De Laurentis tallet me PSG-në për blerjen e Kavanit

16 Korrik 2013, 13:15Sport TEMA

Presidenti i Napolit, Antonio De Laurentis, është tallur me francezët e PSG për blerjen e Edinosn Kavanit. Sipas tij, shumën prej 63 milion euro për blerjen e sulmuesit uruguajan, asnjë prej ekipeve të mëdha nuk do ta paguante. De Laurentis thotë se sheikët nuk marrin vesh nga futbolli dhe për këtë arsye paguajnë shifra të pajustifikuara.

“Pa çmimin e klauzolës së Kavanit, nuk do të mendoja ta shisja atë. Është çështje principi. Ju nuk mund të blini gjithçka, pasi nuk është mirë në nivel etik.

Problemi me këto klube është se ata janë në pronë të biznesmenëve të cilët do të paguanin shuma absurde.

Sa i takon Kavanit, çdo vit unë kam pasur rritje të çmimit të tij. Ai shkoi aq lartë, deri në një pikë sa ishte më shumë se çfarë Bajern Mynih bëri për të fituar Ligën e Kampionëve.

Pastaj ai filloi të më thotë se dëshiron të largohet, ndaj i kam thënë atij të aktivizojë klauzolën e lirimit. Jam i sigurt se Real Madridi, Mançester Siti dhe Çelsi kurrë nuk do të harxhonin 63 milionë euro”, ka thënë De Laurentis./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje