Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, mund të quhet praktikisht lojtar i Lacios.
Sipas mediave italiane, negociatat e gjata mes klubit të tij, Empoli dhe kryeqytetasve të Lacios janë drejt mbylljes, duke bërë të mundur kështu kalimin e 19-vjeçarit në romë.
Mësohet se Empoli ka ulur pretendimet për mbrojtësin shqiptar dhe ka pranuar që ta shesë atë për 3 milion euro.
Hysaj i bashkohet kështu tek Lacio Canës dhe Strakoshës, ndërkohë që kryeqytetasit kanë shfaqur interes edhe për shqiptarët Ujkani dhe Mërgim Mavraj./b.l
Bravo Tare!
E kam thene edhe here tjeter. Eshte shqiptari qe po punon me shume per kombetaren nderkohe qe te tjeret bejne llogje.
ky nuk asht hysaj ne foto por asht saponara.
bravo igli.
bravo igli