Mesfushori shqiptar, Pajtim Kasami, mendon se ka shumë gjasa që të jetë pjesë e përfaqësueses së Zvicrës në Kampionatin Botëror “Brazili 2014”. Por, për të arritur ta bindë trajnerin e Zvicrës, Otmar Hitzfeld, Kasami, 21-vjeçar, thotë se duhet të bëjë paraqitje të mira te skuadra e tij, Fulhem, shkruan “Koha Ditore”.
Kapiteni i ekipit Shpresa (U-21) të Zvicrës, në një intervistë për “Kohën Ditore” ka thënë se dëshiron që në botëror të shkojë së bashku me futbollistët e tjerë shqiptarë që janë pjesë gati e pandashme e ekipit “helvetik”: Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Admir Mehmedi.
“Unë jam kapiten i ekipit U-21 të Zvicrës. Kam bërë 26 ndeshje për këtë grupmoshë. Unë kam pasur një bisedë me trajnerin Otmar Hitzfeld para se të nisin pushimet. Ai është i kënaqur me mua. Dhe, në bisedën që pata me të, gjasat për të qenë në Botërorin `Brazili 2014′ janë shumë të mira, normale nëse luaj edicionin e ri vazhdimisht. Kjo është e rëndësishme”, ka thënë Kasami.
Mesfushori nga Struga ka shënuar tri gola për ekipin Shpresa të Zvicrës. Ai ka luajtur në të gjitha grupmoshat e Zvicrës, madje me atë U17 ka dalë edhe kampion i Botës. Por, tani kur i është afruar ekipit të të mëdhenjve, gjërat kanë ngecur paksa.
Kasami i është rikthyer Fulhemit para pak ditësh dhe me të ka nisur tashmë përgatitjet për sezonin e ri në Premier League. Në gjashtë muajt e fundit ishte i huazuar te Luzerni në Zvicër për të gjetur formën. Këtë formë dëshiron ta vazhdojë edhe në Premier League.
“Në Luzern luaja çdo ndeshje dhe rrita formën. Unë jam lojtar që sa më shumë që luaj, aq më i fortë bëhem në pozicionin e mesfushorit qendror. Është një pozicion shumë special. Unë jam vetëm 21-vjeçar dhe tani duhet të punoj shumë dhe të luaj më shumë që të bëhem mesfushor më i mirë”, ka thënë Kasami. “Unë pres hapësirë më të madhe dhe do të përqendrohem maksimalisht në përgatitjet për të fituar te Fulhem hapësirën e duhur. Shpresoj që përgatitjet të më shkojnë sa më mirë, sepse qëllimi im është të luaj më shumë edicionin e ardhshëm”, shprehet ai.
Kasami me Fulhemin ka kontratë deri në qershor të vitit 2015. Më herët ka luajtur edhe për skuadrën e Palermos në Serie A, nga ku më 2011 kaloi në Angli. Kasami ka synime të mëdha te Fulhemi. Ai dëshiron të bëhet lojtari më i mirë i mesfushës së ekipit anglez.
“Kam biseduar me trajnerin dhe ka besim tek unë, pasi me propozimin e tij kam ardhur nga Palermo te Fulhemi. Premier League është kampionati më i fortë në botë dhe kur je i ri duhet të punosh më shumë”, ka thënë Kasami.
Ai ka treguar se gjatë janarit ishte shumë afër të firmos kontratë me Milanin. Por, nuk është pishman që ka ngelur te Fulhemi.
Ai do të donte që Zvicrës t’i bashkohej qysh në tetor, kur do të luajë ndeshje kualifikuese kundër Shqipërisë në Tiranë. Por, kjo është goxha e vështirë, pasi nuk ka deri atëherë ndeshje për t’u dëshmuar.
“Jam krenar që jam shqiptar i Maqedonisë, nga Struga. Me shokun tim Blerim Xhemaili kam qenë në Tiranë dhe më është dukur një vend shumë i bukur”, ka theksuar Kasami.
Zvicra ende nuk e ka siguruar kualifikimin në Botëror, por është e para në grup me katër pikë më shumë se vendi i dytë, Shqipëria./b.l
Ju lumte djelmosha shqiptare nga Kosova dhe Ilirida.Keta jane me zemer luani dhe krah shqiponje.Uroi qe seshpejti ti bashkohen kombetares se Kosoves.
kalove lumin te dhjefsha kalin i thua ti???
edhe ata qe ndihmuan turqit qe te na sundonin ishin shqiptar ,tradhtar si puna e ketyre.
nuk e marr vesh se perse keta akoma vazhdojne ta quajne veten shqiptar kur nuk duan qe te na prezantojne si futbollist.
çfaredolloj Shqiptari deshiron me gjith shpirt qe te luaje me komebtaren. ketu flas per Shqiptar dhe jo tradhtar apo legena.
Kta shoket duhet te kalojne I here grupin pastaj te mendojne per Brazilin. Neshjen e funit e kane ne Tirane, te shofim si do dalin…
me shum mendjemadhesi e kan mar keto “zviceranet” brazil 2014 a thua qe e kan te sigurt ne ndeshjet e ardheshme,ju ka ndihmuar fati qoft edhe me ndeshjen e fundit me qipron…dhe me shqiperin ju ndihmoj albitri sepse u pa shum mir qe talebani shaqiri kapi topin me dor po gjithsesi ju uroj sukses si shtetas zviceran se nenat dhe motrat baballaret ne fillim kur ke qen ne azil kan punuar pastrus dhe shum pun te rendomta…dhe ju e dini mir ndoshta prinderit tuaj i kan par parullat para viti 2000 ne rruget e zyrihut…kosovo albaner raus…po ju si mosmirnjohes qe jeni nuk arritet dhe nuk do arrini kurr te jeni pjes e atij kombi te pergjysmuar qe me gjak te paster shqiptari kan shkruar histori ne cdo truall te tokes shqiptare…shqiptar lind nuk behesh…turp per ju plehra.
per xhoni,
xhoni, e keni gabime.
Pse Shqiperia eshte ketu ku eshte ne te gjitha sportet nuk jane fajtore Shqiptaret etnik ne diaspore.
Sa i perkete parulles qe e permendni ju, kjo ka filluar te aktualizohet kur ne Zvicer kane filluar te emigrojne marksiste leninistet nga ishe YU dhe Shqiptaret e tredhur ne koke (per nga dinjiteti)nga xhaxhi enver.
Keta sportiste qe luajen per Zvicren meritojne rrespekt sepse nuk jane buke permbyses ndaj vendit qe iu dha dinjitet dhe te ardhme.
Ne vend qe te jemi krenar me suksesin e tyre ne te vete quajturit patriot i shajme.
Eshte nje arsye e thjeshte se suksesi i ketyre sportisteve na kujtone se sa pertace jemi ne qe jetojme ne troje etnike (Shqiperi, Kosove e vende tjera)dhe nuk punojme me perkushtim per suksese.
Pal ,
nuk behesh rob pervete ne qofte se ti vuan nga paragjykimet e te tjereve. Une nuk kam nevoje per ndihmen e italianeve, grekeve, zvicerianeve , amerikaneve per te me treguar sesa i zoti jam.
Qojeni kryt nalt burra!
ishalla nuk kan perfundim e melaim rames qe esht harruar e perdori zvicra ne 2-3 ndeshje dhe i tha pirdhu…kurse shoket e tij sot jan krenari kombetare qe luajn per ekipin kuq e zi…kurse ai ka ngel nje njeri i heshtur sdin kush me per te e harroj”atdheu” qe zgjodhi,dhe sa per respektin e tyre u pa ne stadiumin e luzernit mbi 12 mij shqiptar dhe ata nuk ishin nga shqiperia aktuale po nga shqiperia etnike qe ja dhan respektin e merituar 5 “shqiptare” i nderuar Pal…megjithate cdo njeri ben zgjedhjen qe don nuk detyrojm askend…shqiperia mbetet shqiperi sado e vogel e madhe qoft emrin i saj nderohet nga figura te larta te kombit shqiptar kudo ne bote…jo nga disa individ qe shum shpejt mund te kthehen ne asgje….
Zero respect, duhet ta bejme ferr per ta ne Tirane. Keta jane shqiptare te shitur, pa asnje kontribut dhe pa respect per veten. Q*huni legena.
Ne nuk e dim sa peshk ka ne oqean.Pra nuk mund te hyjm ne zemren e kujt kush e don flamurin dhe kush nuk e don. Un di te shoh ne siperfaqe te oqeanit. Ju u thrret kombi flamuri si dikur ne luft sot per te ngrit emrin shqiptar per ti then botes po edhe ne kemi sport kemi kultur kemi dituri jemi te afte per te mbajtur lart e krenar emrin shqiptar Nuk kam si ndjehem krenar sa do talenta te jen ata qe e quajn veten shqiptar dhe veshin uniformen e ushtris zviceriane. A po kombetareve tjera dhe luftojn kundra 11 ushtarve kuq e zi. Perderisa ju luani per zvicrren askush nuk mund te me bind mua se e doni flamurin shqiptar. Gjith lojtaret me origjin shqiptare qe luajn per kombetaret tjera per mua jan peshq ne oqean. Qe do te thot me sa e din kush sa peshk ka oqeani aq e di se sa vet e duan flamurin kuq e zi keta lojtar qe luajn per kombetare tjera. Mos beni hipokritin luani atje ku ju keni vendosur dhe mos beni sikur u djeg zemra edhe per shqiprin. Me ju a pa ju kombetarja jon do na bej gjithmon krenar.KET SHKRIM E KAM PER KOMBETAREN KURSE KETA LOJTAR KUR LUAJN ME EKIPET E TYRE UN KAM DESHIR TI SHOH SE GJAKUN E KAN SHQIPTAR POR ZEMREN NUK E DI