SKENA horror/ 38 të vdekur nga aksidenti i rëndë në Itali

29 Korrik 2013, 10:42Politika TEMA
SKENA horror/ 38 të vdekur nga aksidenti i rëndë në Itali

Një aksident i rëndë në jug të Italisë ka shkaktuar të paktën 38 viktima dhe 11 të plagosur.

Një autobus është rrëzuar të dielën në mbrëmje në afërsi të Napolit në një lartësi prej 30 metrash.

Mediat italiane raportojnë se mes viktimave ka edhe fëmijë, ndërkohë që autobusi ishte i mbushur me pelegrinë që kishin vizituar disa nga vendet ku ka bërë mrekulli shenjti Pater Pio, përfshi vendlindjen e tij.

Pio është një shenjt në Itali, që pati përjetuar një stigmata, kur nga trupi del gjak në vendet ku ka pasur plagë edhe Krishti.

Mendohet se ai mund të ishte njëkohësisht në dy vende, pasi ka shpëtuar njerëz që donin të vetëvriteshin në Milano e Romë, ndërsa vetë ishte në manastir.

Tre Papë e quanin atë sharlatan, ndërsa Papa Gjon Pali e shpalli shenjtor në vitin 2002.

Ka raportime se autobusi ka qenë më shpejtësi kur ka hyrë në një pjesë shumë të rrezikshme të autostradës.

Një dëshmitar tha se pak përpara se autobusi të binte, njëra nga gomat e para ka plasur.

Autobusi u përplas në disa makina përpara se shoferi të humbte totalisht kontrollin mbi mjetin.

Prokuroria ka nisur një hetim për ngjarjen.

Ka raportime se në të njëjtin vend ka pasur një aksident të rëndë dhjetë vjet më parë./ep

10 komente në “SKENA horror/ 38 të vdekur nga aksidenti i rëndë në Itali”

  1. durim says:

    E tmerrshme. Sa keq. Ngushellime familjeve.

  2. pau says:

    Feja,fileta idioteske e italianeve.

  3. Dikush mund te me keqkuptoje ,por ne rafhe te pare ngushellime familjeve te prekura nga kjo tragjedi ! Gjithmone kam parasysh se sahere njerezit besojne fort ,pesojne tragjedi !Mund te jete ideja ime ,nuk e spjegoj dot ,por kam parasysh shume raste te tilla !

    1. raimondi says:

      Ajo qe thua ti ndodh sepse Zoti kerkon te mos besosh….

  4. nevermind says:

    BOLL ME KETO TITUJ QESHARAKE. E PERDORNI FJALEN HORROR NE CDO ARTIKULL PER TE TERHEQUR VEMENDJEN. KY ESHTE NJE AKSIDENT SI GJITHE TE TJERET, VETEM SE KA PASUR ME SHUME TE VDEKUR SE ZAKONISHT. HORRORI ESHTE TJETER GJE. MUNDOHUNI TE BENI TE PAKTEN SIKUR JENI GAZETARE.

  5. Edmond says:

    Nderkohe po te kishte ndodhur ne shqiperi kjo.
    fajin e ka saliu
    shtet shkerdhate
    kshu eshte kur drejtojne maloket
    bla bla bla

  6. nardone says:

    nuk e di ajo anija e vogel qe e mbyten me gra e femije para disa vjetesh keta italianet a moren ndonje mase ndeshkimi apo e lane ne dore te zotit.

  7. mistreci says:

    pyetje me vend NARDONE edhe un jam shum kurioz te di rreth tragjedis se Otrantos cfar u be me te …faji kujt ishte kush mban pergjithsi …..njerzit qe u mbyten ?? pse po kalonin kufirin kur te gjith ishin me viza (mos tgaboj)cfar ndodhi me ato jetet e njerzve , femij gra burra pleq !! me sa me kujtohet per dit me radh na i tregonin dhe ne televizor me imazhe illostruse se si i ran anijes tone ….. A ndodhet ndo nje njeri qe vertet di dicka nga e verteta e ksaj ngjarje te ma tregoj ta mesoj dhe un kam qef qe ta di

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje