Vilanova shokon Barcelonën, dorëhiqet për shkak të sëmundjes

19 Korrik 2013, 19:05Sport TEMA

Tito Vilanova ka shokuar fansat e Barcelonës, pasi ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i trajnerit. Shkak për këtë është bërë sëmundja e tij, e cila sipas mediave spanjolle, është rishfaqur sërish.

Vilanova ua ka bërë të ditur drejtuesve të klubit vendimin paraditen e sotme, ndërkohë që presidenti Sandro Rosell pritet që të dalë në një konferencë shtypi.

Ndërkohë, ata kanë gjetur edhe zëvendësuesin e Vilanovës, që do të jetë  Joan Francesc Ferrer “Rubi”, i ardhur për të drejtuar nga skuadra e Gironës, në Kategorinë e Tretë spanjolle, skuadra të moshave të Barçës në këtë sezon disa javë më parë.

Ajo që nuk dihet, është fakti nëse ai do të jetë trajner i përkohshëm i Barcelonës dhe në ditët në vijim do të nisin kërkimet për një trajner tjetër, apo drejtuesit e ekipit katalanas do të vazhdojnë këtë sezon me të./b.l

7 komente në “Vilanova shokon Barcelonën, dorëhiqet për shkak të sëmundjes”

  1. z-amir says:

    ehhh jet o jet…

  2. Vapa says:

    Jete te gjate Vilanoves! Kontributet jane te pashlyeshme!

  3. Best says:

    Fatkeqesi
    ketu ndaj mendim ndryshe me mikun tim Totila
    Nese Vilanova do te kishte qene mire me shendet, Barca do ishte e pandalshme sezonin qe u mbyll
    Por fatkeqesite jane fatkeqesi

    Truri i Barces nuk ishte Guardiola, por Vilanova
    Te dy plotesonin njeri-tjetrin mjaft mire
    Uroj qe Barca te dije te zgjedh
    Jam mes Villas-Boas dhe Bielses
    ky i fundit me pelqen shume

  4. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Qysh ne janarin qe shkoi duhej gjetur TRAJNERI i BARCELONES .
    Metastazave ,kurre njerezimi nuk mund tua gjeje ILACIN .
    Edhe ne se do te gjendet VAKSINA PROFILAKTIKE ,nje tjeter semundje me te rende se KANCERI DO TE kanose njerezimin.
    Duam apo nuk duam ne e dhe tek njerezit vazhdon SELSEKSIONI NATYRAL .
    Urgjentisht duhet marre JUP HEINCKESI ,te mos lihet te pensionohet ,ose FABIO CAPELLO.
    BARCELONA bene gabim qe ve ne krye te BARCES AMATORE ANONIME .ose dicka me serioze se semundja e VILANOVES ,KA kohe qe sillet si korbi mbi kokat e klubit ,ndryshe nuk ka se si spiegohen 2 largimet e VILLES dhe te ALKANTRES .
    Eshte nje diskordance midis lojtareve fenomenale te BARCELONES dhe PAMJAFTUESHMERISE TEORIKE pa lere praktike te TRAJNIMIT qe nuk e ndjek dot ekipin jo me ME IDE por as me vrap .
    PRESIDENCA e BARCELONES duhet te rrite shpejtesine dhe te dale nga “ORBITA e SENTIMENTEVE ” dhe nga megallomania per ta bere buken me miellin e saj qe me sa duket buka do te dale e hidhur sepse ka me shume KRUNDE se sa MIELL.
    Atehere kur VILANOVA e dinte se do ikte pse ndejti deri tani dhe beri dhe blerje te tilla si NEYMAR .
    Pse nuk e la NEYMARIN qe te shkonte tek nje ekip tjeter ku do te paguhej edhe me shume .
    Mos valle behet fjale per ndonje TEORI KONSPIRACIONI qe ne ditet ne vazhdim do te shikojme dhe shitjen e MESSIT ,INIESTES Ne CO ?
    Mos valle ketu fle LEPURI !!??

  5. EDI says:

    Te mbajne Messi-n tani se behet ai dhe trajner dhe lojtar. Dhe ne fund te sezonit vetem nje superkupe kane per te fituar.

  6. elton says:

    prit kur te marrin diego simeonen si trajner. ai esht super per barcen dhe motivon shume mire ekipin. ndoshta prandaj leshuan dhe vijan te atletico, me i marr trajnerin.do shohim si do shkojn. po mendoj sikur dhe me trajner amator sic esht ai i girones, lojtaret e barces luajn vete pa trajner

  7. kalldrun kopliku says:

    Nuk behet fjal per futboll tani e rancishme eshte jeta .Don zoti e ben mrekudhin e vilanova e kalon ket semundje qe eshte hapur aq shum Uroj sherim sa me te shpejt te vilanoves. Te respektuar komentues sa me shkurt. Ne ket rast nuk esht vendi per komente te gjata.Faleminderit per mirkuptimin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje