Edhe pse pagoi 57 milion euro për transferimin e yllit Brazilian Neimar, drejtori sportive i klubit katalanas, Andoni Zubizareta, ka thënë se ata e kanë blerë shumë lirë 21-vjeçarin. Sipas tij, për Neimar Santosi mund të kërkonte deri në 100 milion euro.
“Blerja për 57 milionë euro është e jashtëzakonshme. Pritjet kanë qenë që ne të paguanim afro 100 milion eurove, por ne kemi paguar vetëm 57 milionë euro. Prandaj është një blerje e jashtëzakonshme”, ka thënë Zubizareta.
Neimar është blerja më e shtrenjtë në historinë e Barcelonës dhe për këtë arsye pritshmëritë për të janë shumë të mëdha, sidomos për faktin nëse do të arrijë të përshtatet me lojën e tij në Europë./b.l