Mançester Junaited duket se është gati për të bërë një ofertë të çmendur për mesfushorin uellsian të totenhem, Garet Bejl. Sipas “Daily Mirror”, Junaited do të ofrojë plot 60 milion paund, për të siguruar shërbimet e mesfushorit 23-vjeçar.
Mediat britanike bëjnë me dije se me këtë blerje, Junaited kërkon të zbusë efektin që mund të ketë largimi i Uejn Runit nga ekipi, i cili tashmë është pothuajse jashtë planeve të Junaited për sezonin e ri.
Me këtë shifër, Totenhem zor se do të refuzonte. Ndërkohë, për Bejl ka shfaqur një interes të madh edhe Real Madrid, që duket se është tërhequr kohët e fundit, pas blerjes së disa talenteve spanjollë./b.l