ka deklaruar Maxarri për “La Domenica Sportiva”./b.l
Interi kete vit edhe mund te fitoje kampionatin pasi nuk luan ne Europe, dhe me ekipin qe mund te beje me blerjet e Isla-se dhe Nainggolan, eshte nje kundershtar i denje i Juve-s.
Pse tani e mori vesh ky MAZZARRI se JUVJA do t’a fitoje sivjet scudeton?