Deputeti socialist, Erion Braçe, ka denoncuar gjendjen kritike në të cilën ndodhet buxheti i shtetit. Sipas Braçes, arka e shtetit është bosh. Ai ka akuzuar Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, se ka financuar fushatën e Berishës, duke paguar çdo qindarkë të marrë borxh nga Berisha.
“Në 6 muajt e vitit të ikjes, veçmas në Mars, Prill, Maj, Berisha nuk mblodhi:
130.000.000 dollarë të ardhura tatimore!! (Paratë ju falen klientëve të Sali Berishës për nevoja elektorale)
Në 6 muajt elektorale, veçmas në Mars, Prill, Maj, Berisha mori:
380.000.000 dollarë borxh dhe e çoi në këtë nivel deficitin e brendshëm (është 155 milionë dollarë me shumë se plani).
Paratë e marra borxh, u përdorën për shpenzime elektorale, “investime”: 122 milionë dollarë në mars- prill, 80 milionë dollarë në prill- maj, 67 milionë dollarë në maj- qershor. Në total: 269.000.000 dollarë të paguara në vetëm 3 muaj.
Një pyetje e rëndësishme endet në ajër e përplaset me surratin e Berishës: Çfarë u ndërtua në 3 muaj me këto para?
Në anën tjeter, të kthehemi tek arka bosh.
Paratë u moren borxh në shumicë nga marsi në qershor: 94 milionë dollare në mars- prill, 91 milionë dollarë në prill- maj, 88 milionë dollarë në maj- qershor. Totali 273.000.000 dollarë borxh për tre muaj.
Në 6 muaj huamarrja e brendshme është sa 91% e planit vjetor!!
Për 6 muajt e tjerë kanë mbetur vetëm: 28 milionë dollarë!!
Banka e Shqipërisë, Guvernatori i saj e lejoi dhe pagoi qindarkë më qindarkë nevojën elektorale të Qeverisë së Sali Berishës për të marrë borxh!!
Nuk i tha atë qe e detyronte ligji ta bënte: NDAL!
Në mënyrë të përseritur ai “bashkëpunoi” dhe pagoi shpenzimet elektorale tëe Sali Berishës, deri në qindarkën e fundit, por me paratë e popullit.
Lexoni edhe këto shifra:
Në 2009-tën, viti i zgjedhjeve politike, ai e lejoi Qeverinë dhe pagoi deri në nivelin e deficitit:293.000.000 dollarë;
Në 2010-tën, viti normal, ai e lejoi Qeverinë dhe pagoi deri në nivelin e deficitit: 124.000.000 dollarë;
Ne 2011-tën, viti i zgjedhjeve lokale, ai e lejoi Qeverinë dhe pagoi deri në nivelin e deficitit:228.000.000 dollarë;
Në 2012-tën, viti normal, ai e lejoi Qeverinë dhe pagoi deri në nivelin e deficitit: 128.000.000 dollarë;
Në 2013-tën, viti i zgjedhjeve politike, ai e lejoi Qeverinë dhe pagoi deri në nivelin e deficitit:380.000.000 dollarë.
Ka bashkëpunuar me qeverinë në çdo vit zgjedhjesh.
Ky është viti kur ka qenë më bashkëpunues se kurrë.
Ky është viti kur u hodh me kokë!!
Por, ky është shpërdorimi më i madh i pushtetit të Bankës së Shqipërisë deri në varësi totale ndaj qeverisë”, shprehet deputeti socialist.
Po ti mo Braçe u zbraze sot…!? Meqënëse shumica nga ne nuk i dimë këto shifra në janë reale apo jo, publiko të paktën dhe se nga i ke marrë, pra burimin e informacionit.
Faleminderit
ne qofte se ka fakte se ku vajten keto para …konkretisht per fushaten e zgjedhjeve per demokratet..dhe ka shkelje ligjore …jo llafe kritike por te ndeshkohen penalisht para gjygjyt..
edhe fullani njesoj si te tjeret duhet ti kaloje hetimit.
paret tona i shkelen me kembe full hanet.
DURONI SE ARKEN E MBUSH META ME KOKEDHIMEN. MUND T’A NDIHMOJNE DHE RROSHI E GRISELDA…DURIM…
Mira,
Shifrat jane te sakta. I ke te publikuara tek faqja zyrtare e Bankes se Shqiperise dhe tek faqja e Ministrise se Financave. Futu tek ankandet e letrave me vlere te zhvilluara nga fillimi i vitit deri tani, krahasoje me kalendarin e publikuar nga Ministria e Finances per vitin 2013 dhe do shohesh qe ato qe thote Brace jane te sakta. Madje kane nisur
Mira,
Shifrat jane te sakta. I ke te publikuara tek faqja zyrtare e Bankes se Shqiperise dhe tek faqja e Ministrise se Financave. Futu tek ankandet e letrave me vlere te zhvilluara nga fillimi i vitit deri tani, krahasoje me kalendarin e publikuar nga Ministria e Finances per vitin 2013 dhe do shohesh qe ato qe thote Brace jane te sakta. Madje kane nisur qe tani diskutimet per rritjen e borxhit vjetor perderisa per 5 muajt ne vijim ka mbetur nje shume e paperfillshme per tu marre. Dhe sa per dijeni ankandi i radhes do te jete me pak sesa kalendari i publikuar ne fillim te vitit sepse ne ankandet e meparshem eshte marre me shume sesa kalendari. Pra qeverise se re nuk i mbetet zgjidhje ose te rrise edhe me shume borxhin pertej parashikimit ne buxhet, meqe mbi 90% e tij eshte marre tashme, ose te mos jape rrogat per 6 muaj.
Respekte,
@ Denis
Pra qeverise se re nuk i mbetet zgjidhje ose te rrise edhe me shume borxhin pertej parashikimit ne buxhet, meqe mbi 90% e tij eshte marre tashme, ose te mos jape rrogat per 6 muaj.
Ose të reduktojë burokracinë , ministritë dhe të “nikoqirepsë” sa më shumë të jetë e mundur dhe qindarkën…
P.S. Kjo është një përgjigje shpejt e shpejt…, për më shumë analizë dhe propozime, më vonë….
Përshëndetje
Mira,
Qeveria e re nuk ka asnje mundesi per te “nikoqirepsur” edhe cdo qindrake sepse eshte matematikisht e pamundur te shperndash ne 5 muaj dicka qe eshte per tu shpenzur ne nje muaj. Berisha i ka lene Rames toke te djegur, dhe kjo eshte nje e vertete e pamohueshme nga askush.
Qeveria e re nuk ka absolutisht asnje zgjidhje tjeter vecse te rrise edhe me tej borxhin.
Respekte,
@Mira – me fal, po a ke mendje ne koke ti apo jo ???????
Si mund te shkruash keshtu ? Artikulli eshte qe bushtrat e qeverise me kryepushtin sahalene tend kane vjedhur 90% te arkes, dhe ti thua qe qeveria qe vjen, qe ka vecse 10% ne arke !! duhet te nikoqirepse cdo qindarke ?? Me fal, po vertet kaq poshte e ul veten duke mbrojtur nje bastard qe 70% e Shqiptareve e shohin si kryehajdut dhe e shporren nga karrigja ?
Une jam i bindur, qe edhe ti Mira, ashtu si 90% e pjesemarresve te forumeve, nuk je ndonje perfituese e mirefillte e politikes se sahalese (pervcse nese e ke shtepine ne … dhe sahaleja te ka premtuar legalizimin …) – atehere si ka mundesi ta mbrosh ??
Per me teper, si mund ta mbrosh kaq pakuptim ??? Ai kryebastardi, jo vetem qe ka vjedhur 90%, por edhe ato 10% qe kane ngelur do ti hedhe ne “rritje pensionesh dhe rrogash” … kurse ti thua te nikoqine edhe qindarken keta qe do vijne !!
Me fal, por kaq egoiste je o njeri ?? Kaq shume e ulni veten sa beheni edhe tradhetare te gjuhes qe shkruani, vetem per te mbrojtur nje bastard qe e ktheu Shqiperine ne analfabete ??
Nuk kuptoj dhe me vjen veshtire te lexoj shkrimet e tua, nuk je aspak realiste dhe bile as atdhedashese kur shkruan keshtu.
Nejse, vazhdo, se ne fund te fundit, ti ne mendjen tende, sahalese ja di per nder qe shkruan ketu ne forum !!!
ai, nje ish komunist i ashper e solli demokracine ne Shqiperi (e mbante te fshehur te uturaku i tij dhe e nxorri per @Mira-t jo jo, jo te ai uturaku qe mendojne keta te ligjte … kishte nje uturak tjeter sahaleja, e mbante sekret) dhe te dha mundesine qe edhe ti te shkruash, packa se je antishqiptare ne cka shkruan.
ai, pushti me i madh i te gjitha kohrave i solli internetin Shqiperise (kishte nje kabllo te gjate ne bythe dhe e shtroi me leket e veta qe te kene internet @Mira-t).
ai kryebastardi me i madh i Kombit i dha mundesine Meros te shkruaje cfare te doje ne Gazeten e tij (me fal o Mero per kete shaka ofenduese, por te jesh i sigurte qe @Mira-t nuk e kuptojne)
ai burri me i poshter i malesise beri qe mbi 30% e Shqiptareve te jene te lidhur vecse nga larg, nga mergimi me Dheun Meme (dhe te futen neper Forume ku flitet Shqip nga dashuria per Shqiperine dhe te mos sprapsen edhe kur lexojne @Mira-t qe te hapin barkun me qorresine dhe egoismin e ulet) dhe qe te pakten edhe 30% te tjere Shqiptare duan vecse te ikin sa me pare !!!
Po e mbyll sepse sdua te behet roman, por prape nuk kuptoj se si mund te mbrohet pa asnje lloj interesi dhe ne menyre kaq ofenduese per intelektin njerezor, nje kryemaskara i tille si sahale berisha
BURG BURG BURG – per kedo qe ka prekur interesat e VENDIT TIM
@Arbeni që ecën vetë!
Benush …,dukesh që je një militant i denigruar.
BURG BURG BURG – per kedo qe ka prekur interesat e VENDIT TIM
Kur shkruani Vendi IM, duket sa mjeranë që jini. Ta bleu Edi ty.., të hymë dhe të dalim nga Vendi Tënd, apo si ta shikosh ti të arsyeshme.
Tani unë e kam të vështirë që të matem me një si ty me IQ 60, nuk jemi të tërë të zgjuar dhe nuk ecim të tërë me këmbët tona, O Arben…!
Bëj një copë të mesme që të futesh në punë dhe leri llafet e tepërta.
Futeni ne Burg , mos e falni sikur i fali Berisha Hajdutet dhe i vuri ne sherbim te familjes se vet. Ne mos shume shpejt do ta theyni edhe ju qafen Brace….
I pari qe duhet te shkoje ne gjykim eshte Fullani.
“Ne jemi ndryshimi, përpara”
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/ne-jemi-ndryshimi-perpara.html
Brace, arka e shtetit qe eshte bosh, ne kete po ta themi cdo dite, ka mbi pes vjet qe esht bosh, por po te doni ju ta mbushni e mbushni se paret jane aty, sekuestroini cdo gje dhe shif kur te dilni suficit.
Vetem nga ai byt…shk…eri ne Kamez, qe ka paguar nga parate e shqiptareve mbi 60-mesues mbi normen, kini gjithe te drejten ta konfiskoni me vila dhe me breke po deshet ju, jo ta denoni me tre vjet qe te rri urte.
PS-aj duhet te mbledhi taksat.Po mblodhi taksat eshte ne regull –Aty jane parate
Braçe me siper thote :
“Banka e Shqipërisë, Guvernatori i saj e lejoi dhe pagoi qindarkë më qindarkë nevojën elektorale të Qeverisë së Sali Berishës për të marrë borxh!!”
Me sa di une ne se qeveria ka nevoje per leke, ajo autorizon ministrine e financave qe, te marri nje borxh te caktuar ne tregun e brendeshem. Ky borxh merret me anen e tenderit te e bonove te thesarit. Ministria e financave percakton shumen e tenderit, normen e interesit dhe maturitetin.
Ministria e financave urdheron banken e Shqiperise te organizoje tenderin dhe mbaron kjo pune.
Pra une ketu, ne kete rast nuk shof ndonje pergjegjesi te Governatorit te bankes se Shqiperise pergjegjesi mban qeveria.
Ka mundesi ta kem edhe gabim. Kush merr vesh do ti lutesha te thote dicka.
Pershendetje
Plaku,
Nje pjese te financimit me hua te qeverise (bono thesari) e ben edhe Banka e Shqiperise ne cdo ankand. Ankandet nga ana tjeter i organizon Banka e Shqiperise. Mes Bankes se Shqiperise dhe Ministrise se Financave ka marreveshje per ankandet e bonove dhe te obligacioneve. Banka e Shqiperise eshte pergjegjese e drejtperdrejte per politiken monetare. Banka e Shqiperise ka te gjitha mjetet e lejuara ligjore dhe rregullatore qe te frenoje huamarrjen e qeverise, por nese do ta bente sot Fullani nuk do te ishte guvernator por armik i qeverise. Eshte pergjegjesi e drejtperdrejte e Bankes se Shqiperise situata ku jemi. Gabimi i Braces eshte se ja faturon ekskluzivisht vetem Fullanit. Sigurisht qe Fullani eshte pergjegjesi kryesor por nuk duhet harruar qe nje here ne muaj, organizohet mbledhja e Keshillit Mbikqyres te Bankes se Shqiperise ku merren vendimet me te rendesishme te politikes monetare ne vend, nje prej te cileve edhe norma baze e interesit. Dhe ne asnje moment ky Keshill MBikqyres nuk ka folur per uljen e huamarrjes nga qeveria. Pjese e ketij Keshilli eshte edhe zonja Ermelinda Meksi (per te te kujtuar debatin per INSTAT). Kolltuku mik eshte shume i embel dhe per hir te tij njerezit bejne kompromise te paskrupullta.
Respekte,
Denis,
Shume te faleminderit per spjegimin e sakte. Denis, me fal por si diletant qe jam nuk kuptova se, cfare lidhje ka noram e interesit te lekut me borxhin e brendeshem publik ? Ne se ke kohe dhe deshire do te ta dija per nder te ma spjegoje. Gjermanet thone : Durch Fragen lehrnt man. Duke pyetur njeriu meson.
Denis, une kam te meten qe ne se me jep gishtin, te kerkoj pastaj doren.
Denis, kendej eshte shume vape dhe prandaj une te uroj ty dhe familjes ne fund-jave sa me te fresket.
Pershendetje.
i rrit interesat !!! nese ti merr nje shum lekesh nga banka me an te obligacioneve banka e fullanit i cakton interesin e hua marrjes! fullani i ka dhen lek por ja ka dhen me intere te ulta! norma e interesit behet per qellim limitimin e inflacionit! por problemi esht qe sa me i lart esht borgji publik aq me i lart esht norma e interesit te hua marrjes !! por ka dhe nje gje tjeter qe leket qe merr borgj qeveria ndikon te privati!! leket qe banka e fullanit do i jepte per privatin ja jep qeveris!! problemi i qeveri te tanishme esht
1. te shlyej borgjet
2.por dhe te marri lek per shpenzime
ka nje gje te mir qe banka e fullanit nuk esht si bankat ne europ qe varen totalisht nga BE. Po te ishte sot shqiperia anetaret e BE norma e interisit do ishte shum shum me e lart! gje qe do rriste difictin ne menyr marremendese dhe rrjedhimisht dhe borgjin.
gjeja e mir esht qe nuk jemi anetare e BE!
por problemi i madhe esht qe qeveria ka marr lek nga jasht jo ne shqiperi dhe me interesa shum shum te larta!!
@ Plaku,
Norma baze e interesit eshte norma baze e ekonomise, norma me te cilen Banka e Shqiperise kryen operacionet ne tregun e hapur. E thene me thjeshte, aktualisht eshte 3.75%, dhe instrumenti kryesor monetar eshte huamarrja/huadhenia 1 javore, marreveshjet e riblerjes dhe te anasjellta te riblerjes. Kjo do te thote se kur Banka e Shqiperise jep borxh (bankave te nivelit te dyte vetem) ne LEK, e ben minimalisht me 3.75% ndersa kur ju merr borxh ketyre bankave e ben me jo me shume se 3.75%. Kjo do te thote qe bankat e nivelit te dyte e marrin borxhin nga banka qendrore me 3.75% (kur nuk gjejne me lire mes njera-tjetres). Por perse e marrin bankat kete borxh me 3.75%? Qe ta japin diku kredi me shtrenjte (huadhenia qeverise, blerja e borxhit qeveritar). Pra sa me e ulet te jete kjo norme baze, aq me i lire eshte cmimi i parase qe qarkullon ne ekonomi, aq me shume bie cmimi (interesi) i huave qe japin bankat, sepse bankat e marrin vete me ulet huane qe me pas e shperndajne si kredi. Prandaj ky mjet eshte thelbesor ne percaktimin e interesave te letrave me vlere te qeverise (kuptohet rendesi ka edhe likuiditeti i tregut por une e thjeshtova shembullin per lehtesi kuptimi). Besoj ke degjuar qe per here te pare ne shume vjet ne maj te 2013 portofoli i kredive eshte tkurrur, qe do te thote se bankat jo vetem qe e kane ulur kredine por NUK po japin me FARE kredi. Por nga ana tjeter ato bejne fitim. Si mund te bejne fitim nderkohe qe paguajne interesa per depozitat dhe nuk japin kredi te reja? Duke i dhene borxh qeverise deri ne 90% te kalendarit vjetor. Pra e thene shkurt qeveria eshte fajtorja e drejtperdrejte qe sot kreditimi eshte stopuar, qeveria bashke me Fullanin qe nuk duhet te kete paresore kreditimin e qeverise per efekt eletoral, por kreditimin e ekonomise. Per kete eshte fajtor Fullani, gjithe Keshilli Mbikqyres dhe drejtoret perkates ne Banken e Shqiperise, sepse paguhen me miliona jo per te menduar si te ndihmojne qeverine por ekonomine, qe e perfitojne te gjithe jo vetem disa.
U zgjata pak por shpresoj qe isha mjaftueshem i qarte.
Respekte,
@ Denisi
Pra me pak fjalë qytetarët dhe kursimet e tyre mbajnë qeverinë, nqs nesër një bankë thotë që unë falimentova sepse më ka shteti borxh dhe unë kam të “drejtë” të “konfiskoj” kursimet…si i bëhet..? Sa është siguracioni i kursimeve në rast falimentimi..?
Bankat e nivelit të dytë depozitojnë rezervat e detyrueshme në B.Sh. 20% të shumës së kursimeve.(në mos gaboj…më korrigjoni)
Pra nqs është zbrazur “arka e shtetit”, mos do të thotë që do zbrazen dhe kursimet tona…..!?
banka falimenton kur jep kredi te keqija nuk ka lidhje fare me ate qe thot denisi
kredit e keqija jan qe ti merr lek te banka dhe nuk i kthen leket dhe nese behen me mijera, banka falimenton!! po na ka lidhje fare me cfar thot denisi!!
denisi thot qe per faj te qeveris interesat ne hua marrjen ne banken qendrore rriten!! shteti e merr interesin me 3.75 po ashtu dhe banka private. banka private jep me von per shembull ty jo me 3.75 po 5 per profitin e saj!!
inflacioni esht brenda normave keshtu qe fullani mund te vazhdoj ti jap lek qeveris!!
por keto borgje qe qeveria ka ber keto 8 vjet!! po jemi ne qe do i paguajm !!!
@ Mira
Sigurisht qe jane kursimet e qytetareve ne banka qe perdoren per te blere borxhin e qeverise, kjo eshte krejt normale ne te gjithe boten. Mos harro qe nese falimentonte Greqia rrezikonin pervec gjithe bankave greke (qe kishin blere borxhin grek) edhe disa banka fraceze dhe gjermane dhe nvestitore te tjere te huaj. Sepse bankat i japin kredi qeverise per te bere fitim, me nje norme interesi me te ulet sesa kredia qe japin per individet dhe kompanite, por serish me fitim per bankat. Dhe nese kjo kredi nuk kthehet banka ka me pak mundesi per te shlyer detyrimet e saj (te ktheje depozitat tek klientet)…
Me ligj ne Shqiperi jane te mbrojtura 100% te gjitha depozitat deri ne 2,500,000 lek (te reja) per banke. Pra nese ti ke depozite 10 milione lek te reja, mund t’i vendosesh depozite me afat ne nje banke dhe ne rast falimenti te saj te kthehen 2.5 milione te plota, dhe nese mbetet ndonje gje tjeter pas shlyerjes se detyrimeve te bankes edhe pjesa tjeter, ose mund ta ndash 10 milione ne 4 banka nga 2.5 milione dhe je e sigurt qe ne cdo rast merr te gjithe shumen sepse tek cdo banke je e mbrojtur 100%. 2.5 milione lek perllogaritet dhe per depozitat ne valute (ekuivalenca e 2.5 milione lekeve me kursin zyrtar te kembimit). Institucioni pergjegjes eshte Agjencia e Sigurimit te Depozitave dhe te gjitha bankat e nivelit te dyte ne Shqiperi jane te regjistruara tek kjo agjenci, pra te gjitha depozitat deri ne 2.5 milione lek (ose ekuivalenca ne valute) ne te gjitha bankat shqiptare, jane te siguruara 100% nga falimenti. Me depozite nenkuptohet edhe llogaria rrjedhese, llogaria e kursimit etj.
Rezerva e detyrueshme eshte tjeter gje dhe aktualisht eshte 10% e totalit te depozitave te bankes dhe paguhet cdo muaj. Eshte nje nder faktoret kryesore ne tregun e parase sepse vlera e tij ndikon drejtperdrejt likuiditetin ne treg. Nese do te ishte me e larte (20% sa thua ti), bankat do te ishin te detyruara te depozitonin cdo muaj tek llogarite e tyre tek banka qendrore 20% te totalit te depozitave duke pasur keshtu me pak fonde te lira per t’i dhene kredi, pra do te ishin me pak likuide. Nese do te ishte me e ulet, bankat do te kishin me pak fonde te detyrueshme per t’i “bllokuar” tek llogarite e tyre te banka qendrore duke pasur keshtu me shume para te lira per t’i dhene kredi, pra do te jene me likuide.
Nuk e kuptoj ne fakt cfare nenkuptohet me termin arka e shtetit? Edhe nese ndonjehere qeveria nuk do te kete mundesi te shlyeje detyrimet, do t’i bjere shkurt dhe do te prese para. E di qe shume do te hidhen e do te thone se kjo sjell inflacion, por kete gje po ben banka e shqiperise qe nga 2008 dhe zyrtarisht inflacioni ketu ka qene ne parametrat e kerkuar 2% plus-minus 1% (ndonese kam dyshimet e mia shume te thella qe kjo vlere nuk eshte aspak realiste).
Te jeni te bindur te gjithe qe nse falimenton qeveria, edhe sikur ato parate qe keni futur ne banka t’i mbanit ne jastek, nga frika mos ju ikin leket me bankat, prape i keni te humbura sepse kolapsi ekonomik qe do te pasonte do t’i zhvleresonte brenda muajit ato para.
Respekte,
@ denis
Përgjigjuni pa komplekse dhe me sinqeritet! A janë bankat e nivelit të dytë në Shqipëri “Piramida”? Përse mos ndryshohet ligji që të sigurohen 100% e kursimeve të qytetarëve? Cili është shkaku që në Shqipëri vijnë vetëm banka që nuk janë shumë me emër në Europë(janë të njohura vetëm në ish bllokun komunist të Europës Lindore)? A janë bankat shqiptare (të formuara me kapital qytetarësh shqiptarë) të sigurta….?
Përshëndetje
@ Mira,
Po te pergjigjem pa asnje kompleks ? Me sqaro cfare nenkupton ti me sistem piramidal sepse ne konceptin tim (ponzi scheme) asnje banke ne Shqiperi nuk eshte piramidale.
Asnje shtet i botes moderne nuk i ka depozitat te siguruara 100% asnje, eshte financiarisht e papranueshme.
Gabon kur thua qe ne Shqiperi vijne vetem banka pa emer ne Europe. Raiffeisen, nuk eshte pa emer. As Intesa Sanpaolo, as Societe Generale, as Credit Agricole, as Alpha Bank, as Veneto, as NBG, as Pireaus…
Sa per sigurine e bankave me kapital shqiptar (kane kapital dhe nga investitore te huaj) Benjamin Franklin ka thene se ne kete jete te sigurta jane vetem vdekja dhe taksat, asgje tjeter ?
Respekte,
Denis,
Faleminderit per pergjigjen si gjithmone shuem te sakte . Me fal per vonesen ne pergjigjen time sepse tani u ktheva ne shtepi (ora 02:24 e nates ) sepse ishim ftuar ne nje datelindje.
Ketu eshte nje vape e tmereshme. Te uroj nje dite te djele te kendeshme per ty dhe familjen.
Eshte bosh arka e shtetit ,pyesni kryetarin e ardhshem te kuvendit shokun lilo floriri mbase u tregon Kur jane parate ,si bashkeqeverises me salehun para 23qershorit .
Fullanin e kishte zonë gjumi të shkretin ke dhoma bashkëshortore që ka bërë në bankë e nuk dinte gjo se çpo bote saliu.Sa shkoi Edi i doli gjumi dhe nga frika u permorr dhe i merrej goja të shkretit e nuk lidhte dot fjalët.
Edhe ky të dënohet për fajet e tij si të tjerët e tu konfiskohet pasuria për të larë krimet ekonomike që i kanë bërë këtij vëndi
@ Elida
Fullani s’ka per tu denuar kurre dhe e di perse? Sikur t’i harrojme gjithe lidhjet qe ka me Ramen dhe shume deputete te PS (disa prej te cileve familjare te afert te disa drejtuesve kryesore te Banka Qendrore), gruaja e Fullanit eshte gjykatese ne Gjykate e Larte. Ishte kjo gjykatese e cila shpalli te pafajshem Ilir Meten per “bllokun e zi”. Ja pse Fullani do ta coje deri ne fund edhe kete mandat te dyte.
Respekte,
Nuk me thua,Denis,a egziston mundesia qe Fullhani te largohet para afatit,ne rruge Ligjore,nga detyra e tij?
@ Dean
Cdo drejtues shteteror mund te largohet para kohe nga detyra, edhe vete presidenti, nese faktohet se ka kryer shkelje ligjore. Dhe Fullani ka kryer shkelje ligjore, te njohura e te panjohura per publikun. Por nuk ka per ta gjetur asgje, per arsyet qe te citova me siper. Mbaje mend kete qe po te shkruaj dhe nese ndodh ndryshe ma kujto.
Respekte,
per denisin dean etj
problemi esht qe banka e shqiperis esht e pavarur politkisht!! esht ne letra por jo ne realitet!! fullani esht nje nder guvernatoret qe ka qen kelyshi i berishes!! dhe ka mbuluar berishen per cdo gje!! por qe rama nuk mund te bej asnje gje per te gjykuar fullanin!! brace , cani e shum te tjer i kan nxjerr te palarat fullanit por fullani esht i paprekeshem me ligj!!
ligji thot qe arsyet e shkarkimit të guvernatorit janë të natyrës
jopolitike. E vetmja menyr ku fullani mund te shkarkohet esht:
me pamundësinë për të kryer detyrën
me dënime nga gjykata
me mosmarrje pjesë disa
herë rradhazi në mbledhje të këshillit mbikëqyrës
me shkelje të etikës së punës, me cënim të thellë të interesave të bankës etj..
Normalisht, renditja e arsyeve jopolitike për shkarkimin e
guvernatorit tregon për një shkallë të lartë pavarësie të bankës
qendrore.
FULLANI PER MOMENTIN NUK MUND TE KAPET NE ASNJE NE KETO PIKA
NORMAT E INTERISIT NUK JAN CENUAR
GJYKATA DUKE QEN KOMPLET NE SHERBIM TE SALIUT HARROJENI QE TE GJYKOJ FULLANIN ETJ ETJ
I VETMI QE MUND TE SHKARKOJ FULLANIN ESHT LEGJISLATIVI DMTH PARLAMENTI!
PER TE SHKARKUAR FULLANIN DUHET SHUMIC E CILESUAR GJE QE RAMA VETEM SE BEN DOT DUHEN DHE VOTAT E METES ETJ
FULLANI ESHT I PAPREKSHEM QEVERIA NUK E PREK DOT SEPSE BANKA ESHT E PAVARUR NGA QEVERIA
Fullani, sic e thashe, mund te shkarkohet per shkelje ligjore, te cilat i ka kryer. Banka e Shqiperise e ka te ndaluar me ligj financimin e drejtperdrejte te qeverise, dhe kete e ka bere. S’po i futem pastaj pamundesise se tij per te kryer detyren (per shkak te kapacitetit shume te kufizuar intelektual qe ka) apo shkeljes se etikes se punes dhe cenimit te thelle te interesave te bankes. Rastet e shkeljes nga drejtuesit e bankes qendrore jane kaq flagrante saqe ata duhen shkarkuar ne vend te gjithe. Mos kujtoni qe socialistet nuk i kane ditur dhe nuk i dine. Thjesht nuk ju intereson te flasin sepse asnje qeverie nuk i intererojne institucionet e pavarura pasi te gjithe e pelqejne te kene kontroll. Edhe Rames i pelqen varesia e Fullanit sepse do t’i hyje shume shpejt ne pune dhe nuk do t’i hape telashe per probleme ekonomike qe Rama nuk ka as kapacitetin t’i degjoje e jo me t’i kuptoje. Prandaj kot i bien njerezit legenit se s’do te arrihet asgje. Keto shkelje, sic e ka nxjerre Bracja, behen prej shume vitesh (dhe keto jane vetem ato qe i tregohen popullit) dhe asnje parti politike nuk ka kerkuar ndonjehere zyrtarisht shkarkimin e ketij guvernatori apo ketij keshilli mbikqyres.
Respekte,
fullani ka shkelur ligjin per shum gjera si marria ne pun te gjith familjarve te oborrtarve te berishes, per hargjimin per interesat e tij me miljona lek ne interesat e tij etj ketu ne jemi te dy dakort
per te shkarkuar fullanin duhet qe nje pal te denonconte shkeljet e fullanit ne prokurori ne menyr qe te hapej nje proces gjyqesor per te !!
por pytja ime esht:
cfar beri gjykata per rastin e argites a e nxorri te pafajshme
sa raste gjykata i ka nxjerr te pafajeshme shum qeveritar mgjth ishin te fajeshm
gjykata esht komplet e intrumentuar nga berisha po te dish rastin e fundit miku i ngusht i berishes(se ja kam harruar emrin sot esht ne gjykaten e lart) e shum raste si keto
nese brace do conte ne gjykat fullanin ti kujton qe gjykata do e gjykonte djetesisht?? jooo
ateher a do ishte mir per ramen qe te qoj ne gjykim ate qe e financon me lek per te ber shpenzime publike ne te mir te vendin por qe ky person ne fjal fundja fundit nuk do gjykohej por do dilte i pafajeshme me gjith rastet flagrante???
dmth do kishte nje luft te hapur midis bankes dhe shteti!!
fullani do i jepte lek qeveris me interesa te larta duke nxjerr shum justifikime!! esht i pavarur mund te bej cdo gje me politkat monetare
rrespekte
Faleminderit Denis,dhe “egi”, per shpjegimin.
problemi o dean esht qe fullani duhet te paguaj per cdo por nuk ka ligj!! dhe po iku fullani te njejten gje do bej dhe dikush tjeter si fullani duhet nje ligj ku guvernatori nuk duhet te perfitoj nga pavarsia e bankas dhe te bej cte doj ai!! edhe ne vendet e huaja esht i njejti problem!!
faktikisht analistat duhet te flasin per ket rast ne shqiperi , por deri tani asnje skam degjuar te bej nje emision pikerisht per ket problem!
Eh sa veta duhet te paguajne ne Shqiperi,mo ”egi”,po hajt mo.
Pandeshkueshmeria eshte Kulture ne Shqiperi,ndersa ne qe komentojme vecse shprehim Dufin ton,pa ne e dime shume mire se asgje s’ka per te ndodh.
@Denis dhe @Egi – ju faleminderit qe shkruani, keto jane komente dinjitoze, qe ne bashkeatdhetareve qe sna intereson asnje emer pervec emrit Shqiperi, na bejne te hyjme me qejf ne forum, te ju lexojme dhe te mesojme nga cka sqaroni Ju.
Shkruani miqte e mi, jini te paanshem dhe jini Shqiptare te paster.
Pershendetje dhe Faleminderit
BURG BURG BURG per kedo qe cenon interesat e VENDIT TIM
Denis,
Konfirmoj ate qe the per gruan e Fullanit.
Pershendetje
Po Sala me qeverine keto 65 muajt e pare te vitit ngelen me gershere ne dore.Perpara tyre shkonin karrocat me nga 1 lopat asfalte per te bere rruget,ja pra o njerez sa na kane kushtuar mbushja e gropave dhe perurimet.Pastaj nuk la njeri pa prit e percjell , e si thoni ju te mos i jepte pare Fullani, e ku ja mbante te shkretit.Pastaj bashke me fullanin fajin e ka edhe bordi i bankes qe e kane mbeshtetur,prandaj ai nuk eshte i vetem ne kete megaborxh kryeministror.
Brace, ben mire qe tregon problemin me shqetesus, qe jane financat e vendit. Ketu komentojne disa plehra qe nuk e di nga i rrjedh kjo fryme e keqe. Beni padi penale, si per fullanin ashtu dhe per boden. llafet i merr era. Kush ka abuzuar me parate e shqiptareve, ta mbaje frymen tek shtate penxheret. Kemi 23 vjet ,qe asnje minister dhe kryeminister nuk ka mbajt pergjegjesi, per shperdorim te finacave shqiptare. Shteti ligjor kerkon zbatim te ligjit. populli ju dha voten per drejtesi ,dhe jo vetem per konstatime..
ne cdo vend te botes demokratike ky han burgun.. plaku ;; pergjegjesia eshte e perbashket si e governatorit si e qeverise sepse normat e interesit dhe inflacionin e nxjerr banka e shqiperise e jo qeveria .. qe ne 2009 ky njeri ka bere krim financiar sepse nuk duhet te pranonte rritjen e rrogave nje muaj para zgjedhjeve sepse norma e inflacionit kishte parametra teper negative . asnje guvernator ne vendet demokratike se lejon kete .
Ekzistojne fatura nga institucionet,per periudhen janar-qershor,te gjitha te mbushura ne menyre fiktive ne muajin qershor.
Mund te kontrollohet dhe data e daljes se lekve nga banka,per te vertetuar vjedhjen.
Specialistet e PS duhet te zberthejne skemat koruptive Qeveri-banke.
Ne muajin qershor jane vjedhur leket,faturat jane mbushur ne menyre fiktive dhe firmosur nga militantet e PD-se.
Ne burg e ka vendin Fullhani, Bode, drejtor borxhi dhe drejtor buxheti ne ministrin e financave. Boll me vjedhje e shperdorime, prandaj te votuam Rama. Shifrat dhe faktet i ke. Nese nuk e ben vijn prap zgjedhjet…
sa djali zgjut ky brace .lum nena parti qe te ka/
Zoti Rama shoku Ridvan Baci ka privatizuar Leshpunuesen e Fierit per nje cop buke,ne kohen qe ispektor i te perndjekurve politik ishte djali i xhaxhait Shpetim Baci i cili aktualisht eshte Drejtori i policis se burgjeve.Ju lutem hetojen kete hajdut te pafutyre.
Zoti Rama Kryeministër i vendit tim.Ju lutem ngrini një komision hetimor te hetoj privatizimin e Leshpunueses në Fier të cilën e mori Ridvani për një cop buke.Me ndihmën e djalit të xhaxhait i cili në atë koh ishte ispektor për të përnjdjekurit politik të rrethit Fier i quajturi Shpëtim Baçi aktualisht ndodhet Drejtor i policis të burgjeve të Shqipëris.
ku e pe arken ti o brace? arken e ka akoma sala dhe nuk po rruan fare cfar mjaullit ti dhe dhe cfar pellet krietari yte.
o “socialist”, ketu eshte problemi, qe ai sala yt qe se rru e ka bo si arken e vet..
@flora….jo burg,shqiptaret paguajne taks per cdo te burgosur. imagjino burgim te perjetshem do paguash 50 vjet,.
mire sikur i ka leket e veta me leket e popullit shiqptar pagoi.me taksat tona jan bere milionera mire na e bejne jemi koqe kandari te gjithe ne shqiperi.na vjedhin edhe u themi falmeinderit i shikojme ne rruge themi i zoti filani ka bere lek.po populli se kupton qe ai eshte bere i pasur duke vjedhur poa ta persona qe e ngrene ne qiell.popull bajge.
keta jetojne ne luks e femijet e tyre jetojne si princa ne europe usa kanada edhe femjet e thjeste shqiptare skane lek per nje akullore ne vere.
Po te jeni te zot futeni ne burg maskarain Fullani,a e dine shqipetaret qe ai qelbesire merr rroge 21mije euro ne muaj sa merr dhe Obama,plus ka vjedhur me ndyraqin berisha,ne burg kalbeni qenin emu…t.
Hej a perfundoi ndertimi i atij burgut privat? Ja kalofsh mire vella
Vetem kur te shoh ndeshkimin me sekuestrim,te pameshirshem per gjithe shkelesit e ligjit dhe kusaret,duke vene toc-fullanin te parin e te tjeret pas tij,,,,,,vetem atehere do te besoj seriozitetin e prononcimit te Braces,sot.Sa per burgosje,kjo ka kosto,,,,financat publike shpetohen dhe shendoshen vetem nga sekuestrimet.
Sa per Ermelinda Meksin si anetare e Keshillit Mbykqyres te B.Sh-se,nuk e meshiroj fare ne pergjegjshmerine e saj ndaj ligjit te shkelur mu para hundes se saj dhe per te cilen ajo mezi belbezonte pa thene ndonjehere ate qe i duhej njerezise.
Banka e Shqiperise eshte Klani i dyte mafios ne Shqiperi pas klanit te familjes. Kupola e saj perbehet nga njerezit me te afert te anetareve te klanit te familjes,burimi i financimit dhe i fshehjes se te ardhurave te tyre. Vetem per blerjen e Hotel Dajtit dhe lenjes se tij pa funksion personalisht Fullani ndeshkohet me min.8 vjet burg. Zonja Ermelinda Meksi duhet te flase ne qofte se nuk i eshte zene gryka nga kockat e Fullanit. Ne Greqi bankat e shkateruan ekonomine por aty i doli per zot BE (jo nga qefi), kurse Shqiperine ne rast krize te tille as Zoti nuk e ndihmon dot.
Vertete nji qeshje madheshtore per kurrizthyerin Berisha ne disfaten e 23 qershorit.
Mundesisht,e vini si diqiture posht fotos lart me treprotagonist.
Né mos kini para gjeni ja rèmbeni atij qeni qè ka vjedhur
Holy Shit…!! Pergjegjesi ne c’do qindark ME FATURA ku jane shpenzuar ne keto 4-er vitet e fundit parat e taksapaguesve..
Tani ka mbaruar koha e fjaleve ( sepse Brace eshte nder te vetmit e PS qe vleresoj per guximin qe ka) dhe ka ardhur e veprave qe duhet te fillojne nga shtatori dhe kete here (per shkak te numrave ne parlament) nuk do te kene asnje lloji alibie per mos permbushjen e ketyre lloji premtimeve( se per te tjerat e dime qe nuk do i realizojne ndonjehere) qe per mua personalisht nuk eshte pak………
Denis gruaja e Ardian Fullanit nuk ka mbrojtur Ilir Meten, por Arjana Fullani ( Xhaja ), ne gjykaten e Larte si Relatore ( kryetare) e gjyqit per ceshjen e padise se ngritur nga Aneta Rama, nena e Edit, ndaj mostres Sali per cenim te dinjitetit, ofendomit dhe shpifjeve te bera ndaj familjes Rama. Zgjuarsia e kesaj trashaluqeje nuk i kalon normat e mediokritetit, eshte daun dhe paafte (Ardian=Arjana) nga ana profesionale. Ajo ne menyre te kundraligjeshme dhe idioateske, nuk e zhvilloji gjyqin duke thene se Sali Berisha nuk mban pergjegjesi per asgje qe thote,trillon dhe ofendon, se eshte Kryeminister. Persa i perket Ardianit, nuk po flas per PAAFTESINE , dhomen e gjumit me krevat dopio ne zyre e shperdorime fondesh, per udhetime e specializime pa fund jashte shtetit, deri ne blerjen e hotel Dajtit 30 milion euro dhe nja 10-15 milion per restaurim, qeraja e larte te godina e ish VEVE-s etj, por pas Berishes eshte KOMUNISTI I dyte ne hijearkine e larte me rroge vjetore 90 Milion lek, qe po jeton . Anetar i devotshem i PPSH dhe teseren e partise e fsheku, pasi PPSH u transformuar ne PS, pra ne vitin 1991. Ka ngrene me luge flori ne kohen e Enverit dhe tani luges se floririt i ka vene diamante, ben jete mbreti dhe ka haremin ne Banken e Shqiperise. Ka ekip volejbolli per femra qe zhvillon turne vetem jashte Shqiperise. Ekipit i volejbollit e ka buxhetin sa 3 federata profesioniste te marra se bashku, si ajo e Mundjes, Volejbollit dhe Atletikes. Zoti na e ka fale Ardian Bullarin ose Oqeani Ardian, nafka te adoleshences e te rinise, vene atij ne lagje dhe ne shkolle. Ka mbaruar gjimnazin Q. Stafa me mesatare 5,4, ngeles per vjeshte ne mature dhe fakultetin per finance 3vjet me mesatre 6. 023. KLargimi dhe denoncimi i tij ne organet e prokurorise eshte ne dobi te transparences dhe shendoshjes se financave.
@ Fat man,
Miku im mesa duket e njihkemi te dy shume mire Fullanin. ato qe ke shkruar per pergatitjen e tij profesionale jane mese te verteta. Edhe per shpenzimet ne Banken e Shqiperise. edhe per faktin qe ka qene nje komunist i devotshem (xhanem do t’i ngjante babait apo jo?)
por gjithashtu Arjana Fullani ka qene edhe ne trupin gjykues te “bllokut te zi”. Mos harro darken te gjiri i Lalzit i familjes Fullani me familjen Meta-Kryemadhi pak kohe para rizgjedhjes se Fullanit si guvernator. Me aq sa di une, Berisha nuk ka dashur rizgjedhjen e Fullanit por kishte kandidat Rulin, por nga presioni i Metes (vendimi i gjykates se larte nuk kishte dale ende), u rizgjodh Fullani. pas rizgjedhjes se Fullanit, Meta shpallet i pafajshem dhe regjistrimet e kasetave te TCH nuk pranohen si prove pavaresisht se specialistet e huaj deklaruan te kunderten (u gjeten 3 specialiste shqiptare, nje prej te cileve kusheri i Pollos dhe gjykata pranoi ekspertizen e tyre).
Ne kete vend gjithcka eshte e lidhur me fije te dyshimta.
Respekte,
Brace per kryeminister! I ka kopalla keto te gjitha se vetem ate pune e ben ne PS.Per ti cuar ne vend keto llafe te medha duhet te jete b.le dash e jo si ky qe as sa nje lajthi kokrat si ka.Pa mjaft llomotite o Brace se kaloi fushata.Tani u zgjove? Miremengjesi.Alamet analizash po beni me ket halabak klasi.
BRACE POLITIKANI I MADH.Kur arka eshte bosh pse ju bete te pa munduren deri ne vjedhje votash per te mare qeverine.Pse nuk e late dhe pak kohe qe Z.BERISHA ta dorezonte vete Jo mor mi haleje ky eshte justifikimi per te gjitha deshtimet qe do pesoni me programin tuaj pacavure te pa mbeshtetur ne asnje baze ekonomike dhe shkencore.SOVRANI nuk do justifikime do te ulni cmimet dhe te ritni pagat per nje nivel jetese si suedia,hollanda,svicra etj se ate kerkoj nga qeveri e pare dhe nuk vleresoj NATO ku rinia nuk shkon me ushtar,VIZAT ku prinderit tim shkuan pas 12 vjetesh te vizitoni djalin ne belgjike ,ruget,shkollat,spitalet etj .Packa se ne trasheguam nga komunizmi vendin me te varfer ne Evrope dhe krahasoj vetem me ato Afrikane.Tani qe erdhen komunistet do hame me luge floriri te mbushur me MUT.
Denis,
Mesuesi im i shtrenjte. E di qe po te besdis, por kisha edhe nje pyetje dhe konkretisht. Ne pergjigjen tede ,e siper, per te cilen te falenderoj shume ti thkruaje :
” Pra e thene shkurt qeveria eshte fajtorja e drejtperdrejte qe sot kreditimi eshte stopuar, qeveria bashke me Fullanin qe nuk duhet te kete paresore kreditimin e qeverise per efekt eletoral, por kreditimin e ekonomise. Per kete eshte fajtor Fullani, gjithe Keshilli Mbikqyres dhe drejtoret perkates ne Banken e Shqiperise, …”
Ti e di shume mire se, shefi i bankes qendrore europiane Draghi kete vit ka dhene kredi me vlere me shume se nje mije miljard Euro bankave te vendeve te Eurozones qe kane Probleme si Itali, Portugali etj. me nje norme interesi vetem 1% dhe maturitet 3 vjet.
Bankat italjane kane marre afersisht 300miljarde Euro nga kjo kredi me 1% dhe nuk i japin kredi ekonomise reale (nen pretekstin e rrezikut )dhe blejne bono thesari italjane me kater ose pese perqind duke fituar keshtu 3,5% duke mos bere asgje.
Tani sic shifet banka e Shqiperise dhe qeveria shqiptare kane bere ate qe ben banka qendrore europjane dhe qeveria italjane.
Pyetja ime eshte qe, mos valle edhe per banken e Shqiperise dhe qeverine shqiptare ne lidhje me NGERCIN e kreditimit te ekonomise reale nuk kishte rruge tjeter, pra ndodhemi nen efektin e nje FORCE MADHORE qe quhet ne gjuhen juridike.
Denis, eshte e kjarte se une nuk dua te justifikoj banken e Shqiperise dhe qeverine shqiptare. Qellimi i pyetjes sime eshte qe te mesoj prej teje.
Denis, te lutem mu pegjigj vetem ne se ke kohe dhe deshire sepse, ne fund te fundit edhe ti ke te drejten e kohes tende te lire.
Pershendetje
Plaku,
Faleminderit per vleresimin. ?
Sa per krahasimin, mendoj se nuk qendron. Bankat europiane kane tregues likuiditeti shume me te ulet se bankat shqiptare. Treguesi L/D (loans-to-deposit) ne vendin tone eshte me i ulet, pra bankat kane me shume depozita sesa kredi, pra kane mundesi financimi. Banka Qendrore Europiane i financon bankat edhe si nje menyre te terthorte per te financuar qeverite e vendeve perkatese. Une te them te drejten per momentin nuk di se sa eshte kreditimi i ekonomise ne vendet e eurozones, por dyshoj qe te jete sic me thua ti, qe nuk jepet fare dhe fondet investohen tek borxhi qeveritar sepse edhe borxhi qeveritar tashme konsiderohet si risk, mbeshtetur ne rregullat e reja (dikur borxhi qeveritar konsiderohej si me risk 0, por pas krizes Greke, ky rregull u ndryshua). Bankat jane financuesit kryesore te borxhit qeveritar ne te gjithe boten dhe kjo eshte normale, prandaj ne shembullin qe me sjell nuk shoh ndonje deformim. Deformimin e shoh ne Shqiperi ku bankat jane te mbytura ne likuiditet, dhe nuk japin kredi. Dhe do qe te ta vertetoj sa te mbytura ne likuiditet jane bankat? Nese ne gjysmen e pare te vitit, qeveria ka marre 90% te borxhit (pra ka rritur ndjeshem huamarrjen e planifikuar) dhe normat e interesit te borxhit jane ne minimumin historik, kjo tregon se bankat si financuese kryesore kane me shume fonde per investim ne borxh sesa kerkesa e qeverise, fonde te cilat nuk i kanalizojne tek sektori privat. Pra nuk eshte e njejta situate.
Shpresoj te kem qene mjaftueshem i qarte. ?
Respekte