Presidenti i PSG paralajmëron Realin: Po të dua e marr Ronaldon

18 Korrik 2013, 18:56Sport TEMA

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ka thënë se nëse dëshiron, mund ta blejë portugezin e Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo. Kjo, falë parave të shumta që ka, por edhe marrëdhëniet e mira me Realin.

“Unë mund të bëj transferimin e ëndrrave të mia realitet. Kristiano Ronaldon mund ta marr për shkak të marrëdhënieve shumë të mira që unë kam me Florentino Perezin”, ka theksuar Al-Khelaifi.

Ndërkohë, ai është përgjigjur edhe në lidhje me insistimin e Barcelonës për të marrë Tiago Silvën. Sipas tij, nëse Barcelona paguan klauzolën për prishjen e kontratës së brazilianit, atëherë ai do të paguajë klauzolën për prishjen e kontratës së Lionel Mesit./b.l

2 komente në “Presidenti i PSG paralajmëron Realin: Po të dua e marr Ronaldon”

  1. z-amir says:

    thon trimin vraje por hakun mos i ha.Kurr ne jeten time nuk kam par keso vigani te futbollit.

    1. dulla says:

      shume e drejte zamir

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje