Sabela: Roli i kapitenit e ndihmoi Mesin të shkëlqejë edhe me Argjentinën

18 Korrik 2013, 12:54Sport TEMA

Trajneri i kombëtares argjentinase, Alehandro Sabela, ka thurur elozhe për yllin e ekipit të tij, Lionel Mesi. Ky i fundit është kritikuar gjatë se nuk shkëlqen me Argjentinën ashtu siç bën me Barcelonën, por gjërat kanë ndryshuar, pasi në 21 ndeshjet e fundit, Mesi ka arritur që të shënojë  plot 18 gola.

Sipas Sabelës, një rol të rëndësishëm që Mesi të shkëlqejë, ka luajtur edhe fakti që ai e bëri kapiten atë.

“Mesi është një gjeni i madh, nuk kemi nevojë ta themi këtë.

Ai është gjithmonë i gatshëm, gjithmonë dëshiron të luajë. Ai është shumë i mençur. Roli i kapitenit dhe pjekuria kanë qenë shumë të mira për Leon. Ai është krenaria e kombëtares”, ka thënë Sabela./b.l

2 komente në “Sabela: Roli i kapitenit e ndihmoi Mesin të shkëlqejë edhe me Argjentinën”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Le te shijojme magjikun MESSI se e dhe ai do te fiket ne nje dite qe nuk do te jete e larget .
    Madheshtia qendron tek THJESHTESIA .

  2. EDI says:

    Cfare ka fituar me Argjentinen, qe paska shkelqyer ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje