Dëshmitari: Grushta mes të rinjve para masakrës në Vlorë

30 Korrik 2013, 10:12Politika TEMA

Një 21 vjeçar, që i ka shpëtuar mrekullisht masakrës në Vlorë, ka rrëfyer për GSH tmerrin e atyre momenteve.

Justin Mërkuri thotë se të rinjtë patën një sherr përpara se njëri prej tyre të zbriste shkallët dhe të qëllonte me breshëri.

“Me sa kam parë, i gjithë sherri u bë për shkak se çunat nga Fieri po ngacmonin dy vajzat që ishin ngjitur me ta në shezlong. Njëra prej vajzave ishte edhe motra e autorit.

Më vonë pashë që erdhën dy çuna nga lart dhe filluan të shaheshin dhe më pas të goditeshin me grushta me të rinjtë nga Fieri. Pasi u zunë me fjalë dhe grushta, njëri prej djemve u ngjit lart dhe erdhi pas gati 3 ose 4 minutash. Ai kishte automatik dhe zbriti poshtë. Pastaj filloi që të qëllonte me breshëri automatiku në drejtim të çadrës ku ishin të rinjtë nga Fieri.

Pas goditjes, të gjithë nisën që të fshiheshin poshtë shezlongeve. Pashë njerëz që vraponin, ku e ku të iknin nga frika. Por disa minuta më vonë pasi kishin ikur autorët, u dëgjua edhe një e shkrepur automatiku.

Në fakt autori jo se goditi pa shënjestër. Ai erdhi dhe qëndroi mbi 6 shkallët, me anë të të cilave zbret poshtë. Mendoj se bordura ku kalonin pushuesit, që ishte e drejtë, ishte ngjitur me çadrën e të rinjve nga Fieri. Nga e goditura plumbat kanë kapur edhe bordurën, e cila bëri rikoshet dhe vrau aksidentalisht edhe viktimat e tjera,” rrëfen ai./ep

54 komente në “Dëshmitari: Grushta mes të rinjve para masakrës në Vlorë”

  1. Mira says:

    Tani na e thatë më mirë sesa policët me atë deklaratën për shtyp. Një pyetje tjetër djalit dëshmimtar…( t’u vijmë në ndihmë dhe policisë)Ai Isufaj(viktima) u përfshi në sherrin me grushta apo jo…?

    1. shqipetari says:

      Po si e jepni emrin e deshmitarit o gazetare idiote e polici injorante

    2. raimondi says:

      Patjeter ai viktima Isufaj ka qene pjese e sherrit…..

  2. geri says:

    po pse permendi emra mer gazet e poshter qe jeni…boooo sa te ndyr…si mor i publikoni emrin deshmitarit ju…21 vjec cuna ai…ku e dini ju ca mund te ndoshi me mbrapa…po mos e vrisni mendjen…do jua shperblej zoti te gjitha ?

    1. Shqiptari says:

      Ku e lexove emrin ti more palle ????!!

      1. Anton Nepravishta says:

        Paragrafi dyte mer koqe kandari!

        Justin Mërkuri thotë se të rinjtë patën një sherr përpara se njëri prej tyre të zbriste shkallët dhe të qëllonte me breshëri.

        1. aranit bregu says:

          o forumista vigjilente qetesohuni e mos u beni naive. Emri i tij NUK ESHTE I VERTETE po i sajuar. Pse i hani te gjitha me te pare xhanem?

          1. raimondi says:

            Me mbiemer Merkuri ka ne Vlore, ndaj nuk eshte emer I sajuar , por I vertete

          2. ORION84 says:

            Ne fakt ke te drejte per kete qe thua sepse e mri i ketij deshmitari nuk gjendet ne Facebook ?

            1. beso says:

              qekur facebooku qenka bere zyra e gjendjes civile?

      2. Vlora1912 says:

        @Sh qqyp tar

        Kthehu dhe lexoje lajmin perseri..
        Pastaj ktheje “Dedikimin’ nga vetja.

      3. ela says:

        pse i thua palle ,me lart thuhet”Justin Merkuri” apo ske sy ti.

        1. Letra says:

          Ela, ka sy ai por nuk ka tru qe te perpunoje informacionin.

    2. mirel says:

      Po ata i ka pare i tere plazhi, se mos eshte vetem ky deshmitari i vetem okular

  3. valter says:

    Ngushellime per viktimat por ata plehra fierak e kane pase hak nje mesim te mire, nuk them deri ne vdekje por ku je i nxehur edhe truri nuk funksionon me, pasojat dihet por ska me kthim mbrapa.

  4. mafie says:

    Ketyre pronareve te ”resortit” mire ua bene se e katandisen ate plazh te bukur te Vlores burim dallaveresh dhe krimi me ata njerez te felliqur qe mblidheshin aty.

    1. kapo says:

      ca faji kane pronaret o koqe

      1. raimondi says:

        Pronaret duhet te kene roje ne plazh , dhe te marin masa kur ndodhin sherre ne plazhin e tyre _
        -Se aty ndodhi sherri ne fillim, pastaj u goditen me arme

        1. tani says:

          ate dite ne ate plazh kam qene dhe eshte e vertete qe ishte nje plazh i bukur .tabela ne hyrje thoshte vetem per familjare ,por qe vertet aty u mblodhen njerez jo familjare,qe na veshtiresuan qendrimin me sjelljet dhe veprimet e tyre.fati yne qe u larguam shpejt,pasi jemi me femije per te cilet qendrimi aty u be i papershtatshem.pronari i plazhit me shume ngjante me nje rrugac se nje njeri punetor me nje sjellje rrugace.
          kryetari i bashkise Vlore duhet te kontrolloje mire kur jep lejet dhe jo te kontrolloje zarfat.

  5. Iliri says:

    keta jane gazeta me e ulet dhe me e degjeneruar qe ka vendi, tamam si i semuri mendor qe ka per pronar..ate mjafon ta shohesh ne fytyre dhe ngjan me shume me b..th se me fytyre njeriu..

    1. Shqiptari says:

      Ja futi shefit tend Meroja prandaj te djeg. YYYtt ere Malok e mos bej komente e mos e lexo po ste pelqeu

  6. Armando says:

    Te jap shume te drejte Geri, ky eshte monstruozitet dhe mbi te gjitha nje media gjakatare, nuk ka perse media te permendi emra, persa kohe policia dhe prokuroria vazhdojne hetimet. Na jane bere gazetaret tamam si police gjyqesor, ndonje dite ky soj gazetaresh edhe ne krevat te hyne e te numerojne pompat qe ben, per tja bere te ditur publikut. Kur do marri fund ne shqiperi ruajtja e anonimatit te personit dhe mbi te gjitha hetuesia e ngjarjeve te ndryshme nga gazetaret. Po jua them me bindjen e plote, se shumica jane aprofesional dhe injorant ne kulm. Nje fjali nuk ndertojne dot nga fillimi deri ne fund. Po mire qe kane ndonje redaktor qe jua nxjerr lajmin per shitje.

  7. Uarda says:

    Puna eshte se ai nuk ka vrare fieraket, ka vrare njerez te pafajshem!
    Meqe ra fjala, PS sapo humbi 3 vota…

  8. !!!!!!!!!!! says:

    Ndoshta ky leo ka shkuar ta sqaroj muhabetin edhe ata ka kan bere gangsterrin ….E di sa kollaj eshte te flasesh per motren e tjetrit..do kish deshir te shikoja nje her keto qe bejne si moderrne kur ti ngacmojne motren edhe ti fusin nga nje te rrafme …te shikoja njeher si do reagonin ..kthejeni nje her thiken nga vetja ..gabimi I tij eshte se ka marr ne qaf te pafajshem .. duhet te keni parasysh se keto lloj ngjarjesh ndodhin ne gjaknxehtesi e siper.. kur je me kallash ne dor edhe me shpejtesine e gjakut ne trup qe shkon 80 kilometra ne ore veshtir ta kontrollosh veten … por kur je para internetit edhe me nje kanace pepsi per qejf ..eshte kollaj te flasesh per motren e tjetrit … sidoqofte te dyja palet jane gabim edhe ata qe kan provokuar edhe ky qe qelloj …

  9. demokratet qe e dhien PD-ne e Saliun says:

    Te prishen plazhet private e sidomos ngrehinat e droges e trafiqeve e krimeve gjate vijes bregdetare.Plazhet e burimet ujore te lumenjve jane publike,Askush nuk ka te drejte pronesimi e ndertimi aty,vetem shteti

    1. Mira says:

      @demokratet qe e dhien

      Me like!

  10. albrecht says:

    Eshte puno jo-profesionale kjo o Tema, mos permendni emra deshmitaresh. Cfare gazetaresh jeni xhanem. Publikut nuk i intereson emri i deshmitarit por deshmia e tij dhe sigurisht kapja e ketij birbos kriminel qe qellon me kallash ne mes te plazhit.

  11. anastas kondi says:

    nje vrasje makaber ashtu sic dhe pjlela e se vjetres se perfaqesuar nga kanuni leshit, ne nderin e shqiptareve, ata qe ngacmojne nuk dine se s,i dhe ata qe ngacmohen nxjerrin automatikun.

  12. Lulo Bregu says:

    Te gjitha keto kane nje konkluzion:
    NUK KA DREJTESI DHE NUK KA SHTET!
    1. Nuk ka drejtesi, sepse po te kishte drejtesi shume prej ketyre krimineleve qe po vrasin keto dite, do ishin ne burg.
    2. Nuk ka shtet, sepse po te kishte shtet, ai djali me makine me targa angleze, nuk do guxonte te mbante kallashnikov ne makine.

    Sa makina si puna e kesaj na shohin syte perdite, qe bejne lloj-lloj veprimesh anti ligjore ne rruge dhe policia nuk guxon ti ngreje tabelen per ti ndaluar? PSE? E thjeshte kupola e POLICISE eshte e kapur nga KRIMINELET!
    Sa kriminele kane vrare POLICE te thjeshte apo dhe drejtora policie, dhe drejtesia nuk guxon ti denoje, sepse happen disa hesape te vjetra ku perfshihen KRIMINELE, POLITIKANE, GJYKATESE etj, etj.
    Te gjithe keta QENER hane dhe pasurohen nga TAXAT TONA, duke na vjedhur dhe duke na dhunuar cdo dite.
    Ja o popull per kete duhet te shqetesohemi dhe te ngreme zerin ashtu sic bejne popujt e tjere neper Europe dhe jo shume larg nesh,
    End of the story!

  13. altini says:

    Ketu ne evrope ku jetoj une nqs nje djale ngacmon(bezdis) nje vajze ajo nuk merr vellain e vet ne telefon por policine…

    1. YETI says:

      Komenti i Policise ketu ku jetojme ne ishte: Nuk eshte veper penale ti flasesh femrave

      1. Spock says:

        ahah policia tamam pergjigje prej YETI..
        ca tragjikomedi policia jone

  14. YETI says:

    Vezhgim: Emrin e deshmitarit nuk e ka nxjerre Tema. E kane nxjerre te gjithe gazetat te cilat e kane marre nga Policia.

  15. vlora says:

    NE TE VERTETE DJEMTE ME TE NDYRE , ME TE SKRUPURLLT
    JANE VLONJATET NUK LENE NGACMIM PA BERE ,KANE NJE FJALOR
    SHUME TE PISET ,HAJDUTET ME TE MEDHENJ ,KONDRABANDIST.
    JAM LARGUAR NGA VLORA E TMERRUAR ,PER TE MOS SHKUAR KURRE.

    1. raimondi says:

      Vlonjatet jane shumne cuna te mire dhe te edukuar,Nuk eshte e vertete fare ajo qe thua ti
      por keta meshkujt qe vijne nga qytet e tjera bejne te fortin here oas here kur kane perballe ndonje cun vlonjat qe eshte njeri normal dhe me pamje tipike te qete …..dhe pastaj e pesojne

      Ai djali ua beri mire qe I goditi, por jo te godiste te pafajshmit..

      1. Letra says:

        Ardhkan standard vlonjatet keshtu?
        Te gjithe njesoj qenkan?

    2. Perllat kasapi says:

      Na plasi bytha, nuk do na marre malli

    3. mirel says:

      Kot na ke inat, me te miret jemi.
      Sa per fjalorin ju te kryeqytetit shani dhe flsinin ndyre dhe kur jeni me nenen dhe motren ne tavoline.
      Ne te pakten kerkojme falje ne prani te femrave.

      1. Iliri says:

        Me intereson se si do reagonte ky pisi i Vlores sikur t’ia kishte ngacmuar apo t’ia kishte lypur motres se tij ndonje grek apo italjan. Me siguri ky do ta kishte qortuar te motren per ankesen, sepse per ju shqiptaret e Shqiperise eshte nder i vecante t’ua shk.rdhejne motrat, grate dhe nenat te huajt.
        Te gjitha ato kurva neper rruget dhe bordellot e Italise dhe Greqise jane motrat e dikujt, por nuk kemi degjuar te kersase kallashi nga trimat e Vlores dhe Shqiperise. Keta behen trima me njeri tjetrin, pra me shqiptaret, sepse e kane humbur dinjitetin dhe dashurine per vendin dhe popullin e tyre.
        Aq shume i duan te huajt sa qe edhe maqedonet dhe serbet ju dukden me te mire se shqiptaret, sa qe ua japin motrat burrave pleq 50 vjecar ne kembim te mushkave me gjithe deshire dhe ne menyre vullnetare pa shkrepur asnje fishek (ndoshta shkrepin fisheke gezimi).

        1. Letra says:

          Qenke GOMAR komplet.

  16. ikandeja says:

    Bashkohem me shumicen e komentuesve mbi profesionalizmin e dobet te medias ketu ne Shqiperi. Media ka nje skizofreni te papare per te shperndare çfardo lajm apo thash-e-them astu si i vjen. “Ora News” hodhi ne transmetim pamjet e kameramat pa i perpunuar fare ne redaksi, duke na nxjerre barelat plot gjak te urgjences se Vlores.. Ne jemi popull kafshe ne çdo sektor te jetes.

  17. lani says:

    Kafshet injorante te Vlores gjithmone jane shquar per rrumuja, ata ja vune flaken Shqiperise ne 97. Cfare pret nga qyteti i komunisteve ? Njeres gjakenxehte dhe te pa civilizuar dhe fjalorin e kane plot me te shara qe i perdorin dhe ne ambjetet publike.

    1. Perllat kasapi says:

      O lani palla, zjarrin ne 97 e ndezi sali jot i shpellave. E provoi me vlonjatet dhe i futem millokopin malokeve si puna jote qe erdhen ne vlore ne ate kohe gjoja te benin zap vloren dhe studentat e vlores. E pse e kane faji vlonjatet mor koqe kandari ?
      Po ik i mjellosh se hale si puna jote kot i rendojne tokes

    2. mirel says:

      e kane bere lalet masakren o lani injoranti, te shkruash di, po perpiqu te lexosh ndonjehere..

  18. muhameti says:

    Te dnohen pronaret e piste

  19. Kosovari says:

    more ju shqiptar sdini gja tjeter veq te ja hani njani tjetrit koken e te vriteni ne mes veti ne familje e jasht saj po vriteni aq shum ne shqipri si me qen 300 milion banor merni msim prej neve ne kosove sa vriten te ju per nje jav te ne per 2 vjet nuk vriten aq zoti ju ndihmoft veq u bat gazi i botes

  20. Fieri says:

    Jan te gjitha pasoja te ktyre legenave qe ngacmojn vend e pa vend femrat, ne ate mes te gjith jan viktima, pervecse atyre larove qe jan nismetaret e ksaj ngjarjeje,5 larot nga fieri qe SMa do mendja te jen fjerak tamam, do ken zbritur nga fshatrat e ndonje qyteti tjeter dhe e quajn veten fjerak,kushedi sa ja kan nzire jeten atyre vajzave me ore te tera, qe ajo ka lajmeruar te vllain ne telefon, krimi eshte shum shum I rend se u vran njeres. Te pa fajshem, por per mendimin edhe ata djem jan viktima te ksaj shoqerije te digjeneruar. Qe sguzojn femrat te dalin ne rruge se jan ber njerzit te gjith manjaker, plehrat e mutit….

  21. Kodra pas Bregut says:

    E verteta eshte se ketej Europes,vajzat jane teper te emancipuara dhe te thyejne edhe turinjte,sepse bejne karate dhe keshtu i ndodhi nje kuksiani qe ngacmoi. U be gjak dhe e arrestoi dhe policia se vajza e denoncoi dhe kish deshmitare!Po ne Shqiperi ku te vjen policia edhe te denoncoje vajza?E me doni ju kete? Policet po erdhen do ngacmojne vet vajzen,si ata dy policet qe u shkarkuan nga detyra jave me pare!Ketej Italise,merr 112 dhe te plasi karabineria dhe pasi regjistron denoncimin te merr me gjithe lecka!…Për 5 minuta 112 ka detyren te shkoje ne vendngjarje ne rrezen 5 kiometer nga qendra me e afert! Nuk ka femer shqiptare qe denoncon ne polici sepse e para,nuk funksionon shteti qe mbron shtetasit te cilet per kete e paguajne, se dyti, “nami” i vajzes pasi policet te paren do shohin vajzen nga gjoksi,kembet dhe pastaj ngacmuesit e saj,te cileve mund tu thone:”ore dobica,po kete miken tone ngacmoni ju?Leren rehate se eshte jona!” Dhe nga shiu,vajza shqiptare bie ne bresher!Ndaj therret vellain,qe si shqiptar kokengjeshur,rremben automatikun!..Eh…pune europianizimi i shtetit fatkeq shqiptar, kapur nga shpellaret,dhe europianizim qytetaresh!Ngushellime familjeve te viktimave!…

  22. Fieraku says:

    Lum vlonjati per vloren mjer Vlora per vlonjatet.

  23. preshevali says:

    Ngushllime familjarëve të viktimave
    që vdiqën aksidentalisht dhe nuk ishin shënjestër.

    Ndërsa një pytje për kta trimat e Fierit që

    ” Pas goditjes, të gjithë nisën që të fshiheshin poshtë shezlongeve.”

    Si i ngacmoni mëtrën ndokujtë deri sa detyroni të kap Kallashin e mandej ikni si minjë të lagur o kopila, merrni në qafë njerëz të pafajshëm dhe detyroni njeriun të ju vrasë dhe me ketë e dërgoni në burg dhe i merrni lirinë.

    Tphu farë e keqe kopilash.

  24. karagjozi says:

    Nje femer te bukur do ta ngacmojne se sben ne cdo vend te botes qe te jete ne nje menyre apo ne nje tjeter ,ne kete rast keto idiote femra nuk duhet te kishin thir vllezerit se ne shqiperi, por edhe ne bote nuk te fale njeri po te ngacmojne motren apo gruan,por zgjuarsia e nje femre ketu matet ato mund ti shmangeshin ngacmimeve ne rast se nuk do ja varnin por edhe po te vazhdonin ngacmimet me kembngulje atehere ato shume mire mund te ishin larguar nga ai plazh duke nxjerre ndonje lloj justifikimi ndaj familjareve ,femra idiote ,koka ben koka peson.

    1. Letra says:

      oooooo KARAGJOZ, po flet tamam si ai Indiani qe tha se faj kishte edhe studentja e perdhunuar. ajo duhet te kishte kerkuar meshire perdhunuesve te saj…

      Po pse duhet te iknin nga plazhiato vajzat? Keta fieraket e marrshin ndonje plumb mbas veshit.
      Jo more jo, nuk e ngacmojne ne cdo vend te botes, nje femer te bukur (mjere ti qe e quan gje normale,) vetem ne vende ku nuk ka shtet, nuk respektohet ligji. ngacmim (eng. Harassment) hajde beje ne USA o trim nga Fieri apo ngado te jesh. Nuk eshte fare nevoja te therrasi vellain apo babain apo kusheririn etj. vetem 3 numra te formoje ne telefon
      9 – 1 – 1

      Luke 6:31 ” And as you wish that others would do to you, do so to them.” – “Dhe ashtu si deshironi qe te tjeret t’ua bejne, ashtu bejuani”

      pra keta fieraket ka shume mundesi qe te duan qe dikush t’ungacmoje motrat.

      1. beso says:

        ajo motra eshte 19 vjeç,po te ishte doktore shkencash 35-40 vjeçe,mund t’a kishte zgjidhur ndryshe,mund te telefononte OKB,Unicef-in,por me kollaj motra thirri vellane.Mund te therriste edhe babane,varet si ka qene afersia.Nuk therritet policia per nje fjale goje,se komentuesit e dine policine si telekomande televizori.Njehere une bera ne Itali nje aksident te vogel me makine,duke goditur makinen perpara qe frenoi gozhde,pa ndonje motiv,por s’isha ne distance sigurie,se jashte ne trafik ecet ngjitur fare.Gruaja e makines me ftoi te benim ate konstatimin miqesor,se paguan siguracioni,por une kisha njefare bindje se duhet t’a ndanim fajin 50me50,ngaqe s’mund te frenoje kot tjetri ne levizje,pa nje motiv te forte.Thirrem policine,m’a dhane mua fajin,distanca e sigurise,me the e te thashe,ok.Me vune edhe nje gjobe minimale,me duket 39 euro,sepse kur policia lajmerohet,ka nje kosto dalja e tyre.Nuk telefonohet policia edhe per nje zenke banale me fjale,per nje cigare qe hidhet pertoke,per nje biçiklete qe i shpohet goma;keto gjera hyjne ne sferen e edukates.”Ngacmimi”i nje femre nga”sajdisja”ndajne nje qime floku,ndajne nga kerkimi i faljes.”Me fal-me fal-me fal”Kaq shume kushton te kerkosh te falur?Njeriu qe di te kerkoje te falur tregon edukate,kulture,i ka lezet edhe sajdisja e femres.Edhe kafshes kur i kerkon te falur e ve ne pozite njerezore.Nuk thirret policia per gjera kaq elementare,te cilat i rregullon nje e falur.Mekanizmat e shtetit jane shume te komplikuara,nuk mund t’i vesh ne prove vend e pavend,se ato jane ne gatishmeri per situata me komplekse.Si ambulanca,qe shkon tek incidenti me i veshtire,ndersa qellon qe vdekja te ndodhe ne incidentin me banal.Policia here ka bere pune e here jo;eshte ne natyren e policise te neglizhoje zenkat e vogla,se ndryshe neper plazhe duhen ngritur me shume burgje-grataçela sesa hotele per pushuesit.Ne kete rast une nuk i ve faj policise absolutisht;ky eshte nje nga dy milion”zenkat”ditore rutine,qe duket se ka vuajtur per nje kortezi dhe xhentilese.Ne vend te paqtoheshin gjakrat,keta djemte jane nexehur edhe me keq,perfshi tersllikun,qe kur do te beje ters,do ngjase se s’ben.

  25. G. Nashi says:

    Jam dakord me komentet qe argumentojne sigurine e deshmitareve por akuzat ndaj Temes nuk qendrojne. Informacioni eshte marre nga Gazeta Shqiptare por juve ju ka verbuar syte urrejtja ndaj nje gazete si Tema qe thote te verteten edhe kur ajo eshte e hidhur. Po qe se nuk pelqeni Temen lexoni 55-en. por Tema do mbetet gjithmone ne opozite me pushtetin. Do beje ate qe nuk e ben dot PD-ja. Si emigrant e lexoj Temen per vertetesine e fakteve dhe trimerine e treguar ndaj diktatures.
    G. Nashi
    Angli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje