Fryma e Re Demokratike thirri në një takim të zgjeruar në selinë e saj në Tiranë kryesinë qendrore dhe kryetarët e degëve nëpër rrethe.
Kryetari i FRD, Bamir Topi, iu drejtua anëtarësisë me një mesazh falënderimi për përkushtimin e të gjithëve në sfidën elektorale. “Ishte përkushtimi dhe karakteri pozitiv i gjithsecilit prej jush, që edhe pse nën presion të vazhdueshëm nga pushtetit e në disavantazh nga kodi elektoral, e bëri në një vit FRD-në konkurrente të denjë. E akoma më shumë, i siguron asaj vijimësinë e sigurt në skenën politike shqiptare”, tha Topi.
Gjatë takimit u trajtua edhe situata politike në vend dhe u vendos fillimi i një analize në të gjitha strukturat në nivel kombëtar, proces i cili do të mbyllet me mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të FRD-së në fund të muajit shtator.
“Të dhënat konkrete që do të marrim në shqyrtim do të na ndihmojnë që së bashku, ta konsolidojmë më tej FRD-në. Në çdo hallkë të strukturave të FRD-së, do të ketë njerëz të zgjedhur, e jo të emëruar”, theksoi Topi.
“Puna jonë është në vijim e sipër. Të gjithë do të bëhemi pjesë e analizës dhe vendimeve për të ardhmen, ndaj, të përgatitemi që në Shtator, të kemi një muaj intensiv zhvillimesh brenda partisë”, e përfundoi takimin Topi./ep
O Bamir!
-Rezultati i jot ne zgjedhje ishte :” shterzoi mali e polli nje mi” ?
-E kemi thene me kohe, se kungujt e Baba Saliut maksimuni mund te shnderrohen ne kastrokunguj. ? Ne kemi nje bindje se “po pate rrezik” e te zgjodhi ai per te te mbajtur afër, dije mire se nuk i duhesh as dreqit gjë, sepse ai për kete eshte i usta; qe te zgjedh njerz qe nuk kane thelb dhe ide ? . Kaq.
heren tjeter suksesi do jete me ju, sepse kam pershtypjen qe do jeni forca e vertete e se djathtes shqiptare dhe kete besim e mbeshtes tek gjithe ato figura te mira qe keni; Oketa, Topi etj…shume te tjere do te mblidhen rreth jush se jeni nje parti me fryme demokratike te vertete brenda..kete here ju denoi kodi i ndyre zgjedhor i hartuar prej Berishe -Rames…heren tjeter s’besoj te jete kjo pengese…vetem uroj te jeni pak me me adrenaline se keshtu e duan keto pune