Frank De Bër: Mesi dhe Neimar nuk mund të luajnë bashkë

19 Korrik 2013, 15:18Sport TEMA

Një prej legjendave të Barcelonës, tashmë trajner i Ajaksit, Frank De Bër, mendon se katalanasit do të kenë probleme me dyshen Mesi-Neimar. Sipas tij, është shumë e vështirë që dy yje të funksionojnë bashkë, pasi do vijë një moment, kur njëri nga ta do mendojë se është më i rëndësishëm se tjeteri.

“Sigurisht e kuptoj se pse Pep nuk thotë që Mesi dhe Neimar nuk mund të luajnë së bashku. Ai dëshiron të ruajë raportin e mirë me Barcelonën. Dhe, sigurisht ai shpreson që kjo dyshe mund të funksionojë.

Por, në të kaluarën, me Samuel Eto ose Zllatan Ibrahimoviç afër Mesit, Pep e ka parë se dy yje nuk mund të funksionojnë gjithmonë. Siç edhe më ka thënë mua, dy janë shumë. I kuptoj këto dyshime.

Është mrekulli të kesh dy lojtarë që mund të shënojnë gola. Por, ta themi me fjalët e duhura: nuk ndodh shpesh që dy yje të funksionojnë së bashku në mënyrë të përkryer.

Unë jam larg nga situata për të vlerësuar karakteristikat e Mesit dhe Neimar. Por, do të ketë një moment kur një lojtar do të mendojë se ai është më i rëndësishëm se tjetri”, ka thënë De Bër./b.l

7 komente në “Frank De Bër: Mesi dhe Neimar nuk mund të luajnë bashkë”

  1. Nostalgji sportive says:

    Gabohesh!
    Mund te funksionojne edhe 11 yje.
    Lojtari grindavec Ibraimovic,eshte tej mase egoist,ai eshte problematik me vet trajnerin.
    Mesi eshte simbol i njeriut te zgjuar,ai pershtatet me te gjithe.Kjo sjellje ka mbizotruar dhe do mbizotroj te Barcelona.
    Lojtaret e Barcelones kuptohen pa fjale,tek ata mbisundon inteligjenca.
    Neimar do ambientohet me detyren e tij,do edukohet me klimen e ekipit.

  2. nd-ih-ma says:

    Kur De Beri sheh 2 yje bashke verbohet,e nuk mjaftohet me kaq por e len edhe truri e flet broqkulla.Ska faj vetem Barqa mund ti bente bashke keta yje.Uroj te shkelqejne se do na hapen dhe neve syte e te shohim spektakel.

  3. unknown says:

    Jo jo “Nostalgji sportive”, ka te drejte De Bor. Nqs te kujtohet kur Milani mblodhi gjithe yjet e Evropes, nuk mori as edhe nje trofe te vetme. Flas per vitet 95-96 e siper. Gjithsesi respekte per mendimin.

    1. agbi says:

      Edhe une ju them sinqerisht respekt per mendimin tuaj por jam ne krahun e kundert.
      Perse Ajax-i dhe Hollanda e 70-74 dhe Hollanda e 88-es punonin si ore e shkelqyer .[ po deshiruat munde te fus edhe Milanin e fundit te viteve 80]

  4. Horri i Bulevardit says:

    Mua me duket se ka te drejte, nje mesfushor, kur ka nje tjeter brenda skuadres se tij po aq te mire, i bie qe ti prishin pune njeri tjeterit, derisa te filloje xhelozia, ku prishja e lojes se shokut behet qellim ne vetvete.

  5. djaloshi says:

    Te nderuar moderator te pakten shkrujini mire emrat.Emri eshte Fank de Boer dhe lexohet Frank de Bur,zanoret oe ne hollandisht lexohet u dhe jo e.Pershendetje.

  6. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Redaksise se “TEMES ” : Ju lutem ,shfaqni komentin tim . Faleminderit !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje