Durimit të Uejn Runit tek Mançester Junaited duket se i ka ardhur fundi, pas deklaratave të fundit të trajnerit Devid Mojes, që e ka cilësuar atë si zëvendësues të Robin Van Persi.
Mojes ka thënë se, “nëse Robin dëmtohet, atëherë do të kemi nevojë për Runin”.
Kaq ka mjaftuar që Runi tashmë të ketë vendosur përfundimisht që të largohet nga Junaited.
Dhe, atë është duke e pritur me krahë hapur Murinjo, i cili ka thënë se nëse Runi do të konsiderohet si zgjedhje e dytë tek Junaited, atëherë ai do të ndihet i tillë edhe në kombëtaren britanike dhe kjo nuk do ishte gjë e mirë në prag të Botërorit.
Çelsi është gati që të shpenzojë 80 milion stërlina për runin, 30 për blerjen e tij dhe 50 milion për kontratën. Runi do të përfitonte tek Çelsi 10.4 milion stërlina në vit./b.l
Ik , ik atje ku te duan dhe te vleresojne .
Bindju zemres dhe jo kuletes ,qe te lesh gjurme sepse je ne moshen me te mire qe mund te arrish majat e tua ,por qe pas 2-3 vjetesh per ty dhe si cdo futbollist tjeter ne moshen tende fillon …………DISHEZA !!!!
“PICO” !
Jo nuk jetoj ne Shqiperi ,por jam emigrant i integruar ne perendim .
Te falenderoj per ” KESHILLEN “, por ne Shqiperi ka ku e ku me te mire se mua qe bejne analistin ne futboll.
Une thjesht pas nje dite te ngarkuar me pune hedh opinionin tim ,edhe pse e di qe nuk mund ti shpetoje dozave te subjektivizmit .
Te falenderoj !