Në jug të Oksfordit është një fabrikë njëqindvjeçare.
Në vitin 1913, prej aty dolën makinat e para.
100 vjet më vonë, fabrika vazhdon të mbahet e fortë.
Aty prodhohet Mini, një nga simbolet supreme të stilit britanik, e dashur dhe e njohur në mbarë botën.
Fabrika duket një histori suksesi angleze. Mbi të gjitha, vitin e shkuar në mbarë botën u shitën 300 mijë Mini.
Por ka diçka. Kjo fabrikë nuk është më emblemë e suksesit industrial britanik, por simboli suprem i një perandorie të re ekonomike, të ngritur nga hiri i luftës- perandorisë së gjermanëve.
E vërteta e pakëndshme është se më shumë se gjysmë shekulli pas rënies së Rajhut të Tretë, Gjermania ka më shumë fuqi se kurrë ndonjëherë që nga viti 1941.
Perandoria e Angela Merkel nuk bazohet tek muskujt ushtarakë, por në suksesin ekonomik.
Simboli tani nuk është Panzer-i, por Polo dhe Passat.
Falë suksesit të prodhuesve gjermanë, ku vend është bërë padroni i Europës.
Fabrika që prodhon Mini-n tani është në pronësi të BMW-së dhe është pararojë e perandorisë ekonomike gjermane.
Por jo vetëm kaq. Rolls Royce i përket po ashtu BMW-s.
Bentley, një tjetër ikonë britanike, është në pronësi të Volkswagen.
Deri në vitet ’70, britanikët blinin më shumë makina të prodhuara në vend.
Por tani historia është ndryshe.
Sipas YouGov, shoferët britanikë kanë përzgjedhur Volkswagen-in si markën e tyre më të preferuar. Audi vjen i dyti, Mercedes i treti.
Sot, Gjermania eksporton më shumë makina në Britani se në asnjë vend tjetër në botë.
Nuk është e ekzagjeruar të thuhet se paratë e fituara me mundim nga familjet britanike shkojnë në xhepat e prodhuesve gjermanë, për të mbajtur vendet e punës aty dhe për të paguar për shtetin e tyre bujar të mirëqenies sociale.
Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Gjermania ishte në rrënoja. Ringjallja e Gjermanisë, le më ngritja e saj në superfuqi, dukej e pamundur.
Dhe ajo që të habit është se njeriu që i dha kthesën historisë së industrisë së makinave në Gjermani ishte një oficer i ushtrisë britanike.
Ishte gushti i vitit 1945 kur Ivan Hirst mbërriti në Wolfsburg.
Sot, ky qytet është shtëpia e Volkswagen, prodhuesit më të madh të makinave në botë.
Kompleksi futuristik i Volkswagen është më i madh se Monako apo Gjibraltari.
Sot Gjermania është ekonomia më e madhe në Europë dhe e katërta në botë.
Është eksportuesja e dytë më e madhe me 915 miliard sterlina çdo vit. Ndërsa deficiti britanik do të jetë për këtë vit 120 miliard sterlina, gjermanët do kenë një surplus të vogël për këtë vit, ashtu siç ka ndodhur vazhdimisht vitet e fundit.
A mund të kishte qenë ndryshe? Natyrisht që po.
Nuk është aksident që gjermanët kanë zgjedhur që të blejnë markat britanike si Mini, Bentley dhe Rolls Royce dhe vazhdojnë t’i prodhojnë këtu.
Ne gjithmonë kemi pasur aftësitë, por na mungon menaxhimi i duhur, sindikatat e duhura, prioritetet e duhura dhe që të jemi të sinqertë, etika e duhur në punë.
Por druhemi se e ardhmja e Europës do të jetë e stampuar me një frazë të thjeshtë, por domethënëse: ‘Made in Germany’.
*Marrë me shkurtime nga Daily Mail
Hajd Pra, GEZUAR!
mE FUND TE KAM RIXHA ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/angela-merkel.html
HA HA HA HA HA, KARIKATURE E BUKUR ?
Respekte per kete supershtet. Evropa ka katredale dhe muzeume. Ne ndertojme xhami si ne afganistan. Reflektoni!
PSE MORE QENER NUK E LATE AKOMA SALETRAPIN,QE TJA KALOJSHIM GJERMONVE?!!!!HE??APO E KENI FRYK VENIN EPARE?
Gjermanet gjithmone kane ditur te bejne shtet. Jane stoike, dhe te rregullt. Te bindur ndaj autoritetit dhe rregullit.
mbas gjermaneve vijme ne
hahahaha Bravo !
Jo jo Santiago ne kur marrim rrugen dhe shkojme ne Vlore na duket vetja si ne Gjermani tha Jozefina Topalli njehere. Ne jemi si Gjermania!!!!!!!
po ku pjerdhim ne per gjermanine
@santiago, sipas sales e ke gabim ne jemi zvicer me det…
shkrime te ardhur nga te fantaksurit e luftes se dyte botrore qe ju del ende hitleri ne enderr!
A e dini ju sa njerez punesohen nga keto fabrika ne britani? Sa te ardhura shkojne ne xhepat e shtetit nga taksat? Nese keto fabrika do liheshin te mbylleshin do ishte katastrofe.. bota po behet me e vogel cdo dite, vende si Brazili apo Turqia do jene superfuqit ekonomike te arrdhshme pas Kines dhe Indise.. Koha e parandorive ka perfunduar , perfshi edhe ate Britanike!
Gjermanet jane nder popujt me vitale, ne cdo fushe te jetes.Mjafton te kujtojme vitet para ’90-ve,kur Gjermania Lindore me te cilen kishim lidhje,ishte ne avangarden ekonomike-industriale te Evropes Lindore,megjithe grabitjen sistematike nga Soviet Union(KNER).Pra edhe pse e shkatrruar nga lufta,arriti te dali nga kolapsi plotesisht.Besoj se bindemi. pershendetje, Mimmo!
Jane popull i zgjuar , punetor , shume te disiplinuar ,o
NJE GAZETE E CORRODITUR ANTIPATRIOTIKE.
Gazeta famoze ka harruar qe ne vitin 1994 gjigandi gjerman BMV bleu edhe firmen me te vjeter angleze ROVER dhe me pas ja shiti firmes amerikane FORD. Nga ana tjeter ne Gjermani prodhohen FORDE dhe OPELE amerikane dhe askush deri tani nuk ka therritur: BO, BO! Na kollofiten amerikanet. Duket qe gazetaret e Daily Mail jane fansa te Folksvagenit (Volkswagen) ose makine popullore ne shqip, por me thene te drejten tregu evropian i automobileve ne krahasim me ate amerikan dhe aziatik eshte si liliput dhe markat e makina gjermane shihen shume ralle ne autostradat matane oqeanit. Le te mos harrojme se Britania e Madhe eshte bere si TRURI bankar i qarkulimit te mallrave dhe valutes ne Bote. Bursat e Londres jane nga me prestigjozet ne Bote nga autoriteti i specialisteve dhe i grumbullimit te dhenave. Ne portet e Britanise se Madhe perpunohen disa here me shume mallra dhe kontenjere sesa ne portet gjermane dhe evropiane te marra sebashku. Le te mos harrojme se Britania e Madhe eshte prodhuesi gjigand i shume produkteve luftarake, nderkohe qe Gjermanise i eshte ndaluar ky prodhim. Ne Britanine e madhe prodhohen motorat BOEING te aeroplaneve civile dhe luftarake, firmat angleze punojne me porosi te NASAS shume pjese te sateliteve qe i vine tokes verdalle, ne Britanine e Madhe perpunohen shume programe software nga specialiste me kualifikim te larte. Dhe jo ne vend te fundit univeristetet dhe kolegjet angleze jane ne nje nivel shume me te larte se universtitet gjermane. Ne fund si receli mbi torte nastradini don te shtoje se sistemi shendetsor anglez eshte ne nje nivel shume me te larte se sistemi shendetsor i Gjyshe Merkelit.
sado para te ece Gjermania ajo prapa Albanise se Rahmetliut do te ngelet – a te le muli, gencat, bodet, apo laura me gertin plot xhelatine – ku te lene keta te dale Gjermania para!!!
Merkel ka disa vjet qe i lutet SB ta leje nje here para !!!
hail angela!!
…lum si ne qe jemi te dytet pas Gjermanise…po ata qe jane te tretet si ja bejne per te ngrene?
Ju i qani hallin kaloresit qe i varen kembet. Nderkohe qe Britania e Madhe prosperon gjithnje e me teper.A keni degjuar fjalen krize per Britanine? Absolutisht jo. Kjo tregon qe ata dine ti bejne llogarite mire dhe nuk shqetesohen per Gjermanet,Francezet apo ndonje tjeter perderisa zhepat i kane plot dhe te tjeret punojne per ta.
atehere ti zotni, i bie te jesh me i mencur se se vete anglezet dhe te kesh informacione te tjera, qe daily mail nuk i ka …
Dolen edhe nje here gjermanet te zgjuar, se deri ne vitin 1989 ishin te ndare si Shqiperia me Kosoven.
razo,
Ti me te drejte thua :” Nese keto fabrika do liheshin te mbylleshin do ishte katastrofe.. ”
“Razo”, Problemi eshte se mbylljen ose jo te fabrikave e ka ne dore tregu. Ne se fabrikat dalin me humbje, shteti nuk mund ti mbaje ato per kohe te gjate ne pune me humbje ( subvesionime). Obma thote ate qe thua edhe ti : “… jemi ne kohra moderne te globalisimit i cili po e ben kete bote me te vogel nepermjet tekonoligjive te reja te telekomunikacjonit.
Shekulli i 19 he 20-te ishin shekuj ku vendoste Amerika dhe Europa. Shekulli i 21 po shef lojtare te rinj dhe shume te fuqishem ne loje, si Kina,India,Brazili etj. Problem eshte se, keto vende jane ekonomi jo ose shume pak socjale. Ne kuptimin qe, ne keto vende faktori socjal ze shume pak vend ne shpenzimet e prodhimit keshtu qe, ne keto vende prodhimet jane shume konkuruese dhe kane nxjerre ne shume fusha Ameriken dhe Europen jashte tregut.
Europa eshte, lavdi zotit, akoma nje ekonomi SOCJALE e tregut. Faktori socjal (leket e te papuneve, arka e te semurit, asistenca socjale etj ) futen ne shpenzimet e prodhimit dhe ky eshte problemi.
Ne fakt nje ze me shume rendesi faktorin shpenzime ze edhe cmimi i energjise. Tani kryesisht nafta perdoret si burim energjie per transportin dhe gazi per industrite e ndryshme. Amerika ka gjetur nje teknologji te re ku me anen e bombardimit me kimikat te shkembinjve nxjerrin gas. Tani cmimet e gazit dhe prodhimeve te naftes ne Amerike jane tre HERE me te ulta se ne Europe. Pra kush do te investoje ne Europe do kete problemin e madh se cmimet e energjise jane shume te larta. Ne vitin 2020 Amerika nuk do importoje me gaz dhe nafte.
Ne vitin 2001 me futjne e Kines ne tregun boteror u futen menjehere ne tregun boteror te punes vetem nga Kina mbi 800miljon punetore. Kapitali nuk ka atdhe, ai vete atje ku fitimi eshte me i madh dhe ai ka mbi 13 vjet qe po shkon ne Kine, Indi, Brazil etj.
Shume prodhime konsumi dhe jo te veshtra per tu prodhuar nuk prodhohen me ne Amerike dhe Europe, ato prodhohen ne Kine, Indi, Brazil etj.
Shif se cfare po ndodh ne Itali, France, Spanje, Greqi etj. Nuk ka me pune sepse shume fabrikante i kane cuar fabriakt ne kete vende dhe nuk ivestojen me ne Europe dhe Amerike por ne keto vende.
Pra Europa dhe Amerika do kete probleme te medha qe te mbaje kete nivel jetese, sepse faktori SOCJAL kushton shume dhe ketu behet edhe lufta ideologjike midis te djathteve dhe te majteve. Te djathtet duan sa me pak SOCJLES , sa me pak shtet,sa me shume treg, sa me pak taksa ndersa te majtet duan sa me shume taksa, sa me shume socjales dhe sa me shume shtet.
Me falni se e zgjata.Do ishte nje diskutim shume intersant dhe i bukur por eshte problem se, shkrimi nuk duhe te dali i gjate.
Pershendetje
Ekzistojne disa njerez ne kete bote qe shpesh me vene ne mendime duke i hyre shpesh diskutimeve me ta. Kete e bej jo me te gjithe, jo per faktin e ndonje instikti prej mendjemadhi, me beso, por vetem per faktin e vetem se jam pak „dembel“ t`i hyje diskutimeve qe pas disa oresh, ashtu si tek shiriti i „TemA-s“ do te perfundoje ne shporte.
Me ty „plaku“ ndryshon puna dhe meqe paske je deshire per te hapur nje diskutim te interesant po mundohem edhe une te jap paksa kontributin tim. Shpresoj te behet interesant dhe uroj per kete, per arsyen e vetme se ndryshe nga ndonje forum tjeter, ketu tek „TemA“ ekzistojne potenciale qe te japin kenaqesi kur i lexon.
Tani ne teme, ndonese fillimin e zgjata pak:
Deri diku jam dakort me mendimet e tua, padyshim dhe per ta bere sa me konkret biseden po hyj ne raste konkrete.
Kam nje „antipati“ per shkencat sociale, packa dhe vete i lexoj me kenaqesi dhe dua te mesoj nga to, pelqej fushat teologjike dhe psikologjike. Nganjehere me shperthen fort instikti i shkencave ekztakte tek te cilat kam vene forcat e mia per vite te tera, sa mendoj me vete, keta sociologe dhe „ dizinjatore te komunikimit“ na jane bere ferra neper kembe, na jane bere te neveritshem.
Dy studente te Uni.Mannheim ne punen e tyre per „Master“ kane idene e nje ngritjen e nje ministrie,“Ministri per Ceshtje e Lumturise“ si mund ta them ne shqip,„Glückministerium“.
Dhe kete die e kane marre nga eksperienca e shtetit te Bhutanit, shtet ne rreze te Himalajeve.
Eshte tmerr, por edhe per te qeshur, kur mendon se ku mund te shkoje mendja njerezore ne fushen e manipulimit.
Bhutani, nje shtet me 700 000 banore, nje shtet i varfer sa s`ka me ne kete rruzull ka nje mbret, nje djale te ri, qe nuk ka nevoje te mate indeksin e Prodhimit e Brendshem Bruto, por indeksin e „Lumturise se Brendshme Bruto“!!!!!
Kur e pyeti nje gazetar se sa e ka Bhutani „Prodhimin e Brendshem Bruto“, sunduesi 31 vjecar ju pergjigj:
„Nuk me intereson PIB, mua me intereson „Lumturia e Brendshme Bruto“!
(PIB Bhutani e ka 50 dollare per fryme!!!!Me e uleta ne rruzull.)
Vazhdojme me tej:
Popullsia e njohu monedhen, pra parane kur Mbreti i Indise ne vitin 1961 i beri dhurate Mbretit te Bhutanit nje rruge te asfaltuar qe lidhi Indine me Bhutanin duke bere keshtu te futen prodhime indiane dhe njekohesisht dhe vlera monetare.
Ne vitin 1974 njohu turistet e pare, ne vitin 1982 ndertoi nje cope aeroport dhe ne vitin 1999 hyri per here te pare televizori!!!
Por ama popullin e ka teper te lumtur. Indeksi i LBP eshte i larte dhe qellimi eshte te rritet me tej, packa se ne ate vend sundon varferia e skajshme, papunesi, droga, pa folur me sherbim arsimor dhe shendetsor.
(Kete sa per paranteze per ato shtete si India, Brazili dhe Kina.)
Po hidhem ne Europe;
Interesante eshte se Sarkozy disa vite me pare na paska autorizuar te mirenjohurin, Nobelmbajtes, Joseph Stiglitz per te gjetur nje mates per „Indexin e Lumturise“ ne popull, po keshtu kete ide e ka perqafuar dhe David Cameron si dhe qeveria federale e gjermane duke ngritur nje komision per „rritje ekonomike dhe mireqenie“!!!
Pra i nderuar „plaku“ a nuk kemi te bejme me nje aksion per „budallallepsje popujsh“ me cinizem dhe shkuar cinizmin, me ide johumane?
Kam miq dhe kolege te mi qe ndermarrin aksione ne „Ndihme te Indise“ per hapje dhe renovime shkollash, jane intelektuale te fushave te ndryshme. Gjithmone i bej pytjen vetes:
„Jam une budalla apo jane ata budallenj?“.
Kujdesem se mos bej pyetjen e „gabuar“: „Po a nuk ka aq shume pasuri dhe te pasur India qe posedojne miliarda te ndihmojne vendin dhe popullin e tyre?“
Kete pyetje nuk ju a kam bere per shkakun e vetem te „miresjelljes“ dhe ja pra keshtu hyj dhe une ne ate „grup“ duke u bere me vetedashje „naivin dhe budallain“, por i „ndjeshem“ ndaj varferise se popujve!
Me beso, se as lypesve ne Tirane nuk ju kam dhene nje kacidhe, ndersa per shtetin e miliardereve „bej dhurata“!!! (Kete nga zori e ze ne goje, por me „detyrove“ ne nje fare menyre.
Nuk ka „b.the“ ku te rrije ku muhabet plaku, nejse.
Besoj se ke pare protestat ne Brazil, ne Turqi, zgjerimin e hendekut ne Kine. Ja pra kjo eshte rritja ekonomike qe na ofrojne keto vende, por Indeksi i „Lumturise se Brendshme Bruto“ rritet dhe duhet te rritet, si nje shpikje e re trurit njerezor qe dhe po te vdesesh per buken gojes te thone:
„C`rendesi ka se vdiq barkbosh, ai vdiq i lumtur!“
Me kete shkrim as dreka nuk me shkon „plaku“, me beso.
Faleminderit per kete motivacion qe me dhe. Fola me shpirt si rralle here.
Te djele te gezuar dhe me nje Indeks real te larte te Lumturise ne familje.
Pra real!
Komenti me I bukur ky Claus.
Jam I impresionuar. Komplimente.
Claus,
Nuk e kisha degjuar ndonjehere idene e ngritjes se “Ministrise se lumturise” dhe faktin qe Sarkozy ka ngarkuar ekonomistin e madh Stiglitz per te gjetur nje mates per “Indeksin e lumturise ne popull”.
Claus, mu kujtu babai im i cili, thoshte se njeriu me i lumtur ne bote eshte bariu i cili, nuk di cfare ka dhe se cfare behet pas malit ku ai ka delet. Une per vete nuk do isha per kete lumturi. Nuk do te me pelqente qe, te vija ne kete bote dhe te mos dija se cfare behet ne te dhe se si funksjonon ajo.
Me kujtohet thenja e madhe e Aristotelit : Shumica e njerezve jetojne per te ngrene, ndersa une ha qe te jetoj.
Claus, me poshte po te jap ne shqip disa mendime te nje filosofi te ri gjerman me emrin Precht.
Leku shkateron vlarat e njeriut. Ideja e nje dashurie romantike eshte me e forte se diseini i rrobave qe veshim.
Sot dashuria eshte nje zevendesuese e denje e fese. Kryqi i makinave Mercedez ka zevendesuar sot kryqin e jesusit.
Te rinjte e sotem vleresojne shume dy gjera qe, jane bere te ralla ne kapitaliizmin modern, keto jane KOHA dhe MIQESIA.
Neve stimulojme egoisem ne shoqerine tone dhe themi se lakmia eshte dicka normale, dhe per te mos qene egoist eshte nje art i vecante.
Komediani romak Plautus ka thene se njeri per njeriun eshte ujk. Ne fakt ujqerit jane kafshe shume socjale.
Respekti eshte dicka qe njerezit kane nevoje. Ne bombardohemi cdo dite me shume reklama, te cilat kane qellim te na bejne egosite.
Truri eshte organi me i komplikuar qe ne njofim ne te gjithe universin.
Njerezit kerkojne vleresim, dashuri dhe respekt = Kjo eshte valuta qe paguajne njerezit ne kapitalizem.
Parimi i darvinizmit survival of the fitist do te thote se me i forti, ai qe pershtatet me shume etj. mbijeton.
Filozofi gjerman Nitsche thote : Jashte unit nuk ka asgje. E keqja e renjosur tek njeriu nuk eshte “deshira per mbijetese” por “deshira per pushtet”.
Kemi dy lloje lirish :
Lirija negative qe eshte e drejta e njeriut qe te lihet i qete ne punen e tij. Lirija pozitive eshte e drejta e njeriut qe te lejohet te beje dicka. Liberalet jane per te drejten negative, pra shteti te mos nderhyje. Problem eshte se ne se shteti nuk nderhyn atehere nuk do kemi barazi ne shoqeri. Pra njerezit nuk do kene shanse te njejta per te bere karjere. Ne se shteti nuk stimulon sistemin aresimor ata qe kane leke do cojne femijet e tyre ne shkollat me te mira pra shanset ne jete nuk do jene te barabarta per karjere. Neve duhet te mbeshtesim lirine pozitive, pra te drejten e qytetarit qe ai te perzihet ne politike.
Claus, te uroj ty dhe familjes nje jave te re te kendeshme.
Pershendetje
Une ja bera kete pyetje nje mikut tim qe here pas here ndihmon keto vende ne rruge zhvillimi dhe e dini si mu pergjigj?
Babai im bente pjese ne kryqin e kuq amerikan qe hapi shkollen e Harry Fultzit ne Tirane para luftes se dyte boterore dhe duke qene kjo nje histori suksesi nuk do te rri kurre pa ndezur keto “shkendija” ne ato vende qe kane nevoje. Me ngeli e qeshura ne fytyre.
Ka qene Zhyl Verni ai qe ne fund te shekullit 19 ne tregimin ” Shekulli 21″ ka parashikuar se ne kete shekull do jete Kina e para ne fuqine ekonomike ne saje te kostos se ulet te fuqise puntore dhe padyshim te aftesise per pune te kinezeve. viktor Hoti
Gjermanet,per ne, kane nje shprehje.
Ju kini krom dhe hekur,ne nuk kemi,por kemi mend !
Hekuri dhe kromin do ti blejme ne,ju nuk dini ti perdorni.
Gjermanet e kane ne edukate te punuarit ne pune.Kjo u be edhe ma e forte ne kohen e Hitlerit.E keshtu vazhdon perjetesisht.
Neve ne vitin 1990 ishim shume e ma shume ne gjendje ekonomike me kohen e gjermanise ne fund te luftes se dyte boterore 1945.Plus dhe borgjet qe ia beri vetvetes gjermania nga demtimet e luftes ndaj shteteve.Sot Gjermania ekziston superfuqi ekonomike.
Ne vendosem me dy gishtrinje Pashkon dhe Berishen per te shkaterruar cdo gjurme ndertimi lene nga monizmi duke tundur cekun e bardhe per te cuar vendin ne gjendjen zero.Per mua kjo nuk ishte zero,por – 0.Gjendja zero e jona ne vitin 1990 ishte me shume se zeroja e gjermanise kapitulluese 1945.Ne na duhesh te gjenim njerez te afte per te rindertimin e vendit drejt rruges kapitaliste.Dhe jo keto dy me origjine komunisti qe trembeshin hijes, e ju futen hamulishtes per te mbrojtur me shume se asgje lekuren e vet duke shktarruar vendin ne bindje se jo vetem nuk jemi po e urrejm ne kulme monizmin.Neve si popull jo dhe aq intiligjent.Kenaqeshim per te folur pa frige,si sukses ne ndryshimin e rregjimit nga monist ne kapitalist demokratik.Ne vend te kishim pretendime per te kunderten mbi ngrehinen e vendit nepermjet djerses dhe punes serioze te perfitonim mireqenje njerezore si gjthe popujt e vendve demokratike.Duke shrfytezuar dhe fatin qe nuk i kishim askujt borgj.E ne fund e mbylli Berisha me falje nen rrogoze msheftas duke e ba fakt te kryem me firmen e Bashes faljen e detit Grekut.Nji potencial i heshtur ne brendesin e trollit.E sot perseri kerkon Venizellosi te pershpetojne mbi cfare asht vendos me firmen e Bashes te bahet e kryer realitet ne favor te Venizellosit grek.
Ato nuk e kane.E duna me cdo kusht.Ne t’ia falim me tralala.
A nuk tregohet se jemi popull jo dhe aq intiligjent.
Dashte Zoti e’ta marin ne dore gjithe Evropen Gjeramet kan qen dhe jane Populle Puntore Atdhetare te Zgjuar dhe Trima.
Mbajeni mende pase 10,vitev Gjermania dhe Turqia do jen dy Superfuqit te pa kontestuara te Evropes dhe Botes. Ndersa Franca Italia Spanja dhe Britania do mvaren nga fuqia Ekonomike e ketyre dy vendeve.
Dardan,
Mendoj se, e ke gabim qe, gjermanet te marrin ne dore te gjithe Europen.
Mos harroni o njerez te mire se, cfare i beri Gjermania hitlerjane Europes dhe botes. Pse o njerez te mire keni nje memorje kaq te shkurter.Ne luften e dyte boterore vdiqen mbi 50miljone njerez.
Pas luftes se dyte boterore,Gjermania pati fatin e madh se, bota nuk e denoi shume me gjoba reparacjonesh per krimet dhe shkaterimet qe, ajo shkaktoi ne Europe dhe ne te gjithe boten, sic u be me traktatin e Versajes ne vitin 1918.
Ne kete Traktat u be nje gabim i madh ne kuptimin qe, Gjermania u denua me kushte reparacjonesh te renda. Ne kete kohe anetari i delegacjonit anglez, ekonomisti i madh Keyeness nuk ishte dakord per keto reparacjone te renda sepse, do shkaktonin probleme socjale ne Gjermani, gje qe ne fakt ndodhi. Keyenessi u largua vete nga delegacjoni anglez. Ai kishte te drejte, sepse reparacjonet dhe fakti qe, shume amerikane terhoqen investimet e tyre nga Gjermania per shkak te depresionit ne Amerike ( 1932)bene qe, ne Gjermani te plasi kriza ekonomike, me miljona te papune, inflacjoni ne qiell, shoqeria u polarizua dhe Hitleri mori pushtetin.
Duke patur parasysh sa me lart Amerika dhe vendet fituese vendosen ta ndihmojne ekonomikisht Gjermanine me planin Marshall.
Pervec kesaj ne Europe nuk duhej te beheshim me luftra dhe shkaterime. Ne vitin 1949 vendet e Europes perendimore krijuan Keshillin Europjan ku benin pjese Gjeramania, Anglia, Franca dhe Italia.
Ne 9 Maj 1950 ministri i jashtem francez Robert Schuman paraqiti nje plan per nje rruge me te ngushte bashkepunimi.
Ne 18 prill 1951 duke u bazuar ne planin Shuman Belgjika, Gjermania, Franca, Italia, Luksenburgu dhe Hollanda ,rane dakord qe, industria e celikut dhe qymyrit te vihet nen nje administrate te parbashket dhe te mos perdoren me per qellime lufte kundrejt njeri tjetrit. Bashkimi euroopjan montana-union.
25 Mars 1957, si rezultat i suksesit te bashkimit europjane per qymyr dhe celik, gjashte vendet anetare e zgjeruan bashkepunimin ne fusha te tjera ekonomike. Ato nenshkruan kontraten e Romes dhe krijuan keshtu Bashkimin ekonomik Europjan ose sic quhet Tregun e perbashket. Pra u be shkembimi i lire i personave, mallrave dhe sherbimeve.Pra Europa qe u dogje nga militarizlmi gjerman vendosi ta ndihmoje Gjermanine.
Djema,Gjermania po perfiton shume me futjen e Euros. Euro ka nje defekt te madh qysh ne lindje te saj. Performanca ekonomike gjermane eshte me e larate se vlera e Euros, keshtu qe Euro per gjermanet eshte e nenvleftesuar gje qe i ben mallrat gjermane shume konkuruese.
Nga ana tjeter performaca ekonomike e vendeve te Eurpes se jugut si Italia, Spanja, Portugalia, Franca, Greqia etj. eshte shume me e ulet se sa vlera e Euros gje qe ben qe prodhimet e ketyre vendeve te mos jene konkuruese. Pra ky eshte nje problem i madh sepse vendet e Europes se jugut po kalojne ne krize dhe tregu i tyre ka rene, gje qe ka demtuar rende edhe eksportet gjermane ne keto vende, qe zene reth 70% te eksporteve gjermane.
Politika e ripit te shtrenguar e Merkelit ja morri frymen ekonomise greke dhe ka vene ne veshtiresi ekonomine italjane, franceze, etj.
Qeveria italjane, franceze, spanjolle etj. kane filluar te shprehin pakenaqesine e tyre per politiken jo solidare dhe te shtrengimit te rrypit qe, po aplikon me pa te drejte Gjermania.
Eurpa pret zgjedhjet ne Gjermani dhe pret qe ajo te ndryshoje politiken e saj shtrenguese ne te kundert Gjermaia vete do kete Probleme te medha. Ajo nuk duhet te harroje kurre se cfare i ka bere Europes dhe te mos mendoje vetem per vehte.
Pershendetje
Sali mashtrusi per turpin e tij, ngado qe shkonte e bente propagande u serviste shqiptareve sikur shqiperia ze vendin edyte mbas gjermanis nder vendet e vogla. Haron ky mashtrues se mbi 15 mij shqiptar vetem vitet e fundit kane hikur nga shqiperia dhe punojne e jetojne ne gjermani. Kur shohim zhvillimin ekonomiik, kushtet sosjalekonomike dhe kujdesin shendetesor per qytetaret e gjermanis nga ku perfitojn edhe shqiptaret, mete drejt mund te themi se shqiperia esht larg gjermanise jo me pak se 50 vjet. Sali mashtrusi vec krimeve te tjera duhet denuar edhe per kete mashtrim qe i ka bere popullit shqiptar dhe deshmimtar dote vime ne qe e kemi pare dhe jetuar ne ate vend.
Respekte per gjermanet,duke anashkaluar lufterat e bera. Ndersa anglezet kane jetuar dhe vazhdojne te jetojne duke vjedhur pasurite e vendeve te tjera, si ne kohen kur kishin koloni gati gjysmen e botes, por nje pjese te tyre vazhdon ti kete edhe sot nen tutelen e nenes mbretereshe,te mos flasim qe eshte kthyer ne parajsen e pasanikeve ruse dhe jo vetem.
lerini budallalleqet,hani c’do gje qe ju serviret.Anglezi rrotullo token,i shiti gjermonit nje cope hekur te ndryshkur dhe keta thone e pushtoi.
Gjermant ne angli si pushtues? Hahahah
Ne dime qe baze ushrarake ke Britannia e madhe
Ne gjrmani qe nga 1945 !!!!!!!
gjermanet ne 44 erdhen dhe do bashkonin shqiperine me kosoven po ju bythe grisur se deshet dhe u bashkuat me serbin dhe tani serbi ju solli ne pushtet duke ju pagezuar ne shkoder
JA FUSIN KO TKTO ME DIKET. PO SHPELLARI JOME THA SE JEMI NEVE SUPERFUQIa JO GJERMANIA< HAHAHAHAHAHAHA