Vilanova: Guardiola nuk më takoi për dy muaj, kur kisha nevojë për të

16 Korrik 2013, 15:16Sport TEMA

Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, ka folur për polemikat e shpërthyera mes paraardhësit të tij, Pep Guardiola dhe drejtuesve të Barcelonës. Vilanova ka mbajtur anën e klubit, duke thënë se askush nuk e ka përdorur sëmundjen e tij. Ai ka thumbuar ndërkohë mikun e tij, Pep Guardiola, duke thënë se për dy muaj nuk e takoi, edhe pse ishte një moment që ai kishte nevojë për të.

“Guardiola nuk ka aspak të drejtë. Asnjëri nga drejtuesit nuk e ka përdorur sëmundjen time kundër tij. U takuam në Nju Jork kur shkova për herë të parë. Më pas gjatë dy muajve që qëndrova për kurim, nuk u pamë më, por nuk ishte faji im. Guardiola është miku im dhe unë kisha nevojë për të”, tha Vilanova.

Ai ndërkohë e ka përjashtuar mundësinë e zemërimit të Guardiolës për emërimin e tij si trajner i Barcelonës, pas dorëheqjes së Pep. Sipas tij, Guardiola ka qenë i pari që e ka inkurajuar për të marrë drejtimin e Barcelonës.

“Kur m’u afrua detyra e trajnerit, i pari që më inkurajoi për ta pranuar ishte Pep. E njoh prej 28 vjetësh, ai është miku im. Do të doja që kjo zhurmë të transformohej në diçka pozitive për barcelonizmin”, tha vilanova, që ndërkohë ka folur edhe për dyshen Mesi-Neimar.

“Duhet të jemi të lumtur dhe me shumë fat që kemi në skuadër si Mesin, ashtu edhe Neimar. Tiago Silva? Nuk kam kërkuar vetëm një emër dhe bëhet fjalë për futbollistë të tjerë”, u shpreh ai.

Në fund, Vilanova ka shprehur keqardhjen për largimin e Tiago Alkantras tek Bajerni, ndërkohë që ka thënë se edhe për Fabregas ka shumë kërkesa, por preferon që ta mbajë në ekip mesfushorin./b.l

2 komente në “Vilanova: Guardiola nuk më takoi për dy muaj, kur kisha nevojë për të”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    VILANOVA duhet te dije nje gje qe :
    Jo GUARDIOLA qe tani me ikjen e tij po zbulon disa veti te karakterit te tij ,por asnje trajner qe le ekipin ,nuk deshiron qe PAS -ARDHESI te jete suksesiv ,duke perjashtuar maredheniet BABA-DJALE apo VAJZE ,qe ja duan te miren njeri tjetrit .
    Ekipi i BARCELONES ne periudhen qe VILANOVA ishte i semure ,prej JANARIT DERI NE PRILL ,kishte nevoje per asistencen e GUARDIOLES per CHAMPIONS LEAGUE ,por AI Guardiola ASNJEHERE NUK E NDIHMOI dhe beri si mire dhe si keq .
    Nga ana tjeter VILANOVA nuk eshte ne lartesine e duhur per te trajnuar BARCEN e cila me materialin sportiv qe ka do te donte nje ANCELOT ,HEYNCKES ,CAPELO apo ku di une .
    N.q.s VILANOVA e ka patur MIK GUARDIOLEN per 28 vjet nuk duhet qe t’a shes lire .
    Mendoj se shitjet e ALKANTRES apo te DAVID VILLES ishin shume te gabuara dhe se ekipi do ti vuaje gjate keto 2 “REZERVA te ARTA “.

  2. Piço says:

    @TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! – i vertete . DIREKT PRENOST

    Ne qoftese jeni ne Shqiperi beni mire te gjeni nje pune prane topit te futbollit.
    Po nuk qe ne Shqiperi beni mire te ktheheni se do gjeni pune nga tiopi i futbollit.
    Mua me dhemb koka kur degjoj per kohe te gjate histori me topin e futbollit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje