“Atletiko, më e fortë se Reali dhe Barcelona”

16 Korrik 2013, 13:14Sport TEMA

Mesfushori turk i Atletiko Madrid, Ardan Turan, ka befasuar me deklaratën e tij, teksa ka thënë se ekipi kryeqytetas është më i fortë se Reali dhe Barcelona.

“Mendoj se ne jemi në një nivel më të lartë se Barcelona dhe Real Madrid. Të gjitha këto klube kanë lojtarë fantastikë, Real Madridi, Barcelona, Bajerni, por ne jemi më të fuqishëm si ekip”.

Ne kemi punuar fuqishëm për të krijuar një klub shumë të fuqishëm, jemi së bashku, jemi të fuqishëm. Ne nuk jemi një ekip i lehtë për t’u mposhtur.

A mund të garojmë me dy të mëdhenjtë në ligë? Po, pse jo? Ne mund t’ia dalim besoj. Dhe, mendoj se tifozët e Atletikos besojnë po ashtu. Ne mposhtëm Çelsin në Superkupën e UEFA-së, Real Madridin në Kupën e Mbretit, ne mund të arrijmë atje ku duam”, ka thënë Turan për El Mundo Deportivo.

Një deklaratë e guximshme kjo, duke marrë në konsideratë faktin se Atletiko ka shitur lojtarin kryesor të saj, sulmuesin Radamel Falkao./b.l

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje