Benitez thumbon Murinjon: Vdes për vëmendjen e mediave

22 Korrik 2013, 11:57Sport TEMA

Rafa Benitez ka reaguar me një thumbin ndaj deklaratave të portugezit Hoze Murinjo, të bëra pak ditë më parë. Edhe pse nuk e ka përmendur me emër, Benitez duke nënkuptuar Murinjon, ka thënë se disa persona vdesin të jenë në qendër të vëmendjes së mediave.

“Ka shumë trajnerë vërdallë që pëlqejnë të jenë në qendër të vëmendjes”, është shprehur Benitez.

Deklarata e Benitez vjen pas ironisë së Murinjos pak ditë më parë, sipas të cilit, Çelsi i tij lufton vetëm për trofe të rëndësishëm si Liga e Kampioneve, dhe jo Liga e Europës, të cilën londinezët e fituan pikërisht nën drejtimin e Benitez sezonin që lamë pas./b.l

2 komente në “Benitez thumbon Murinjon: Vdes për vëmendjen e mediave”

  1. Argita_B says:

    Provokimet, fjalet boshe, polemikat jane bere ushqim i perditeshem i mediave mbare boterore.
    Kur nuk kane çfare te shkruajne dhe duan te shesin hapesirat me publicitete, mbushin faqet me thash e theme…

  2. cami nga rrogozhina . says:

    nuk po kuptoj nje gje :
    benitezi i ka vene keto fjale ne gojen e tij apo gazetari .
    me vjen keq qe benitezi merret me nje LAPANJOZ dhe LEGEN MATERNITETI si murinjo.
    murinjo dhe per sezonin 2013-2014 nuk do arrije qe te marre nje ch.league ,sepse nuk e merr dot dhe se nuk ja jep me njeri .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje