Borusia kërkoi blerjen e Isko dhe Alkantara

22 Korrik 2013, 12:14Sport TEMA

Trajneri i borusia Dortmund, Jurgen Klop, ka pranuar se Borusia Dortmund ka tentuar blerjen e dy talenteve spanjollë, Isko dhe Tiago Alkantara, të cilët përfunduan njëri tek Real Madrid dhe tjetri tek Bajern Mynih.

“Edhe ne menduam të nënshkruanim me Iskon. Nuk jemi të marrë. U interesuam gjithashtu për Tiago Alkantarën. Shfaqëm interes për të dy këta lojtarë. Por është e qartë që nuk do të kishim asnjë shans për të marrë Iskon”, ka thënë Klop.

Ndërkohë, duke u ndalur tek sulmuesi polak, Robert Levandovski, që vitin tjetër do të largohet nga Borusia, Klop ka thënë se është duke menduar ta zëvendësojë atë me sulmuesin e Portos, Xhekson Martinez./b.l

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje