Arsenali këmbëngul për Suarez, por Liverpuli kërkon 55 milion paund

19 Korrik 2013, 13:42Sport TEMA

Arsenali është duke këmbëngulur për të blerë nga Liverpuli sulmuesin Luis Suarez. Mediat britanike bëjnë me dije se drejtuesit e Arsenalit kanë bërë një ofertë të re prej 40 milion paund, për të blerë uruguajanin, aq sa kishte kërkuar Liverpuli gjatë kërkesës së parë, kur Arsenali ofroi 30 milion paund.

Por, tashmë Liverpuli ka ndërruar mendje dhe e ka refuzuar këtë ofertë. Drejtuesit e Liverpulit tani kërkojnë 55 milion paund për Suarez.

Trajneri i Liverpulit, Roxhers, ka thënë se nëse bashkëkombasëi i Suarez, Edinson Kavani u shit për një shifër të tillë, atëherë nuk ka pse Suarez të shitet për një shifër më të ulët.

“Ku sheh që Kavani shitet për 55 milion paund, atëherë nuk ka pse të mos vlerësohet edhe Suarez për aq, duke qenë se ka të njëjtin talent. Oferta e Arsenalit nuk e vlerësonte talentin e Suarez. Megjithatë, edhe nëse ofron këtë shumë, nuk është e sigurtë që do e shesim Suarez, pasi po përpiqemi të ndërtojmë një ekip të fortë”, ka thënë trajneri Roxhers./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje