Lacio në gjurmët e Etrit Berishës

22 Korrik 2013, 15:42Sport TEMA

Nuk është Samir Ujkani, por Etrit Berisha portieri që kërkohet nga Lacio si zëvendësues i Marketit pas largimit të Bizarrit drejt Xhenoas. Pista është ajo e duhura, por gabimi qëndronte vetëm te emri. Një fjalë e drejtorit sportiv Igli Tare, duket se është keqkuptuar deri diku nga mediat, pasi është e vërtetë që Lacio dëshiron të blindojë portën me portierin e kombëtares shqiptare, por në këtë rast bëhet fjalë për numrin një të Kalmarit në kampionatin suedez, raporton “Super Sport”.

Një tjetër duel i fituar nga Berisha ndaj Ujkanit, i cili e ka humbur vendin e titullarit në përfaqësuesen kuqezi pikërisht falë formës së jashtëzakonshme që ka shfaqur 24-vjecari i Kalmarit. Tranfserimi i Berishën në kryeqytetin italian pritet të shtyhet për disa javë, pasi ai është në pritje të pasaportës suedeze, që do ta shndërronte në një futbollist komunitar.

Etrit Berisha ka kontratë me Kalmarin deri më 31 dhjetor, por presidenti Lotito nuk dëshiron të presë qoftë edhe 5 muaj për të rrezikuar që ta humbasë. Gjithsesi, trajneri Petkoviç mund të presë disa javë, derisa Berisha të marrë pasaportën suedeze, ndërsa në fillim të sezon dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij. Një tjetër portier premtues te Lacio është edhe Tomas Strakosha, i cili u shpall kampion i Italisë për kampionatin U-19. Gjithsesi, djali i Foto Strakoshës për momentin konsiderohet portier i tretë, pasi i duhet shumë më tepër eksperiencë për të pretenduar rolin e titullarit./b.l

2 komente në “Lacio në gjurmët e Etrit Berishës”

  1. bmx says:

    Etrit mos bej gabim e te shkosh portier i dyte me Lazion.Ti ke talent e mos e humb duke ngrohur stolin.

  2. xhani says:

    HALLALL JE PORTIERI ME I MIR I KOMBIT SOT PER SOT BRRAVO ETRIT SUKSESE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje