Konfirmohen akuzat për korrupsion ndaj Fatmir Limajt

29 Korrik 2013, 18:37Rajoni TEMA

Në Prishtinë, Gjykata Themelore, konfirmoi shumicën e akuzave kundër ish ministrit të transporteve dhe telekomunikacionit Fatmir Limaj dhe tre ish bashkëpunëtorëve të tij nën dyshimet për korrupsion.

Në një njoftim të gjykatës, thuhet se trupi gjykues i drejtuar nga EULEX-i, gjeti prova të mjaftueshme për dyshim të bazuar së të pandehurit Fatmir Limaj, ish ministër, Nexhat Krasniqi, ish Shef i Prokurimit dhe Endrit Shala, ish Shef i Kabinetit, formuan një grup të organizuar kriminal i cili kreu veprat e rënda penale të shpërdorimit të pozitës ose autoritetit zyrtar dhe marrjes së ryshfeteve. Përveç kësaj, gjykata gjeti dyshim të mirë-bazuar se i pandehuri Florim Zuka, pronar i një kompanie private, ka kryer veprën penale të ofrimit të ryshfeteve, dhe keqpërdorimit të autorizimeve në ekonomi.

Gjykata konfirmoi edhe akuzën ndaj zotit Limaj për mosdeklarimin e parave në kohën që konkurronte për zgjedhjet komunale të Prishtinës në vitin 2007.

Gjykata hodhi poshtë akuzat për lidhje të kontratave të dëmshme, ato për pastrim parash dhe armëmbajtje pa leje. Gjykata rrëzoi në tërësi akuzat ndaj tre të dyshuarve të tjerë, përfshirë dy vëllezërit e zotit Limaj.

Akuzat e konfirmuara sot ishin ngritur në nëntor të vitit të kaluar, pas një periudhe të gjatë hetimesh që filluan në prill të vitit 2010, kundër zotit Limaj, nën dyshimet për korrupsion në Ministrinë e Transporteve dhe Telekomunikacionit, ministri që ishte përgjegjëse për ndërtimin e rrugëve, përfshirë edhe autostradën që lidhë Kosovën me Shqipërinë.

Aktualisht zoti Limaj dhe nëntë ish bashkëluftëtar të tij janë në pritje të përfundimit të procesit gjyqësor nën akuzat për krime lufte. Në nëntor të vitit të kaluar qe vendosur kthimi i tij në rigjykim nën akuzat për krime lufte kundër popullatës civile dhe kundër të burgosurve të luftës, në pjesën e parë të vitit 1999.

Në muajin maj të vitit 2012, zoti Limaj qe shpallur i pafajshëm për të gjitha akuzat, që mbështeteshin kryesisht mbi dëshmitë e një ish pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare, Agim Zogaj, i cili qe bërë i njohur si dëshmitari X, deri në muajin shtator të vitit 2011, kur kreu vetëvrasje në Gjermani.

Ai për një kohë kishte mbajtur ditar ku kishte shënuar ngjarjet e përfshira në akuzë. Më 21 mars të vitit 2012, pohimet e dëshmitarit qenë shpallur të papranueshme nga gjykata.

Kjo është hera e dytë që zoti Limaj përballet me akuzat për krime lufte. Më 30 nëntor të vitit 2005 Gjykata Ndërkombëtare për Krime lufte në Hagë shpalli të pafajshëm Fatmir Limajn i njohur me emrin e luftës si komandant Çeliku, i cili në shkurt të vitit 2003 qe akuzuar për përfshirje në krime kundër civilëve shqiptarë dhe serbë gjatë luftës së vitit 1998./VOA

4 komente në “Konfirmohen akuzat për korrupsion ndaj Fatmir Limajt”

  1. Vlora says:

    te na haje mortja si shqiperi qe kemi 100 vjet shtet, nuk behemi dot baraz as me kosoven qe ka 5 vjet shtet.

    ata i cojne para drejtesise ndersa ne i cojme ministra e deputete.

  2. nastradini says:

    Gjykata e OKB-se ne Hage nuk e shpalli te pafajshem kriminelin Fatmir Limaj, por e la te lire per mungese provash. Kjo eshte e verteta e vendimit te Gjykates se OKB-se ne Hage. Nga ana tjeter zevendesi direkt i Fatmir Limajt zoti Balla u gjet fajtor nga kjo gjykate bashke me dy te tjere per vrasjet makaber te kosovareve dhe ciganeve ne Llapushnik te Kosoves. Tani EULEXI e gjen fajtor per vjedhje dhe kuseri te fondeve publike. Per cfare patriotizmi prej krimineli dhe hajduti behet fjale? Kjo ka qene edhe arsyeja dhe revolta e Fatos Lubonjes ne shkrimin e tij alegorik per BOSAT patriote te shqyptareve dhe per prapambetjen morale dhe intelektuale te shqyptareve. Pse nuk pergjigjet asnje nga keta patriote pse ne qender te Prishtines u dha leja per Klinken Frankenshtajn MEDICUS per trafik te paligjshem organesh njerezore si nje vertetim i akuzave te Botes per Shtepine e Verdhe ne Burrel te Shqypnise? Ka ardhur koha qe shqyptaret te lene menjeane patriotizmin fals dhe t’i therrasin trunit qe te behen popull noramle si ne vendet perreth.

  3. lili says:

    o nastradin, nuk besoj se ky komandant te kete vra kend!Krimet jane ba nga ne shqiptaret kunder atyre qe ma para kryen krime kunder nesh! Edhe ne cdo vend te botes ka ndodhur keshtu! Se nuk behesh çlirimtare pa vra armiqte! Edhe ne qofte se UCK eshte kriminele,atehere edhe De Gaulle na qenka i tille,edhe churchilli, edhe partizanet tone …
    Fatmir Limaj do ta kalloje gjithe jeten neper keso gjykime e trukime sepse nuk duhet dy gjela ne nje kotec! Pra ky gjelin me emerin Limaj eshte i denuar mu sakrifikuar qe te kendoje vetem gjeli hashim sipas kenges nderkombtare!
    Kjo eshte asgje tjeter! Apo beson ti se kryeministri i ministrite te transportit nuk ka ditur gje? Eshte sikur me thane se Berisha nuk ka ditur gje per korruptionin e Bashes!!!!
    Fatmiri nuk pati guximin e ramushit_te cilit anglezet i thane me krijuar partine tende e mos me u bashkuar me uckne e PDKse_ai fitoj immunitetin kur krijoj partin e tij,kurse Fatmiri u la me u zhytur mire ne korrupsion me bekimin e Njeshit te tij,i cili e di mire se pse!

  4. Profesori says:

    Mund të më shpjegojë njeri, tani që Kosova u bë shtet i pavarur e i begatë, pse mbi 30-40% e kosovarëve, sidomos të rinj, kërkojnë të ikin nga Kosova??!! Lëreni patriotizmin e nacionalizmin fals, se me këto çoni ujë në mullirin e tjetërkujt dhe shikoni realitetin në sy. Mos u ngopni me mite dhe me “heronj”, këtyre u ka ikur koha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje