TemA TV/ Një anëtar i ERE-s kërkon shkarkimin e Sahit Dollapit për shkelje të ligjit (VIDEO)

29 Korrik 2013, 13:45Sociale TEMA

Anëtari i Bordit të Entit Rregullator të Energjisë, Adriatik Bego, propozoi shkarkimin e drejtorit të CEZ, Sahit Dollapi.

“Kompania CEZ ka shkelur ligjin për sa i përket blerjes së mallrave dhe shërbimeve përmes tenderimit, duke shmangur prokurimet publike”, citohen pjesë nga raport i fundit i Entit Rregullator të Energjisë për këtë ndërmarrje.

“CEZ ka anashkaluar përfshirjen e Agjencisë së Prokurimit Publik, e cila bën dhe kontrollin e tenderëve”, tha anëtari i bordit të ERE-s, Adriatik Bego, i cili i kërkoi Entit Rregullator shkarkimin e drejtorit të përkohshëm të CEZ, Sahit Dollapi.

Pasi kërkoi me herët të dilnin mediat nga salla, administratori i CEZ-it Sahit Dollapi, replikoi me bordin e ERE-s. Por ai e vlerësoi procedurën e tenderimit si të rregullt.

Kryetari i ERE-s Sokol Ramadani u shpreh se “përgatitja teknike për çështjet e energjisë dhe mungesa e përgatitjes juridike e bën të vështirë marrjen e vendimit, për të hedhur në votim shkarkimin e kreut të CEZ”.

Ai shtoi se do t’i kërkohet konsulencë Avokaturës së Shtetit, për të zgjidhur këtë problematikë.

7 komente në “TemA TV/ Një anëtar i ERE-s kërkon shkarkimin e Sahit Dollapit për shkelje të ligjit (VIDEO)”

  1. Kendveshtrim tjeter says:

    ERE vjedh te gjithe kosumatoret e pallateve.Kasat e mbyllura nuk i lejojne qytetaret te kontrollojne vleren e vertet te konsumit te energjise.
    ERE ben kerdine mbi qytetaret e pa mbrojtur!
    Ne te njejten kohe favorizon bizneset,duke i mbuluar me shtesat qe ben mbi qytetaret.
    Urgjentisht,kasat duhet te vendosen ne deren e jashteme te çdo qytetari,per te kontrolluar konsumin e energjise elektrike.

  2. plaku says:

    Ne ato male rrypa rrypa nje here ma Hype nje here ta hypa more zoti Dollapi qe perdore makinat e tua per te mbushur shtyllat e qyteteve te Shqiperise me flamujt e PD-se. I bere llogarite gabim dhe tani do ta hash sa krahu.
    Kush ngrihet me teper se nuk duhet, bie me poshte se ai deshiron.
    Hajt, zoti Dollapi merr rruget e mutit tani.

    1. andi says:

      Edhe Sokol Ramadani i te njejtit klan eshte, Sait Dollapi mik i Berishes dhe Sokol Ramadani nip i Ferit Hotit.Edhe ne Shkoder Sokoli ka ba namin. Te ghithe ajo rrace duhet pastru nga zyrat e shtetit, hajdute e mashtrusa jane te gjithe, sokoli ka dhe veti servilizmi me tepric e munde te duket sikur eshte kundra Dollapit, por jo nje dore jane, nje bande.

  3. Spice Boy says:

    Po ku e nxorren koken dhe keta more…….o burra mbas pushtetit..

  4. LulShalNgjituri says:

    Kush, ky ramadani xhuxhmaxhuxhi i ERES qe e vuri partia ‘drejtus’, nji I paaft qe nuk mori dot as licencen e elektricistit ne Toronto kur ishte emigrant ne kohen e Nanos a kupton.

    Hajdut I se njejtes bande esht, I paaft.

  5. fat man says:

    Edhe Sokoli rrace muti nga Tropoja eshte, mjere Edi, qe i ka digasteret te mbushura me plot me mut, kur ti pastroje ti coje tek haleja PD, se ajo me kete lloj kontigjenti mer fryme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje