Zoti Ambasador cili është vlerësimi juaj për zgjedhjet e 23 Qershorit?
Ju falenderoj dhe ndjej shumë kënaqësi që po i drejtohem, spektatorëve të Top Channel. Sa i takon zgjedhjeve, mund të themi me siguri se ishte një sukses, që procesi elektoral u zhvillua në mënyrë të rregullt. Kemi patur për fat të keq disa incidente, edhe të rënda, që na trishtojnë, por sigurisht pjesëmarrja dhe sjellja e popullit shqiptarë ka qenë absolutisht positive dhe ka dëshmuar një shpirt të madh demokratik.
Kryeministri Berisha fillimisht e pranoi rezultatin e zgjedhjeve por duket se ai ndërroi mendje kur deklaroi se ai nuk do ta njohë rezultatin pa patur një transparencë të plotë të rezultatit. Si e shikoni këtë zhvillim?
Një prej elementeve që goditi pozitivisht bashkësinë ndërkombetare, përveç zhvillimit të procesit electoral, ishte ajo që erdhi pas, vazhdimi, pranimi reciprok dhe respekti që palët i dëshmuan njëra-tjetrës. Nga njëra anë duke pranuar rezultatin, nga ana tjetër duke njohur meritat e qeverisë së mëparshme dhe asaj që ishte arritur. Nuk dëshirojmë që ky element kaq pozitiv të shpërbëhet me kalimin e kohës. Nëse nga njëra anë, sigurisht është e rëndësishme të sigurohet tranparenca maksimale e procesit, nga tjetra duhet të evitohet zgjatja e tepruar të afateve dhe në paraqitjen- të dinamikave dhe politikave që mund të ndotin pak këtë analizë të tranparencës. Kësisoj kërkojmë me forcë që procesi të mund të mbyllet shpejt. E para, edhe në respekt të popullit shqiptar, i cili u impenjua fuqimisht në procesin elektoral, e dyta për të ruajtur këtë besim të madh që Shqipëria ka marrë nga institucionet ndërkombëtare.
Kryeministri i zgjedhur Edi Rama bëri publik strukturën e qeverisë së re. Cili është impresioni juaj i parë rreth kësaj structure?
Na duket sigurisht pozitive. Disa ministri që ndoshta kishin një gamë të gjërë detyrash, u ndanë dhe kjo natyrisht do të favorizoje ndarjen e punës në mënyrë të barbartë mes strukturave të ndryshme.Nga ana tjetër, natyrisht vleresohët një model që përdoret edhe në Itali prej vitesh, që është ajo e ministrave pa portofol, janë tre, ndersa ne qeverine e mëparshme ishte një. Dy entitetet e reja i përgjigjen paralajmerimit tonë për disa domosdoshmëri. Raporti me parlamentin dhe ura e qeverisë me parlamentim, dhe nga ana tjeter autonomite lokale, territori që është dicka shumë e rëndësishmë. Nga një analizë ë parë e strukturës së qeverisë kemi një përshtypje sigurisht shumë positive.
Sipas jush cilat janë disa prej sfidave më kryesore të qeverisë Rama?
Do të përmendja dy gjera; rritje ekonomike dhe punësimin. Është shumë e thjesht, sepse ndër të tjera është problemi qe duhet të përballojmë të gjithë. Shqipëria njohu një periudhë të gjatë rritjeje ekonomike por ajo u ngadëlsua shumë. Tani bëhet fjalë të rinisim rritjen dhe te krijojme punësim, është thelbesor mendoj, ka shumë nevojë. Elementi i tretë që dua të nënvizoj është ribashkimi dhe riforcimi i marëdhënieve me vendet e rajonit, dicka që është i një rendesie të madhe dhe që do të kishte ndër të tjera, një pasojë shumë positive në termat ekonomik të Shqipërisë.
Cilat janë prishmëritë tuaja nga qeveria e re?
Dua të them vazhdimësi e raporteve të shkeqyera që kemi patur gjithnjë me Shqipërinë. Gjykojmë që Italia dhe Shqiperia janë dy partnerë strategjikë. Gjeografia është, ekzistojnë një seri faktorësh të tjerë të rëndësishmë që e bëjnë lidhjen tonë unike dhe kërkojmë fuqimisht që kjo të mund të forcohet më tej. Nga pala italiane është gadishmëria maksimale dhe kemi mundur të kuptojmë nga batutat e para të qeverisë së ardhshme,se thotë të njëjtën gjë nga ana e Shqipërisë.
Ku do të koinsistojë vijimi i ndihmës së Italisë ndaj Shqipërisë?
Sigurisht synojmë të bëjmë të gjitha përpjekjet për të favoriuar forcimin e marëdhënieve ekonomike. Ka një interes të fortë nga ana italiane për të investuar. Kriza ka vënë në lëvizje shumë gjëra edhe nga ana e sipërmarrësve italianë. Shqiperia shihet me vëmendje shumë të madhe. Mendoj se është një mundësi që duhet të kapet megjithëse logjikisht duhet të përmirësohet klima sipërmarrësve si dhe kushtet për ti pritur këto investime. Natyrisht ne jemi të gatshëm ti japim mbështetjen maksimale qeverisë së re, me qëllimin që të organizojë masat për lehtesimin e tërheqjes së këtyre investimeve.
Zgjedhjet e kanë ndaluar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Sipas jush si mund të rinisë ky proces?
Përpara zgjedhjeve, pati një voneseë në afrimin e Shqipërisë me Europen. Aprovimi i tre ligjeve dha dhe krijojë kushtet e mira për ta nisur këtë rrugë. Ne gjysmën e Tetorit komisioni do të paraqesë raportin e tij. Mendoj se këto muaj që janë mes marrjes së detyrës nga qeveria e re dhe vendimit te Këshillit të Europës, rreth fundit të Dhjetorit- janë thelbësore. Mendoj se është e nevojshme një vëmendje shumë e madhe për shtetin e së drejtës, për funksionimin e drejtësisë, për luftën kundër korrupsionit, luftës kundër krimit, për forcimin e administratës publike. Këto janë mës të tjerash disa nga 12 prioritetet. Mendoj se nëse do të ketë impenjim të fortë në këto sektorë ekzistojnë të gjithë kushtet për të patur një përgjigje të favorshme nga ana e Europës. Nga ana e Italisë, ne nuk do të mungojmë se kryeri cdo veprim, por i kërkojmë Shqipërisë, që t’na ndihmojë ta ndihmojmë.
Në çfarë këndvështrimi Italia i shikon përpjekjet e deritanishme të Shqipërisë në përmbushjen e 12 prioriteve të vendosuara nga BE-ja?
Nuk ka dyshim për këtë, që Italia është vendosur në favor të rrugës europiane të Shqipërisë. Shqipëria ka bërë progrese të medha në këto 20 vite, besojmë, pjesërisht edhe në sajë të kontributit dhe ndihmës së Italise. Ne jemi të bindur absolutisht për vendin që Shqipëria duhet të zërë në Europë. Logjikisht do të jetë një vendim i karakterit të përgjithshëm. Ne do të jemi avokatët e Shqipërisë, por e rëndësishme është që kemi elementët për ta vleresuar.
Sa i mundshëm është marrja e statusit të vëndit kandidat në muajn dhjetor?
Mendoj se kushtet ekzistojnë. Nese muajt përpara nesh do të përdoren plotësisht për të përmirësuar, shtetin e së drejtës, për të forcuar drejtësinë, për të luftuar korrupsionin dhe krimin, shanset (mundësite) janë shumë të mira. Procesi zgjedhor shkoi shumë mirë dhe do të jetë sigurisht një faktor që do të peshojë shumë në vendimin e Dhjetorit, por ka shumë gjëra të tjera që duhet përmbushen dhe shumë do të varet se si do të përdoret kjo periudhë, nga tani deri në fund të Dhjetorit.
po nuk beri ndonje procke sb do e marrim statusin se boll na bllokoj halja serbe
Eh…,kur s’ke pushtet asnjeri s’te don, or BAC?
PO dihet tashtina qi kamunistet ngriten puq te jasthem ne te mrenshem per Doktorin.
edvini duhet te mbeshtetet te italia,dhe jo te greqia qe do te na beje gropen.
Mos hap kutite se cfar u fitua u fitua,cfar u ble,cfar u vodh ska dert.Na e ler ket piktorin ta ngulim pak se e ka qef e zanat at pune.Te semure si ky i sherojme mire ne te Europes,andaj sidomos ket te gjatin e shtafellajit.
SHTTT ORE TI SE PO DEGJOI POZITIVITET SALIUA E KTHEU PERMYS,LERE MUTIN NASHI SE VJEN ERA,, hahahah
ANALIZE : Po emer e mbiemer ka ky ambasadori ?
Ju urojme qe jeni kthy edhe ju ne lypsa e keshtu qe jemi bashke ne nje barke ( con i albanesi ) !
Edhe romet e Rumanise i keni trajtu tash 20 vite me mire se sa ne !
Jam tash 6 vite e punoj ne te zeze ne ndertim pa dokumenta !
Marredhanie te shkelqyera po po me mafien i keni te shkelqyera marredheniet z Ambasador Pa Emen.
Ka rreth 150 000 mije punetore shqiptare qe punojne ne te zeze ne Itali z Ambasador, e ju flitni per viza turistike tre mujorshe. Rrencake. Po tesh nuk keni çka me vjedhe ma ne Shqiperi e ndoshta filloni me ndrru mend …
Edhe mafia e ka zakon e nuk e kallzon emrin z. Ambasador i Italise…
sala do gjukuar per cfare i ka bere ketij kombi ka 23 vjet