Agron Tufa në një analizë politike të së djathtës. Gabimet e qeverisjes së djathtë dhe vota e 23 qershorit. Ndryshimet brenda PD-së, e majta dhe të drejtat e padhëna të të përndjekurve. Dëshmitë e munguara për të shkuarën, botimet e pakta dhe disa pseudoautorë e artikuj të sforcuar sipas publicistit të njohur
Nga Alida Cenaj*
Sikur Partia Demokratike të mos i kishte harruar degët e veta në pushtetin lokal, duke u dhënë kështu dorë klikave drejtuese në provinca të ushtrojnë një pushtet arrogant e banal, sikur aleanca me LSI-në të mos kishte ndodhur, sikur ministrat e qeverisë që do të lërë pushtetin në shtator të kishin qenë ca të tjerë, sikur listat e kandidatëve të PD-së të ishin kursyer nga disa emra të marrë nga kampi kundërshtar etj.,etj., me siguri rezultati i 23 qershorit do të kishte qenë i ndryshëm. Kështu e analizon të djathtën e paszgjedhjeve, një publicist i njohur, shkrimtar e mbrojtës i të drejtave të të përndjekurve, i djathtë në bindjet e veta politike. Agron Tufa megjithatë beson se Partia Demokratike i ka nxjerrë mësimet e veta pas disfatës së fundit. Ndryshimet rrënjësore të këtyre ditëve, pas dorëheqjes së Berishës, sipas tij janë vërtetë të tilla dhe kryetari i i ri nuk duhet paragjykuar. Qoftë ose jo i preferuari i Berishës (tek e fundit ç’të keqe ka!), Basha duhet ta justifikojë besimin që i dhanë demokratët, “besim, që sado ta relativizojmë, ishte plebishitar me përqindjen e votave”. Vetëm se as zgjedhjet e qeta që sapo lamë pas, as shpresa se tanimë tranzicioni ka kaluar, as 23 vitet që na ndajnë nga diktatura nuk kanë mjaftuar për të qartësuar debatin mbi të majtën dhe të djathtën në Shqipëri. Janë lënë pas dorë edhe të përndjekurit këto vitet e fundit sipas Tufës, siç ende nuk kemi çuar në vend nderin e atyre që humbën gjithçka nga përndjekja e 50 vjetëve të regjimit të Enver Hoxhës.
-Z. Tufa, më në fund kaluam zgjedhje parlamentare, në fund të të cilave nuk pamë dy palë kundërshtare që dalin duke akuzuar njëra-tjetrën pa e pranuar rezultatin (masivisht të paktën). Pamë dorëheqjen e një lideri historik të së djathtës pasi pranoi humbjen. A do të thotë kjo që politika shqiptare ka filluar të piqet e ta kuptojë se në demokraci, vota është ajo që ka pushtetin e vërtetë?
Mendoj, se së paku këto zgjedhje, me disfatën tronditëse të PD-së, kanë qenë rasti më i mirë për të ngulitur të vërtetën e pushtetit të votës. Por ama, vetëm për sa i përket realitetit numerik! Se, mandej, çfarë shtrihet përtej realitetit numerik, në ç’mënyrë shokuese u përftua disfata, kjo është detyra kryesore që duhet të analizojnë palët politike – në rastin konkret, demokratët. Dorëheqja e liderit historik të së djathtës, edhe pse për momentin nuk duket aq ngushëlluese, është një hap dhe një gjest premtues për ta kthyer vështrimin kritik nga themeli, për të hetuar me realizëm humnerën e thellë të alienimit, që ka ngjarë jo menjëherë, por pak nga pak e ndër vite me elektoratin e djathtë. Kam pasur dhe kam dyshime të mëdha për “biografinë” morale të kësaj vote të ashtuquajtur “plebishitare”; artificën e saj nuk më duket bindëse në përmasat që u përftua. Por kjo është një çështje që i takon vetë lidershipit të djathtë të thellohet në një lexim të esëllt, realist, duke e kërkuar tek vetja arsyen e vërtetë të këtij denatyrimi.
-Në prag të zgjedhjeve, analistët e politikës parashikonin një rezultat të ngushtë mes të majtës dhe të djathtës. Në të vërtetë e djathta humbi edhe në qarqet ku historikisht ka qenë e fortë. Cilat janë arsyet, sipas jush, të kësaj humbje?
Analistët tanë, ç’është e vërteta, nuk ia kanë qëlluar ndonjëherë me parashikimet e tyre. Nuk u kanë paraprirë realiteteve me të cilat merren dhe ku janë të punësuar si profesionistë. As kësaj here nuk ia ngjitën! Arsyet e disfatës së PD-së dhe të djathtës në tërësi janë të shumëllojshme e komplekse. Pa u bërë i mërzitshëm, po bëj një enumeracion të thukët e përmbledhës të arsyeve, që sipas meje, sollën disfatën zhgënjyese e lënduese për ne të djathtët: autoritarizmi piramidal në zhvleftësimin e çdo debati, propozimi apo kriticizmi brenda radhëve; Venitja e kreativitetit të deputetëve dhe ministrave në pushtet. Në raste sporadike kur ky kreativitet apo kriticizëm shfaqej tek-tuk, ai luftohej paceremonishëm, duke i linçuar nga partia, nga grupi parlamentar e në finale – nga lista e kandidatëve; shkëputja, madje harrimi i kontakteve me degët e PD-së në pushtetin lokal, duke u dhënë dorë klikave drejtuese në provinca të ushtrojnë një pushtet arrogant e banal, tërësisht arbitrar, të bazuar nga rrjetet nepotike (këtu e ka bazën psikologjike, mendoj, shumica e votave që iu kundërvunë demokratëve nga brenda); aleancat e panatyrshme në pushtet me një kundërshtar jo të një gjaku politik me demokratët, lëshimi terren kur ata uzurpuan mbi 40% të pushtetit të administratës në bashkëqeverisje dhe, mandej, më e turpshmja, mbrojtja me çdo kusht e tyre, kur kjo tenjë e pushtetit u kap me presh në duar në të ashtuquajturin korrupsion flagrant, të njohur me kasetën filmike Meta-Prifti. Por ajo që e çoi në ad absurdum apo in ekstremis gabimin fatal të PD-së është se në betejën finale të zgjedhjeve, militantët e fushatës së djathtë nuk nxorën goje, makar një fjalë, kundër aleatëve të pabesë, edhe pse tani ishin kundërshtarë; PD dhe Berisha qeverisën me ministra të zhubrosur, të përfolur e dalëboje, që në masën e të djathtëve, përveç stërpërdorjes dhe korrupsionit, perceptoheshin prej kohësh edhe si bij komunistësh në piramidën e shtetit të Enver Hoxhës, dhe si karrieristë të infiltruar në PD, “piranja” të pamëshirshme, të riardhur, pasi e kishin braktisur partinë në ditët e saj më të vështira të vjetit 1997. Shumicës së tyre, nëse perifrazoj fjalët e një veterani të djathtë, “po t’u kruash pak cipën blu, zbulohet një e kuqe e flaktë, e të tillë që në të mund të ndezësh cigaren”; Përfshirja në lista, në prag të përballjes së madhe, e figurave politike të rëndësishme nga kampi kundërshtar, të tillë si Kastriot Islami, Agron Duka etj; Kurora e arsyes së humbjes mendoj se është sjellja ndaj shtresës së ish të persekutuarve dhe ish pronarëve, që janë thuajse e njëjta shtresë. Kjo sjellje, me shtresën më të gjerë numerike, më besnike, më të moralshme e më identare të së djathtës – ka qenë shpërfillëse në shumë aspekte, duke filluar me mospërfaqësimin e tyre në hierarkinë e politikës dhe pushtetit, në mundësinë e punësimit dhe shkollimit, në mosrealizimin e premtimit të dëmshpërblimit, në avantazhe të tjera sociale, në rehabilitimin e imazhit të tyre historik, në dështimin dhe mosrikthimin e ligjit të Lustracionit etj.
Si qenka kjo! T’u marrësh votën e të mos i përfaqësosh?! Mbase në PD qe krijuar ideja, se “këta edhe pa ua varur fare, për ne do të votojnë!” Ja pra, se çfarë ndëshkimi! Dhe prapë janë ata e vetëm shtresa e tyre që sjell përmbysjen e madhe e të menjëhershme, sado e pamundur qoftë ajo.
-Ndryshimet e këtyre ditëve në Partinë Demokratike mund të quhen ndryshim epoke brenda saj. Çfarë duhet të presim në vijim?
Formalisht po. Nëse nuk do të jenë ndryshime thelbësore, më mirë të mos ishin bërë. Si çdo i djathtë unë pres, që lideri i ri, të jetë një organizator i mirë, të ketë dhuntinë e të dëgjuarit dhe marrjes seriozisht të bazës dhe kryesorja – të kthejë PD-në në identitetin e saj të djathtë. Nëse nuk arrin të kthehet tek ajo shtresë e madhe që e ka sjellë gjithnjë në pushtet PD-në, nëse nuk u kërkohet me sinqeritet të falur për gabimet e shkuara shtresës historikisht të djathtë, familjeve të persekutuara gjatë diktaturës, sikundërse dhe qytetarëve që e kanë formuar botëkuptimin e tyre të djathtë në liri, atëherë mendoj, se PD-ja nuk do të ketë identitet, rrjedhimisht nuk do ta fitojë kurrë sfidën e pushtetit. Kam bindjen se kjo është gjëja më e rëndësishme për liderin e ri! Sepse vota që të besohet, s’është tjetër gjë, por vetë nderi, që secili qytetar ia lë në shpresë e mirëbesim liderit politik që besatohet t’i përfaqësojë.
-Zgjedhjet për kreun e ri të PD-së u shoqëruan me të kënaqur e të pakënaqur, ndërkohë që emri i Lulzim Bashës nuk ishte surprizë. A beson se ajo që thonë skeptikët, se Berisha do të vazhdojë të jetë kryetari i vërtetë i PD-së, por në hije, janë të sakta?
Nuk më ka pëlqyer asnjëherë ta nis vlerësimin për dikë me paragjykim. Për fat të keq në shoqërinë tonë vetëm një gjë e kemi gratis: paragjykimin. Unë kam shumë shpresë se z.Basha do ta justifikojë besimin që i kanë dhënë anëtarët demokratë të gjithë Shqipërisë, besim, që sado ta relativizojmë, ishte plebishitar me përqindjen e votave. Profili i tij politik ka ardhur në ngritje të vazhdueshme dhe ka të gjitha shanset të jetë kulmor, nëse kurorëzon përpjekjet për ringritjen e PD-së dhe të djathtës nga gremina ku ka rënë.
Të mos jemi nihilistë: z. Sali Berisha është një nga politikanët me përvojën më të vyer jo vetëm në Shqipërinë postkomuniste, por në krejt rajonin e Ballkanit. Është ndër njerëzit më inteligjentë, me kulturë të gjithanshme e intuitë, sikundërse dhe human e patriot i sinqertë. Ai është një vlerë kapitale në PD, me një karizmë radioaktive, tejpërshkuese. Këshillat dhe udhëzimet e tij, diktuar nga përvoja qoftë e sukseseve, qoftë e dështimeve janë e duhet të jenë asistuese. Kjo nuk do të thotë që z.Basha të mos mishërojë vizionin e tij politik e strategjik për të prirë “popullin e djathtë” në misionin e papërmbushur të reformave me rëndësi historike për Shqipërinë. Nuk mendoj se z.Basha do të hezitojë ta administrojë tërë lirinë e arsyeshme për të marrë vendime dhe të ketë besim tek vetja e tek stafi i atij që zgjedh. Nuk më pëlqen që lideri i ri të penalizohet me paragjykime ende pa filluar provën, ndonëse dashkqinjtë, xhelozët, karrieristët, kundërshtarët do ta sulmojnë fort në këtë pikë, për çka unë mendoj se z.Basha duhet ta ketë fituar me kohë imunitetin e nevojshëm. Koha do ta tregojë…
-Pse mendoni (mbështetur në ato që thuhen jozyrtarisht, por edhe përshtypjen e përgjithshme) se Basha është i preferuari i Berishës?
Po dikush duhet me qenë, apo jo? Unë nuk e di saktë, se kush është i “parapëlqyeri” i z.Berisha, por të jesh i tillë, nuk e di pse duhet komentuar si e metë. Përkundrazi! Pra, siç e keni drejtuar ju pyetjen apriori, mund t’ju pyes dhe unë troç: “Pse mendoni, se unë mendoj kështu?”
– Sa e kanë ndryshuar debatin mbi të majtën dhe të djathtën këto 23 vite që pas rënies së komunizmit? Ku kemi shkuar gjatë këtyre viteve, jemi në demokraci apo ende një vend post-komunist?
Këtu qëndron problemi: Unë nuk mbaj mend as edhe njëherë, që në kampet e politikës sonë të jetë ndezur ndonjëherë ndonjë debat teorik apo praktik mbi të majtën dhe të djathtën. Dhe të mendosh, se ka qenë dëshpërimisht i nevojshëm një debat i tillë, pasi ai ndërgjegjëson jo vetëm klasën politike, por edhe qytetarët, mbështetësit e programeve dhe vizioneve politike të partive tona. Për fat të keq, ajo që është abc-ja e identitetit botëkuptimor individual, as nuk është shfletuar ndonjëherë. Këtë nuk e kanë bërë partitë politike, nuk e kanë bërë as mediat, nuk e kanë bërë as universitetet. Dhe askush nuk i ka dhënë llogari vetes qartë: “Pse jam i djathtë” apo “Pse jam i majtë”. Nuk e di nëse ia ka bërë vetes këtë pyetje votuesi ynë me inteligjencë mesatare para se t’i drejtohet qendrës së votimit. Vlerat e së djathtës dhe së majtës janë diç e turbullt edhe në kokat e atyre deputetëve që mbushin çdo legjislaturë parlamentin, sikundërse dhe e strukturave të partive tona politike.
– Ju jeni drejtor i Institutit të Krimeve të Komunizmit. Cila forcë politike, apo personazh protagonist brenda tyre ka bërë më shumë gjatë këtyre viteve për ish të përndjekurit?
O, këtë e di gjithkush, besoj. Në pyetjen tuaj do të veçoj ndajfoljen krahasimore “më shumë”, sepse ajo do të jetë kyçi i përgjigjes sime. Ka bërë deri tani për ish të përndjekurit jo “më shumë” (sepse kjo do të na fuste në marrëdhënie krahasimore me një palë tjetër), por “të vetmit” vetëm demokratët, sa herë ka pasur pushtetin PD. Pala tjetër (meqë vetëm dy palë qarkullojnë pushtetin tek ne), pra trashëgimtarët e drejtpërdrejtë të PPSH-së, kanë shprehur me metoda ekstreme e të prera refuzimin “për të bërë gjë”, duke u shprehur me termin tuaj. Megjithatë ndajmë dy epoka të PD-së në sjelljen ndaj kësaj shtrese: vitet 1992-1997, ku vërtet pati një mbështetje e përfaqësim të tyre dhe vitet 2005-2008, ku diçka nisi të bëhet, por premtimi nuk përmbush krejtësisht (dëmshpërblimi që mbeti në këstin e dytë). Kësaj radhe, pra në qeverisjen e dytë të Berishës, kjo shtresë, ndryshe nga periudha e parë, nuk u përfaqësua as në parlament, as në qeveri, as në administratën publike. Pati një rënie drastike të “ndjeshmërisë”, apo më saktë: ndjeshmëri thuajse zero! Duke qenë Drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, e kam prekur në të gjitha mënyrat poshtërsisht të larmishme këtë mungesë mizore të ndjeshmërisë, madje edhe në përmbushjen e detyrimeve ligjore ndaj Institutit. Përjashtime ka, prandaj më vjen mirë ta theksoj, se i vetmi që ka bërë diç konkrete ka qenë ish-Ministri i MTKRS, z. Aldo Bumçi. Me iniciativën personale e ndërmjetësimin e tij, arritëm të krijonim fondin e nevojshëm për një kolanë prej 10 volumesh të rëndësishme studimore e memuaristike, me material të gjallë arkivor.
– Shtypi shqiptar boton rëndom artikuj, por edhe libra autorësh të ndryshëm dalin në treg me dëshmi për ngjarje apo personazhe të përndjekur nga sistemi komunist. Sa të besueshme janë këto botime? Sa të vërteta apo shtrembërime ka brenda tyre?
Shtypi, në fakt, i kushton tepër rrallë ndonjë dosier dramave tona të diktaturës, pasi vëmendjen kryesore e ka të përqëndruar tash e mbi 20 vite te saga e Enver Hoxhës dhe ministrave të tij kriminelë. Këto dosjerë u përshtaten ligjësive të gazetës, që do të thotë të kenë efektin e “salcave pikante”. Ato nuk zbardhin ndonjë gjë të madhe, përveçse ambalazhojnë ndonjë episod melodramatik sensacional. Nuk bëhet fjalë për ndonjë koherencë të vazhdueshme dhe gjithkush e di, se sidomos botimet e gazetave nuk janë mënyra e duhur për të shpalosur zhaurimën sistematike e therrëse të ferrit komunist. Ndryshe me artikujt problematikë. Ata janë të paktë, të rrallë dhe mezi mbajnë gjallë tek-tuk diskursin me çështjet morale e etike që shtrojnë. Për fat të keq ne nuk kemi pena që të jenë bërë të famshme, si në Gjermani, Poloni, Çeki etj, duke u marrë me çështjen e dekriminalizimit të elitave politike, ish-spiunëve të Sigurimit në karrierë apo ndriçimin e raporteve xhelat-viktimë në ditët e sotme. Përkundrazi peisazhi mediatik në vendin tonë sundohet me pena që ngjyhen në zeher për hesape mercenare; kemi analistë të kreshpëruar që marrin pamjen e tribunëve duke u përleshur fjala vjen me Berishën apo Ramën. Nuk e di se si do t’ju vejë halli pas rënies së Berishës, sepse rroga e tyre në mbi 90% ishte e kushtëzuar me sulmet ndaj tij. Por, e theksoj, nuk i kemi parë kurrën e kurrës të shtrojnë problemin që e kanë më shumë se një milionë e gjysmë qytetarë të familjeve shqiptare, të persekutuara egërsisht gjatë diktaturës. Ne jemi vendi i vetëm në ish perandorinë e kuqe, ku dështoi ligji i Lustracionit. Vendosmërisht asnjë shkrim nuk kemi në mediat tona nga këto pena çapraze! Dhe për mua ky është një test, e ndoshta testi më i rëndësishëm i konstruktit moral e etik të një shoqërie post-totalitare.
Nuk ka as botime memuaristike, në fakt. Këto libra, përjashto volumet e shkëlqyeshme të Visar Zhitit, qëllojnë të gjenden me vonesë e të shiten si zbulime. Shpesh botohen si pengje për ata që i kanë rënë “pashë më pashë” hadit të burgjeve komuniste, botohen keq, me paret e xhepit të autorëve, degdisen periferive apo nuk arrijnë dalin në librari. Personalisht kam bërë për katër vite propagandë në të gjitha mediat që të lexohej trilogjia e Atë Zef Pllumit “Rrno vetëm për me tregue”. Vetëm në 2006 u ribotua kjo “perlë e zezë pikëllimi” dhe filloi të ngulitej, pra 11 vjet më vonë! Unë kam botuar një kolanë me libra memuaristikë, shumë kohë më parë se të isha Drejtor i Institutit (memuaret e Arshi Pipës, Fatos e Liri Lubonjës, Uran Kalakullës etj), dhe them me plot bindje, se memuaristika shqiptare e burgjeve komuniste në shumë raste është e pashoqe në botë, kap maja të tilla rrëfimi të pikëlluar, sa të zë frymën. Aty janë temat, ambienti, dëshmitë me emra personash që kanë torturuar e që gjenden në pikun e karrierës sot e kësaj dite. Aty janë modelet për romane, që s’u shkruan, për filma, që s’u bënë, për drejtësinë që s’u vendos, për edukimin qytetar e shkollor, që s’do t’ia dijë, për vetëdijen dhe përvojën politike, që nuk mbush etj, etj.
Ka dhe libra që shkruhen si kofini pas të vjeli, duke e kundruar zejen e shkrimit jo si dëshmi, së cilës nuk i shpëton dot, por duke pikësynuar produktin e shitshëm me suport mediatik e duke ngritur piedestale hipotetike për delire të ardhshme. E tillë, sinqerisht, më duket grafomania shkarrashkruese e Spartak Ngjelës, një falsitet i sforcuar banal e i tejzgjatur.
*Revista KLAN
Bravo Goni!
Ti duhej te ishe ne qeveri.Mend per here tjeter.
A Goni, a je i marrr a t’vrasin corapet?
I tash qi baca Sali asht vec nji antar i thjesht PDjet, le te xajn vendin tat ke shoqata. Ngjani si dy pika ujit.
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/happy-couple.html
O Goni!
Te them te drejten nuk te lexova te gjithin. Jo se nuk pata deshiren per kete gje. Duke qene se ti vet e ke nisur me sikur,une vendosa qe mos ta lexoj analizen tende. A e di perse. Sepse sikur LSI te mos ishte ne aleance me PD,keto gjera me sikur, qe ti po numeroje,nuk kishin shancin absolut qe te kishin ndodhur. Prandaj,sic thote dhe populli,trim pas lufte mos u bej kurre. A e di ti qe ai burri qe ty te beri kaq guximtar te besh gjoja analiza te tilla,mund te kthehet prape ne krye te PD?
Mjere ti o Goni pastaj!
Ato vende qe ti kerkon te kapesh,jane zene o Goni! Shiko nga serija tjeter ndoshta te ngel ndonje bilete!
(Apo spret dot edhe 8 vjet?)
Po do veri ps-ja ministr per se mbari.
Bashkim fino,majko,dade,dule,manjani ke dhe angjelin po deshe dhe xhuvanin me shtetesi greke
…si keta zgjen dhe me porosi ti besh
Po te nxjerresh fytyren tende ne pasqyre, ti nuk je i zhubrosur por i grisur ore plehre, pse cte duket vetja ty se je me i mire se ata qe shkateruan Shqiperine?? ti je nje ndyrsire qe se ke shokun, ti qeshje kur lirak bejko digjej mor plehre…yttttttttt ndyrsire ske turp dhe flet per xhahilin qe ndave pushtetin deri tani, bej zgjedhje ke shoqata te kuptosh sa te vlen lekura o plehere
Eshte koha per te marre kthesen,prandaj edhe flet Goni.
…po 21 janari..??? Kur do kete vlere jeta e njeriut e te drejtat demokratike te tij..???
…per bashen..figura me poshteruse qe njoh…njeriu i perdorur me keq..e pandergjegjshem deri ne idiotesi..
E lexova deri ne castin kur ishte shprehur me hosanara per Berishen. Me tej nuk vlen.
Goni, sado talent te te kete dhuruar Zoti ne disa aspekte, me vjen keq te ta them, por ne disa te tjera ke mbetur ne katundin tend Sohodoll, e nuk ke bere nje cap me tej.
Paradoks eshte se ti ke deshire te jesh i djathte, por natyrshmerisht e thelbesisht nuk je. Nese do ishte, te parin person qe duhet te urreje, duhet te ishte Sali Berisha. E si mund te jesh i djathte, kur perlavderon si politikan te madh nje ish-komunist 25-vjecar?!
Mblidh mendjen Goni!
Ndolova se lexuari qe kur filloj me hosanarat si ty lezues..Me vjen per te vjelle kur kan mendime ndryshe keta analistat e zv/kryetaret e PD-se dhe ne urdher te reflektojne mendimin ndryshe duhet te lepijne bajgen njehere para se te fillojne ta qortojne…
Ishte burr ashtu e keshtu thone por beri gabim..Si kuptoj..4-er te vrare, asnje pergjegjes dhe vetem ne Albanistan vazhdon nje drame pa autor..
Jo te zhubrosur jo por ka qeverrisur me plehra qe nuk dihet se kur mund te vijne me ne pushtet. Do vij nje dite qe do na rendet vetja kur te kujtojme kush na ka qeverrisur. Imagjino Arben Imami me gruan e tij kurve ka drejtuar Ministrin e Mbrojtjes, Kol Olldash krimineli,Aldo Pumci o zot o zot me Myqo letrarin qe dhe ne halet e ka teper etj etj. Obobobobobo se desh harrova Pollo bythen qe dukej si kec i kuq mallakastre. Me qesharaker nuk ka me ku te vej.Yyyyyy bajga te qelbura.
Ca thote ky ore Sali Berisha nje nga politikanete
me te vyer ne shqiperi me human dhe inteligjente
po prandaje ka ngelure vendi i fundite ne ballkane.
Ku pjesa me e te rinjeve shqiptare jane papune ose ne emigracione
dhe varferia eshte ne kulem. Ku po shkateron te gjitha
vlerat historike pasurite naturale ku ky vende po i vidhen
pasurite nentoksore nga firma te huaja ky detyrohet puntori
te punoje ne kushte te papranushme pe sigurine fizike dhe
mendore vetem ti coje nje cope buke familjes.
Po more shoku Agrone na qenka i vyer dhe inteligjente
ej na qenka dhe patriote more shoku Agron hahahaha
Po pse do te na edheshe hi syve more kodoshe po detin
kushe e shiti more ore detin tone po plerat more plere
kushe i solli ne shqiperi more legen po piramidat ne 97
more legene po avionet per te sulmuare popullin prape
Ne 97. Munde te beje sikurre i ka haruare gjykata po jo
populli more legen. Keto po kujtoje se mjaftojne per te
terguare se sa patriote eshte Sali Berisha. Por ti qenke
me legene se dashke ta beshe si beri Sala me Zogun
qe tha ky ka shpeture shqiperine eshte patriote ku
ardhjen e tije ne pushtete e pagoje me trojete shqiptare.
ik more legen burre ik mose na caje trapin.
Nuk e lexoj çfareka thene. Nukme intereson. Qe ne shkrimet e para qeikam lexuar, qenedaljet e para ne mediat vizive, eshte prezantuar:
– me shume komplekse
– shume i karikuar
– shume hakmares primitiv
– shume perçarea
– shume lufte-konflikt nxites
– shume servil
– shume provincial si edukate
– shume agresiv ne gjithshka qe thote
– nje perçues dinjitoz i luftes se klasave
E ç’mund te presesh nga nje intelektual qe mund ta quajne e nga nje i perndjekur me tere keto ngarkesa negative ne koke?
Nje analize per te ardhur keq e zotit Tufa ! Megjithese analistet tane pergjithesisht gjate ketyre muajve te
fundit ja kane futur aq kot sa eshte per te ardhur keq per parashikimet e tyre, sidomos per fitoren e kesaj
apo asaj Partie ?! Z. Tufa ”bucja kelysh pjell,, ! Nga ”fjalimet ,, e para Basha duket me i avancuar se ustai
i tij dhe kete e ben per te mos zhgenjyer diktatorin e permbysur pothuajshe me dhune me teper nga te huajt
se sa nga opozita qe ne shtator vjen ne pushtet. Z. Tufa na flitni per ”demokraci,, e Sali Berishes ?! Jo zoteri
per 23 vjet populli shqiptar ka qene nen nje neodiktature te paster ! Keni memorie te dobet dhe me sa duket
ju si analist nuk e mbani mend 97-ten ,! Po Gerdecin ? Po 21 Janarin ? Po vrasjet misterioze qe bere Berisha
me gangsteret e tij, lakej besnike te nje regjimi kriminel ?
Basha e Co. paragjykon ore e cast qeverine e ardheshme socialiste, kurse zoteria juaj na keshilloni mos e
paragjykojme Bashen, i cili sapo erdhi ne krye te Bashkise me vota te vjedhura mori ”bisturine,, dhe deboi
te gjithe administraten e mepareshme dhe tash po na krijon ”komisione ,, per mbrojtjen e administrates se
tanishme te korruptuar deri ne palce: hajna,kriminele, gangstere, njerez te hurit e te litarit ,sahanlepires,
grabites te pasurise kombetare, vrases ,etj. Cfare administrate ,pra, don te mbroje ky Basha qe s’duhet para-
gjykuar ? ! Basha s’eshte gje tjeter vecse ”klloun,, i Berishes dhe familjes Berisha. Asnje iluzion s’duhet te
kemi per te gjykuar te kunderten ! PD.i duhet nje operacion i thelle , nje rinovim total duke u ndare prere nga
Diktatura berishiane e berishizmi krminel e gjakatar !!!!
Nuk mundi ta implementoi demokracine nje ish sekretar Partie per 25 vjet, megjithese i besuam.Vime te zhgenjyer ne te djathtet e vertete ne vitin 2013.Autori mundohet ta mbroje.I dashur Agron!Ne PD mungon liria.Pa liri nuk mund te shkosh perpara aq me shume te ndertosh shtetin ligjor.Shume nga problemet qe nge ti jane te drejta, por sa te jene trashegimtaret e PPSH mos prit asgje.Lutemi zotit mos kene parashikuar aleatet tane ndonje Libi, Siri apo Egjypt.Asnje propozim konkret nuk pashe.Instituti nu ka asnje evidence per familjet e te perndjekurve, per femijte e tyre te studiuar edhe jashte qe jane kthyer dhe nuk afrohen nga asnje strukture e pushtetit.Pati nje perkedhelje per Bumcin, i cili eshte vet i perkedhelur dhe sherbetor i familjes.Po nuk qe i tille nuk te afron kush.Keshtu vendi nuk do te behet kurre.
Sikur te kisha nje tas, do kisha bere nje pershesh me qumesht por ce do se nuk kam buke dhe qumesht,
Analiza qe ben Tufa eshte e filozofim banal i shprehejes filozofike te fshatarit te zgjuar.
Sikur te kisha ate e kete e kete tjetren edhe ket edhe kete e terrci e verrci. Kurre nuk bejne te tilla filozofime njerzit qe analizojne politikat.
Agronit i qenka rrenjos ne tru parulla e famshme enveriste se uji del i kthjellet lart ne burim por turbullohet rruges.Sipas ketij Saliu na qenkesh burre shume i mire por e paskan marre ne qafe te vegjlit poshte.S’ka gje per Agronin se te gjithe ministrat kusht kryesor kishin te firmosnin pa bere as gek as mek abuzimet e Shkerdhenit dhe te Shkerdhites me pushtetin e babait.I ziu ky,ja paskan shpelare mire trute ne fillim Enveri ne burg dhe sot enveristi “demokrat” Sali Berisha.
– Te gjithe keta djathtistet, nje nga shkaqet e humbjes te PD, cilesojne fort, koalicionin me LSI, ne mandatin 2009-2013.
-Mirepo qofte para zgjedhjeve, bile edhe tani i mbajne veshet ngritur. Dale, a ka ndonje sinjal nga LSI, qe te bashkohet prape me PD-ne?
Edhe kur ju bene ndonje pyetje, a jeni dakort per nje koalicion me LSI, nese ajo largohet nga PS, te pergjigjgjen: Po nese ajo lufton kunder PS dhe Edi Rames.
-Pra kur LSI, bashkepunon me PD, behet e mire. Kur largohet nga PD, dhe shkon ne familjen e saj te majte, behen kriminele, bleres votash,hajdute, njerez pa identitet etj. etj.
– Mbajeni bythen drej o tufat e deleve te Saliut. LSI, eshte o eshte mire, o e keqe. Nuk ka po qe me ne eshte e mire, po qe kundra nesh behet e keqe…
ore tufa berisha nuk qeverisi,berisha formoi banden me familjen dhe servilet e vet dhe beri kasaphan ne kte vend..vodhi shiti vrau u tall e shkrumboj kte vend,,,jam i sigurt qe ne historin mijra vjecare te ktij vendi armik me i tmerrshem e me zi ska pas e nuk do te ket.
Sikur?!
Sikur vemjet si puna e ketij te mos shkruanin apo shpre
heshin fare do ishte shume me mire.
Nuk shtyhen me sikur 8 vjet nga jeta e nje populli o pseudo
njeri.Bisha kishte kohe qe ia kishte sjelle ketij populli shpir
tin ne maje te hundes.Dhe mori pergjigjen e merituar.
Si puthador i vjeter kerkon te mos e paragjykojme Lule
Bashen.Nuk ka lidhje me PD e vertete.Ka lidhje vetem me
Partine e familjes se Bishes.Plus qe eshte dhe hajdut dhe
vrases.
Beji vetes dhe neve nje nber.Mos ha me.Mundesh besoj.
” A do ta pranoje PS=ja humbjen ? ” -shkruante vetem tre dite para zgjedhjeve ky kameleoni Tufa ! Keto te meta e gabime,qeverisja e Berishes i kishte para apo pas zgjedhjeve ? Ne nje fare menyre populli shqiptar i dha pergjigje edhe kameleoneve puthadore pushtetesh ! Nuk kemi nevoje per kete lloj race !
shume vone o tufa – i bie dajres se PD me eks te madh para 2 muajsh – tani te erdhen trute – kur ju thonin flisni mor burra – sju vinte zeri shume keq. Ata ministra kishin nja 4 vjet qe flinin gjume e tallnin sumen me popllin.
Jo ,,,,,piranja,,,,,,,ore trap ,,por piranka !Piranka eshte njipeshk i vogel ne gjetesine mesatare te karit qe te grin po hyre ne zonen e ujerave qe banojne ata lloj peshqish !
z. Tufa shkruan:
“Të mos jemi nihilistë: z. Sali Berisha është një nga politikanët me përvojën më të vyer jo vetëm në Shqipërinë postkomuniste, por në krejt rajonin e Ballkanit. Është ndër njerëzit më inteligjentë, me kulturë të gjithanshme e intuitë, sikundërse dhe human e patriot i sinqertë. Ai është një vlerë kapitale në PD, me një karizmë radioaktive, tejpërshkuese. Këshillat dhe udhëzimet e tij, diktuar nga përvoja qoftë e sukseseve….e te tjera e te tjera.”
Me vjen keq per ty zoti Tufa, qe ora te ka mbetur para 1990. Per nje gje ke te drejte: Berisha ka nje karizme radioaktive…dhe nese merr vesh nga fizika, radioaktiviteti me shume vret sesa sheron. Per te tjerat je nje gjynah. Aresyet qe humbi PD-ja, jane edhe ato qe ti permende, por ti anashkalon kryesoren (e ke me qellim apo ke trurin e shplare, nuk me intereson). PD-ja me ne krye mbretin e saj SB, u kthye ne forcen e rrenimit, hakmarrjes, mosperfshirjes, shkaterrimit. Persa gjate keto dukuri do jene pjese e kesaj PD-je,ajo kurre s’do behet nje parti dhe kete do ta vuaje Shqiperia, perderisa njerez si ju me dy gram shkolle dhe shume tjere trushplare do shkoni pas berishizmit dhe anarkise.
z.Tufa, perfundimisht ke harxhuar kot kohen duke dhene nje interviste qofte te pasinqerte ose ne rastin me te mire krejt naive.
kur nje i djathe si PETROJA bene nje analize te sakte dhe kuptim plote ne te majtet duhet te reflektojme tani ghate ndertimit te qeverise se re
KURSE JU AGRON JENI NJE SAHAN LEPIRES ISALIUT, QE TE KA BERE DREJTOR TE
I.P.P. DHE KUR U DOGJ LORIKU JU HESHTET. I BUKUR DREJTOR.
Pirdh se cfryhesh o mjeran i tufezuar.
PAS PILAFIT TE DARKES MUND TE SHKRUASH TUFA PA FUND DELESH E BAGETISH
POR PER FAT TE KEQ NUK DI TE THUASH ASGJE ,ASGJE.
Te pershendes Astrit me nje poesi nga libri im i fundit!Ne te djathtet e vertete, nuk do te pranojme kurre te hyjme ne gjykime artificiale me te djathte dhe te majte.Le te benim nje here nje gare se kush do te grumbullonte pas vetes njerezit me te shkolluar dhe te edukuar te kesaj toke.Kjo do t i sherbente vendit tone ne radhe te pare e pastaj edhe secilit.Te futesh ne te tilla gjykime me te djathte e te vertete kur ata jane perzier me njeri tjetrin dhe s mund te ndahen ke rene apriori ne gabime dhe nuk shkon gjekundi.Besoj se me kete poezi kam thene shume.Lum kush ta kuptoje!
Erdha…
(Në lamtumirën e Lirak Bejkos)
Erdha…
Pa këmishë të bardhë,
Por me dhimbjen fjalëmekur.
Shiu ndër ulluqe ngjante,
Sikur kishte vdekur.
Erdha…
Me dëshirën zjarr
Dhe me zemrën që s’qe shuar.
Njerëz të cfilitur vitesh,
Lule nëpër duar.
Erdha…
Trupi yt i shuar,
Në qivur qiri i tretur.
Atje lart në qiellin gri,
Shpirti i padjegur.
Erdha…
Kishe bërë një rrugë të gjatë,
Që nga Praga ardhur,
Që t’a sillje nëpër natë,
Një të fshehtë të zbardhur.
Erdha…
Qielli plumb si portë qelie,
Sot rëndoka ndryshe.
Shpirti yt simbol lirie,
Më ngjan dallëndyshe.
Mero, mé vjen keq qé ky shkrim paçavure ka zéné vend né gazetén “Tema”.
Té quash politikan pozitiv, njeri human e té kulturuar Sali Berishén,
éshté e tepért dhe pér momentin krejt e panevojshme. Njeréz si zoti Tufa nuk kané kuptuar apo s’duan té kuptojné até qé ndodhi mé 23 qershor.
nuk e di se cfar analistesh apo gazetare e kryetare forumesh jeni, qe flisni brrockula,e manjta me bindje dhe faktikisht ne shqiperi eshte 85% e popullsise , 5% jane djathte, u bene 90% , 10% jane as te djathe e as te majte por votojne kuturru kush i genjen me shume, ose me mire te themi per nje vic e xuni nata jashte. Dua te dal atje ku gabojne te gjithe se qe i pa pritur rezultati i zgjedhjeve , e majta ka fituar ne c’do zgjedhje bmi 80 deputete pamvaresishte se i vidhte sala krimineli, po nuk e vrane salen Haklajt shqiperia nuk ka derman nga ai
Dhe te mendosh se ky gazetar qenka”nje nder me të miret gazetarë të djathtë shqiptar!”,si shkruhet! Intervista nuk del nga skema:” Berisha duhet mbrojtur,ata poshtë tij,me pushtet,shkaterruan fitoren”,”Bersha (pardesybardhi i Ramizit)lider i djathtë ballkanik …” etj,meskinitete perversive qe perfundojne me pacudine e tij si normale”preferenca e bumbesit te perhershëm(sepse gjithmone ka vjedhur votat) e Berishës! Ndaj mendime krejt te kunderta me Tufen qe perpos skandalitetit si puthadorës i Berishes humbes,perdor vulgaritete idesh per ta bërë të parendesishme jo vetem humbjen,por dhe zgjedhjen e paprecedentë ne boten e djathte demokratike europiane ku Tufa kerkon finalizimin! E verteta eshte krejt tjeter dhe do kerkuar humbja tek artificjaliteti i PD qe ne krijimin e saj ku komunistet staliniste trasferuan me mjeshteri pushtetin tek “e djathta”,me dergimin atje te veglës se tyre,Berishës.Sovrani natyrisht si të papervoje me pluralizmin dhe te ndezur per ndryshime e hengren kete karamele qe me kaliin e kohes iu zbulua helmi! Nje sistem i terë i ish aparatit të “fshehtë” e dytesor i PPSH si dhe agjentura e ish sigurimit, u vu ne sherbim dhe punoi për Berishën dhe pluralizmin fiktiv ku alternimi i pushtetit do behej me “plan” dhe me misionarë të njohur.Tufa nuk mundet ose nuk do ta deklarojë ardhjen e Islamit,Dukes në te djathtë,si mekanizëm rregullator që e djathta te mos konsolidohej me mandat te trete,pasi edhe nuk duhej…Por eshte Sovrani ai qe i beri gjëmën dhe nese flasim me gjuhen e një ultra te djathti ekstrem,i shkerdheu Sheqeren komunistit Berisha! Tufa nuk thote se Berisha degradoi qeverisjen,nuk dorhoqi qeverine pas skandalit Meta-Prifti, nuk kerkoi zgjedhje te parakohshme,por mbrojti Meten sepse Meta duhej mbrojtur ne skemë!Tufa ben mire qe nuk merret si debile te tjerë me sharje ndaj Ramës,as ndaj Sovranit qe injoranca e neokomunisteve ne ish PD(them ish se ajo eshte e vdekur)qe deklaruan jo pa harrese tani nga Sovrani se” Ai,Sovrani nuk kuptoi Berishën,ai eshte injorant!” Por ne marrjen me PD,ka gabime të llahtarshme,pasi shkaku i vertet është Sovrani që goditi sepse kuptoi ku po e conte Berisha vendin;kuptoi se krimi i 21 janarit,Gerdeci,dhe krimet me korrupsion oborri ,rendonin si po rendojnë,jeten e tij të veshtire!Sovrani degjoi Merkel, Hollande qe kritikuar Spanjen,Greqinë, për mungese prodhimi dhe industrializimi qe prodhojnë vende pune e mirqenie të shoqerise dhe tha:”Ne e kishim industrializimin,prodhimin,vendet e punes(duheshin mbajtur,modernizuar)por na i shkaterroi Berisha dhe PD!” Ata pane se zyra e shtypit e kryeministrit dhe ajo e PD ishin jashtë cdo realiteti shqiptar duke ndërmarrë vetem sulme private kunder liderit te opozites(rralle ndodh në vendet demokratike)të cilat e forconin ate ne opinion.Tufa harron se vet Berisha me pakulture qytetare, implementoi tek sovrani luften personale dhe shpesh e degjeneroi ne idjotesi te denjë per Lugun e Zi te Vicidolit!Tufa harron se dite para 21 janarit tragjik,Basha ne rolin e ministrit te brendshem deklaroi kercenimin me vrasje kur protesta ende nuk ishte zhvilluar dhe ka kaseten te regjistruar!Tufa harron se vrasja e te pafajshmeve prodhoi dhe diktatorizmin e hapur te Berishës dhe Sovrani qe e varrosi Berishen me 23 qershor,pa duelin kriminal te Berishes me presidentin Topi, ish kryeprokuroren,dhe opoziten qe protestoj konform kerkeses se ligjit dhe normalisht edhe dhunshëm se nuk do duartrokisnin!…Ka shume persera, por mbi te gjitha Tufa nuk kupton perse Sovrani tejkaloi dhe fitoren qe prisnin Rama e Meta!..Tufa nuk mund te kuptojë dot se kur te vdes Sovrani, nuk mund te ngjallesh më dhe se Basha eshtë nje hicesi gallate apo si thote poeti”Nje sheleg me kembore te madhe ne qafë qe kurre nuk do ta tund dot!”(Lexo A.Dukën) Tufa nuk kupton se Berisha dhe partia e tij prej Ramizit ka vdekur dhe cdo konkurim Sovrani do ta percmojë! Tufa nuk kupton se konceptet e reja te politkes globale nderkombetare nuk e njohin me ndarjen abstrakte të majtë,te djathte, ish komuniste, ish te deklasuar!Tufa nuk kupton dot se partite politike,si banda militantesh per pasuri e pushtet po vdesin dhe shembull eshtë Italia!Perfundoj dhe une enumeracionin duke thene se Tufa preendon te jete i djathte,por del berishist dhe per rrjedhoje mbetet ramizist pavarsisht nese nuk ka veshur pardesy te bardhe,pavarsisht se Kastriot Islamin nuk e pranon “djathtas”! Sovrani nuk do merret me partine qe e varrosi njehere e pergjithmone.Ai ka te drejte te shikojë cdo beje per 300 dite,si ka deklaruar, Rama dhe Rilindja!Eshte nje pritje kohe diktuar nga rrethanat,qe pret ndryshime ne ekonomi, prodhim,vende pune dhe ndeshkim me drejtesi krimit dhe korrupsionit te bandes se Ramizit ne PD!E kunderta impenjon Sovranin te vdes edhe premtuesit qe zevendesuan te cuditur dhe vet me shifrat, Berishen!Eshte lufta e Sovranit per demokraci reale,dhe kete Tufa mbase ende nuk e kupton!
Agron Tufa, ky njeri i merzitshem dhe nje shkrimtaruc i vockel qe mbahet me te madh qenka dhe i paburre…deri dje hengri ne nje çanak me Berisha e co e sot po na thonkerka te verteta…vaj medet
ORE DHE KY PLEH SI MIRAKA ESHTE…TASHI PO FLET…
te lumte dora dhe mendja L.Itali qe i tregove tufes dhe tufes se bagetive ate qe nuk munda ta shpreh une .
Tufa- analisti e fillon intervisten me nje sulm ndaj analisteve te tjere qe nuk parashikuan voten. Por harron analizen e vet vetem dy dite para votimeve, nje idiotizem gazetaresk per fitoren e PeDese dhe SRBit. Pastaj eshte e turpshme qe nje dite pasi ne shtyp botohet dosja e shkeljes se embargos ndaj Serbise dhe Kompanise krimenele “Shqiponja-PD” me kryetar bordi SRB dhe drejtor Tritan Shehun,ta quash SRB patriot. Nuk po permendim shitjen e detit, qendrimin ndaj UCKse dhe Rambujese,dhe vepra te tjera antikombetare te ketij ‘patrioti” qe per nga demi qe i ka bere kombit shqiptar ja kalon edhe Esatit dhe Ahmetit,. Z. Tufa, eshte e turpshme te mbrosh te pambrojtshmen, dhe si nje mendje e emancipuar eshte me mire te lexosh ata qe nuk jane dakord me ty,perndryshe nuk ke asnje dallim nga mendjet e tufezuara te ballinjve,fevzove,zhejeve, cileve e ca si ata.
Ky analiste me nji tufa trunit ketu e nji tufa tjeter ma larg krijon boshlleqe bnrazda ne hapsinen e rrashtes vendbanimi i trunit.Te krijon dyshime ne botkuptimin e tije si njeri se si analist po e thom cop asht i manget,teper i nji anshem,intrigan dhe plot urrejtje.Po vetem unik tek patriotizmi Berisha.Ky flet dhe analizon me aktorizmin e sikurit teatrore.Shkodranve kur i thue sikur te kishte halla koqe do i thonin axhe(xhaxha).E perdorin per gjera qe nuk shkojne sa do i zoti te jeshe ne filozofi.Prandaj analizen here tjeter beje pa sikur.Sepse duhet te gjesh ne treg koqe qe t’ia vendosish halles.
Patriotizmi i Berishes e dim dhe neve,do them vetem 2-3 gjera te shkurta:
1-Ne vitin 1991 duke dashur te injorojne gjinin e vet PPSh.U shpervjel.Ju fituat sepser juve votoi,FASHTARSIA INJORANTE.Kjo shtrese zen mbi 70% te popullsise.Tashti i kujt dreqin asht patriot ky i pa ftyre.
2-Dy jave para se te hidhet firma nga delegacioni i kosovarve ne Rambuje nxitoi me shume devotshmeri per ti mbushur mendjen te mos hedhin firmen duke i thane ka tradheti.Kur Amerika kerkonte me ngulm qe te firmoset sa ma shpejt.Pra na del dhe antiamerikan,politikani ma i zoti i Ballkanit.
3-Nepermjet Bashes qe hodhi firmen e bani fakte te kryer faljen e detit Grekut.Keti i thua ti se asht patriot.
Pikrisht duke mos qene fare patriot krijoj perqarje dhe krime ane e mban vendit.
Ky vete si komunist i vendosur.Per te hedhur pluhur syve miletit u konvertua ne demokrat.Forcoi pushtetin ne parti dhe qeveri duke i kallur frige e tmerr cdo njerit me ballafaqimin e dosjeve.Ne partin e tije u ngjeshen turli njerzish deri dhe komunist te devotshem si vete kryetari i konvertuar.Te cilet i kishin sherbyer si sigurimsa diktatures.
Ky tradhetoi te persekutuarit vashdimisht.Mos harro rastin ku mori pjese se bashku me to edhe A.Hajdari duke u futur ne greve.
Ne nje shkrim te meparshem, dukej sikur ky djale, mori zemer per te folur hapur, per humbjen tragjike te PD (te se “djathtes” thote ky djale per nje bande vjedhesish dhe banditesh, apo te zhubrosur, te dale boje, per partine e spiuneve te sigurimit te shtetit dhe te komunisteve me ne krye kryekomunistin Sali Berisha), u duk sikur di t’i tregonte vendin jo vetem kesaj PD, por edhe vete Sali Berishes. Por ne kete shkrim, po ky njeri thote: “Të mos jemi nihilistë: Z. Sali Berisha është një nga politikanët me përvojën më të vyer jo vetëm në Shqipërinë postkomuniste, por në krejt rajonin e Ballkanit. Është ndër njerëzit më inteligjentë, me kulturë të gjithanshme e intuitë, sikundërse dhe human e patriot i sinqertë. Ai është një vlerë kapitale në PD, me një karizmë radioaktive, tejpërshkuese, etj., etj.” Dhe po ky njeri nuk flet fare per shkaterrimin e Shqiperise (me idene dhe me nje krye Sali Berishen, Azem Hajdarin, e shume tropojane te tjere), nuk flet per diegjet, vjedhjet masive te pasurise dhe rezervave shteterore te viteve te para te “Levizjes Studentore” (ose me mire te Levizjes Ramiz Alia), per vrasjet e ideura nga Sali Berisha(nga 1992 e deri me sot), nuk flet per percarjen qe ky udheheqes i madh e karr-izmatik, i ka bere popullit shqiptar, veri-jug, sindikata, shoqeri civile, parti te ndryshme, deri edhe tek familjet, nuk flet per Gerdecin, dhe as per 21 Janarin, po vazhdon t’i serviloset me neveri nje njeriu qe i ka sjelle ketij vendi dhe ketij populli fatkeqesira te pakrahasueshme, dhe me e keqja nuk e permend fare as 1997 dhe as grushtin e shtetit te shtatorit te vitit 1998. Ky, “i djathte”, qe e braktisi qekurse Saliu e emeroi ne krye te Institutit te Krimeve te Komunizimit (edhe te krimeve te Sali Berisha, perderisa ky ka qene edhe sekretar i PPSH per vite te tera), reket te na mbush mendjen se Saliu nuk vetem ka vlera kombetare por edhe me tej, ne Ballkan dhe me tutje, Evrope dhe ne Amerike, sipas ketij shkruesi.
A e di ky njeri se sa nena e motra ka lene Saliu me shami te zeza, sa varre ka hapur ne per shqiptaret dhe kosovaret. Po per qendrimin ndaj Kosoves dhe per korrupsionin me naften me Miloshevicin? Le te beje ca lexime dhe pastaj te kthehet prape tek lexuesi me servilizma te tjera.
Sa turp per nje njeri qe e mban veten si pjese e shoqerise civile. Dhe ketu ka te drejte, se shoqeria civile eshte degjeneruar e gjitha, shoqewri civile qe perbehet nga 5-6 bythelepires te ndyre si Henri Cili, Artur Zheji, Artan Hoxha (spiuni aktiv ne sherbim personal te Sali Berishes), Shkullaku, Blendi Fevziu, dhe me i miri prej tyre Fahri balliu. Tani duhet te shtohet edhe emri i Z. Agron Tufa, qe mesa kuptoj une kerkon te beje pjese ne njerezit me te neveritshem qe shqiptaret kane pare dhe degjuar, ne menyre te vecante, gjate ketyre viteve te fundit.
Kam pershtypjen se Z. Tufa, ka gjetur kohen e gabuar, ashtu sikurse Dashamir Shehi, qe u bashkua me Sali Berishen per t’u bere ndonje zv/kryeminister, apo minister, por i doli huq.