Aventura e sulmuesit të kombëtares shqiptare, Edgar Çani në Serinë A, ka zgjatur vetëm 6 muaj. Sipas mediave italiane, Katania ka vendosur që ta huazojë Çanin në Serinë B, tek ekipi i Kaprit.
Mësohet se Çani është huazuar tek Kapri, me të drejtën e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit, nëse drejtuesit binden me paraqitjet e tij.
Çani i është bashkuar tashmë ekipit të tij të ri, për të zhvilluar fazën përgatitore. Kapri është ngjitur këtë sezon në Serinë B dhe objektivi kryesor është pikërisht qendrimi në këtë kategori./b.l
Bravo Skenderbeu i Korces, suksese te metjeshme, premia prej nje miljon eurosh nga UEFA, duhet te jete nje shtyse per futbollin, panvaresisht se ndahemi ne politike, perseri jemi nje kur luhet ndjenja kombetare dhe sidomos futbolli.
Kualifikimi i metejshem, ne kupen me te vyeshme europiane, do te jete nje ogur i mire per gjithe shqiptaret.
Sot une jam korcar.
Carpi, jo Capri, 15 km nga Modena, ku Cani u quajt “pako” ?