Dëshmitarja rrëfen tmerrin në plazh: Adoleshenti vdiq në det, gruaja në gjumë në shezlong

29 Korrik 2013, 09:11Politika TEMA

Tre vrasjet në plazhin e Vlorës rrëfehen nga dëshmitarja 16 vjeçare E. M, e cila mori në krahët e saj njërin prej viktimave.

“Sapo isha ngritur nga shezlongu ku po rrija bashkë me kushërirën time dhe u drejtuam për nga deti. U ngritëm të laheshim. Kemi shpëtuar për fije edhe ne, mund të ishim edhe ne viktimat, sepse djali që u vra ishte fare pak metra përpara këmbëve të mia. Në momentin e parë që nisën të shtënat askush nuk e kuptonte se ç’po ndodhte. Një adoleshenti i kaloi njëri plumb në fytyrë e më pas u shtri i vdekur në detin që u bë kuq. Unë u përpoqa ta ndihmoja në fakt pa e kuptuar as se si. Thërrita për ndihmë por nuk erdhi askush. Aq sa munda e nxora djalin drejt bregut ashtu siç ishte. Erdhën më pas njerëzit e ndihmës së shpejtë që u morën me ta”, tregon 16 vjeçarja.

Ajo tregon se i armatosuri ka zbritur poshtë në plazh.

“Po, qëllonte me breshëri, kush shpëtoi, shpëtoi. Pastaj aq zgjati, menjëherë sa mbaroi të gjithë u turrën drejt shkallëve  që të nxjerrin nga plazhi, duke shtyrë njeri-tjetrin. U bë kasaphanë, nuk merrte vesh i pari të dytin, aq shumë shtynin e dhunonin njëri –tjetrin nga frika e lemeria”, pohon adoleshentja.

Ajo ka mundur që të shohë edhe dy viktimat e tjera dhe tregon se “burri tjetër që u vra ishte në këmbë në kohën që u qëllua, ndoshta ishte drejtuar edhe ai për nga plazhi, por që ngeli aty. Ndërsa gruaja ishte shtrirë në shezlong, ndoshta duke fjetur, dhe ashtu vdiq, pa lëvizur e pa kuptuar gjë, sepse mund ta kenë kapur plumbat e parë. Pashë vetëm që i dolën sytë vendit dhe ngeli aty për aq kohë sa u zbardh fare, sepse ambulance nuk erdhi menjëherë”, rrëfen ajo për gazetën “Panorama”./ A.XH

20 komente në “Dëshmitarja rrëfen tmerrin në plazh: Adoleshenti vdiq në det, gruaja në gjumë në shezlong”

  1. safeti says:

    Tani qe po vjen Rilindja bandat dhe krimi po bejn nxefje motorrash. Ne shtator bandat institucjonalizohen e mund te regjistrohen si subjekte ne gjykat.

    1. ORION84 says:

      Eshte ende periudha e destabilizimit me kryeshpellarin tend ne krye te shtetit barbar. Rilindja do ju kthej perseri ne shpellat tuaja.

      Sa njerez kane vdekur qe pas 23 qershorit me kryeshpellarin qe mban ne krye te policise shpellare qe s’ja kane haberin e rendit dhe ligjit?

      Shpellari pa pare te vdekur perdite dhe gjak, nuk iken i qete nga pushteti… vrasjet qe po ndodhin (per shakak se ‘ska rend) perdite jane nje mini-97!

    2. ardian says:

      o safet si shume te pelqeka ta mbanke sallatorin ne goje ty apo jo,mos harro se eshte akoma kolovari i satome qe qeveris serbi sali apo ste shkon mire ty,tani qe u zbyth serbi sali ne ikje i ka lere ne veprim te lire bandat kriminalo-mafjoze,safet ore bidon shurre e ke treguar gjithmone ti se je morracak i pafytyre duke bere edhe propagande ordinere edhe tani qe ka viktima turp te te vije…

    3. Rilindja says:

      O safet!
      O kriminel, ne vend qe te ngushellosh viktimat, se rendin akoma e ka Sali gomari yt, shkruan si idiot i mirefillte qe je.
      Qepe ate hale dhe shiko ne shtator se si do zhduken bandat e tua mor kriminel. Nuk do gjejne vrime ku te futen, do vriten rrugeve si qen nga anti terrori.

      1. ORION84 says:

        safetin do e lene 5 dite rrjesht kokeposhte ne kazan me kryp…

  2. thjesht fare says:

    Ik Safet thyej qafen …. Njerzit u vrane ti paske oreks per politik.Nuk thua ti veme gishtin kokes se ngelem duke u vrare kete e me kote e nuk po e ve “ujin ne zjarre njeri” te mari masa. Po na tregon jo Saliu po Edi.

  3. o safet says:

    me shuaj nje kureshtje o Safet, vertet i mendon keto qe thua???

  4. veni vidi vici says:

    pse nuk thote asnjeri qe me pare erdhi kameramani sesa ambulanca. ose me mire kameramamni erdhi pas 30 minutash ndersa ambulanca pas 60.

    ky eshte turp.
    (isha vete aty dhe e pashe dhe e tregoj me siguri)

  5. 8led says:

    Me sa duket sherri ka nisur per nje femer
    Mbas sherrit njeri ka mar perforcime,mendoj se ka shkuar ne shtepi dhe ka marr armen ,s’ma merr mendja te bridhnin me kallash me vete.
    Habitem se si nuk e kan par foristraden…nga cili do drejtim atyre u esht dashur rreth 20 min te dalin nga qyteti me gjith ate trafik.

  6. AK says:

    SAFET O PALLOSH TE KENAQESH SE VRITEN NJEREZ TE FAJSHEM A TE PAFAJSHEM TY TE SHIKOJ…

    PO KY EHSTE SHTETI I BERISHES KU SHQIPTARET BEJNE VETEGJYGJESI SE LIGJ E GJYKATA SKA, SKA AS EDHE POLICI….

    SI KA MUNDESI QE IKEN NE DREJTIM TE PADITUR AUTORI-RET????

    IK ORE MASKARA MBYLL GOJEN DHE FUTUT NE SHPELLE SE DIMRI PO VJEN…

    SHQIPTARET JANE POPULL ME DINJITET DHE NUK U BEHET QEJFI KU DEGJOJNE E SHIKOJNE KETO GJERA…. POR TI SHQIPTAR NUK JE, JE I UDB-SE PIS NJERI PTUUU….

    1. ORION84 says:

      safeti s’eshte gje tjeter vetem nje e pjelle anadollake per te percuar percarje fetare dhe krahinore tek ne… s’eshte as i pari as i fundit;

      Gjeja qe me ben mua pershtypje, eshte se gjithmone kur vjen sezoni i pushimeve VERORE do ndodhin sezben aksidente apo fatkeqesi te tjera me humbje njerezore apo ambjentale duke mu kujtuar para ca vitesh qe nje anije greke derdhi qellimisht ne det nafte…vjet kishim tragjedine e autobuzit te studenteve; para ca vitesh ate te riun grek qe u be martir i tyre….etj etj etj etj ….

      Pra, cdo vit gjate kesaj stine ndodhin gjera si me ‘programim’ vetem e vetem per te njollosur imazhin tone si shtet dhe te turizmit ne rritje ne brigjet tona…

      shume e cuditshme… ndoshta te gjitha keto ngjarje, te pakten prej disa vitesh rresht, mund te mos lidhen me njera tjetren por eshte me te vertete e cuditshme…

  7. Toni.I. says:

    Krimet mdodhin kudo ne çdo vend tè Botès por krimet mè tè shumtuata dhe
    me tè shumta ne njè vend te vogel siç eshte vendi ynè janè me vertete
    kafsherore. Krime te tilla kur vriten 3-e persona automatikisht nderhyn
    vetgjygjsia dmth hakmarrja ,pasi gjoja tè “fortit” ne SHqiprinè tonè
    janè tè shumtè por 80% vriten me njeri-tjetrin ku droga,prostitucjoni,
    kontrabandè armèsh etj-etj d.m.thnè LEKU i pistè ku shumè tè rijè
    punojnè si ushtarèt e kapove tè droges,prostitucjonit etj bien nè prehè
    me njèri-tjetrin ku bandat e ndryshme kerkojnè kush e kush tè jetè 1
    per komanduar ne territorin ku jetojnè.per 22-y vjet janè vrarè-prerè
    pasi nga Institucjone te ndryshme i’u eshtè lejuar njè gjè e tillè dhe
    kjo plagè e vèshtirè nuk mbyllet!! pasi dje u vranè 3-e persona dhe dikush do ngrihet per hakmarrje pra do
    ngrihet per vetgjygjsi do kemi perseri viktimat e radhès..
    LERENI ZOTIN TU A MARRè JETèN O POPULLI MIRè DHE I VUAJTUR DHE JO
    NGA NGA ARMA PASI çDO INDIVI Tè VENDOSè VETè FATIN E TIJè.

  8. shtet rebelesh e maskarenjeve e dhunuseve ja qfare eshte shteti juaj !

  9. monitor says:

    Ti mire e ke moj merita ,por kjo eshte klima qe lene te gjitha qeverite ne ikje ,mos ndeshkueshmeria ,ligji topall ,gjykates me shtate klase shkolle qe bejne sikur japin denime .Nuk dihen akoma rrethanat ,per cfare behet fjale ,per larje hesapesh apo vrasje mafiozesh por nje njeri qe zbraz ne mes te dites nje karikator dhe gjuan ne turme si qitje pellumbash ,e ka nje vegel mangut

  10. Roberta says:

    E bukura Vlora ime e vogel, e pluhurosur, e lodhur, e dhunuar, e braktisur, e pergjakur

    Shpirtrat tuaj u prehfshin ne paqe o njerez!!!
    Familjareve, ngushellime dhe koha u lehtesofte dhimbjet e shpirtit!

  11. elida says:

    Çfarë tjetër mund të presësh nga një i sëmurë mendor si.saliu i mjekuar prej psikiatrit ylvi vehbiu.Po e shkatërron shqipërinë si 97 duke u hakmarrë ndaj popullit që e zbythi turpshëm.Një ndyrësire që ardhte dita e ta paguajë çdo krim.

  12. tomorri says:

    Ngushellime shume te sinqerta familjareve te viktimave,kjo dite qe juve ju veshi me te zeza ishalla zoti nuk harron dhe ata qe bene kete hata ju rente ne pragun e deres se tyre dhe i shofte me fis dhe me fare.Nuk durohet me popull nuk durohet.
    Ne i bejme thirrje nga thellesia e shpirtit Edi Rames qe pa ju dridhur dora por me hir dhe me pahir te fuse ne rregjim te rrepte sigurije armet qe kremineli i ka leshuare ne popull dhe ato po bejne hatane.
    Nuk na hyn ne sy as demokracia as Europa as pasuria por ne radhe te pare duame qe jeten qe na ka dhene zoti ta jetojme me nder dhe dinjitet.
    Te gjitha te tjerat jane pallavra dhe demagogji per te pasurit qe kurre mos u fryfshin keta plehra qe sakatuane nje popull te tere nje komb te tere.
    Perse e themi kete ,se jemi bindur se keta maskarenj jane shume pak dhe dora e fuqishme e popullit duhet ti fundose njehre dhe pergjithmone.
    Shqiperia ka shume njerez te afte dhe te zote per te disiplinuare totalishte armet por keta duhet te aktivizohen pa shikuare se jane te rinj apo te vjeter,puna do njeri dhe jo njeriu pune.Kur flasim per kete njeri ne radhe te pare te zhduken ata oficere uzurpatore qe nuk dine se nga bie ushtria dhe arma se ata nuk e dine perse u shpikarma dhe çfar ben ajo ne doren e kreminelit dhe te njeriut te pa pergjegjshem si Sali kremineli.Te behet nje akt i tille qe kur njeriu te kujtoje armen ti dridhet mishte dhe te kujtoje se ka ligj mbi te gjitha.SHPRESOJME SHUME.

  13. Okey says:

    Si ka mundesi qe nuk eshte identifikuar fuoristrada?Vlora dy rrugë ka,nuk ka policia kamera te lidhura direkt me zyren e vezhgimit hapsinor?Propozoj te blihen tre kamera per Vloren,50 euro bejne me të lirat ketej europes ku doni te vini.Nje vendoseni tek Rrapi ne Uje te Ftohte,Nje ne Sheshin e Flamurit dhe nje ne dalje te rruges për Fier!Ne rrugen për Peshkepi,mos vini se atje eshtë spitali ku do vene të vraret!…Shtet malokarësh qe duhet shembur e ngritur nga fillimi!…Ngushellime familjeve te viktimave!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje